Lasgush Poradeci: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Ok eyy.
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 10:
 
[http://www.pamfleti.com/maria-e-lasgushit-persekucioni-komunist-ndaj-babait-vazhdon-vleresimi-madh-nga-noli-e-zogu Vitet 1944-'47, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen]<ref>Persekutimi Komunist i Lasgush Poradecit</ref>. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të [[Universiteti i Tiranës|Universitetit të Tiranës]], nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore "Naim Frashëri" deri kur doli në pension më 1974. Vdes në varfëri të plotë në kryeqytet më 12 nëntor 1987<ref name=":0"><code>Anglisht</code>"[http://www.albanianliterature.net/authors_classical/poradeci.html Albanian Literature in Translation]" ''Lasgush Poradeci'' jetëshkrim nga [[Robert Elsie]]. Marrë më dt. 3 nëntor 2014.</ref>.
 
== Krijues e shqipërues ==
Pseudonimi letrar me të cilin njihet vjen nga rrudhja e emrit të tij përfshi atësinë, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemër ka përdorur endonimin e vendlindjes, ''Poradeci.''
 
[[Figura:Statuja.jpg|thumb|Shtatorja e Lasgush Poradecit nga Mumtaz Dhrami, e vendosur më dt. 27 dhjetor 2006.]]
 
Autor i dy vëllimeve me poezi "[[Vallja e yjeve]]" më 1933 dhe "[[Ylli i zemrës]]" më 1937, botuar në kryeqytetin rumun. Vëllimi i parë i botuar me ndihmën e mërgatës shqiptare në Konstancë; vëllimi i dytë i botuar me ndihmën e Kutelit përmban edhe vargje të përpunuara nga vëllimi i parë me poezitë me vargënimin e melodinë më të hollë në gjuhën shqipe.
 
Përpos dy vëllimeve, Poradeci botoi tregime në prozë ndër të përkohshmet e viteve '30-'40. Veçanërisht tek "[[Përpjekja shqiptare]]" e [[Branko Merxhani]]t. Shkrime prej tij janë shfaqur edhe në të përkohshmet ''Drita ''dhe ''Nëntori'', të cilat të bluara siç qenë nga censorët e kohës ishin hapsira më të volitshme për serën e shqipëruesve.
 
Autor i më se 100 poezish, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Pëlqyes i fjalëve arkaike, shprehive popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re. Kuteli që i redaktoi "Yllin e zemrës" e quajti "Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkruajti vetëm në gjuhën shqipe"<ref name=":0" />.
 
Veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "[[Eugjen Onjegin]]" të [[Aleksander Pushkini|Pushkinit]], lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.
 
==Vlerësimet==