Ernest Koliqi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 3:
'''Ernest Koliqi''' ([[Shkodër]], [[20 maj]] [[1903]] - [[Roma|Romë]], [[15 janar]] [[1975]]) ishte mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, madje dhe dramaturg, ministër arsimi në qeverinë [[Shefqet bej Vërlaci|Vërlaci]], botues dhe pedagog. Cilësohet bashkë me [[Mitrush Kuteli]]n, si bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar sa i përket krijimtarisë<ref name=":1">Vuçani P., ''Jeta dhe veprat e Koliqit'', "Shêjzat" - Numër përkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit, 1975. Fq. 14-18.
</ref><ref>[[Sabri Hamiti|Hamiti S]]., ''Letërsia Moderne Shqipe'', Tiranë: UET Press, 2009.</ref>, ndërsa në punët politike e arsimore ka meritë për dërgimin e 200 arsimtarëve në trojet e Shqipërisë ''së Lirueme''<ref>[[Rexhep Krasniqi|Krasniqi R]]., ''Ernest Koliqi dhe zhvillimi letrar në Kosovë'', "Shêjzat" - Numër përkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit, 1975. fq. 36-42.</ref>''.''
 
== Jeta ==
 
Leu në [[Shkodra|Shkodër]], i biri i Shan Koliqit dhe i Ages së Cuk Simonit, nga lisi i tamblit ishte nip Parrucejsh<ref>Camaj M., ''Fjala qet fjalën - Në rasën e gjashtëdhetëvjetorit të lindjes së Ernest Koliqit'', "Shêjzat",</ref>, familje reshpere shkodrane fort e kamur. Ndërsa lisi i gjakut i tij kishte origjinën prej Lotajve të Shalës së [[Dukagjini]]t, e rënë në krahinën e Anamalit rreth 1700ës së pari e mbasandej në Shirokë. Prej një të pari iu mbeti llagapi ''Kolaj'', që iu mbrapavendos shtesa -''iqi'' prej tregtisë të vazhdueshme me [[Mali i Zi|Malin e Zi]]<ref name="Kolaj">[[Hamdi Bushati|Bushati H]]., "Shkodra dhe motet: (traditë, ngjarje, njerëz...)", Shkodër: Idromeno, 1999.</ref>. Ishte i dyti ndër fëmijët, mbas [[Mikel Koliqi|Mikelit]] - që do të bëhej i pari kardinal shqiptar - dhe mbas tij vinin Leci, Guljelmi, Margerita, [[Viktor Koliqi|Viktori]] dhe Terezina<ref>[[Elsa Demo|Demo E.]], ''Viktor Koliqi i fshehti dhe i ndjeshmi vëlla shkrimtar: "Hylli i Dritës" rizbulon pas gjysmë shekulli vëllain shkrimtar të Ernest Koliqit, ''Tiranë: [[Shekulli (gazetë)|Shekulli]]. - Nr. 2529, 22 janar, 2009, f. 20 - 21.</ref>.
 
Pas mësimeve të para të nxëna në [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|Kolegjin Saverian të Jezuitëve]], i ati e dërgoi për të studiuar në [[Itali]] më 1918<ref name=":1" />. Së pari në kolegjin jezuit "Cesare Arici" në Breshia dhe mbasandej në [[Bergamo]]. Bashkë me nxënës të tjerë hap gazetën “Noi giovani” (“Ne të rinjtë”), ku boton poezitë e para në italisht. Kthehet në Shqipëri pasi që gjendja futet në hulli pas [[Kongresi i Lushnjes|Kongresit të Lushnjës]], nxë shqipen dhe falë njohtësisë me L. Gurakuqin njihet me rininë premtuese: [[Kolë Thaçi|K. Thaçi]], L. Ashiku, [[Shuk Gurakuqi|Sh]]. e [[Karl Gurakuqi|K. Gurakuqi]], Dom [[Lazër Shantoja|L. Shantoja]], [[Kolë Kamsi|K]]. e [[Gjovalin Kamsi|L. Kamsi]]. Më 1921 mbahet një konkurs për himnin kombëtar, ku Ernesti merr pjesë me një poezi e cila fitoi çmimin e parë të dhënë nga juria e përbërë prej P. [[Gjergj Fishta|Gj. Fishtës]], [[Fan Noli|F. Nolit]], [[Mid'hat bej Frashëri|M. Frashërit]], [[Luigj Gurakuqi|L. Gurakuqit]]<ref name=":1" />.
 
Në mars-prill merr pjesë si përfaqësues i shoqërisë kulturore "Rozafa" në një mbledhje me Z. Harapin nga shoqëria "Bogdani" dhe P. [[Anton Harapi|A. Harapin]] në takimin që formoi grupimin "[[Ora e Maleve]]" nën dorën e Imzot [[Lazër Mjeda|L. Mjedjës]]<ref>[[Kolec Çefa|Çefa K]]., Grupi "Ora e Maleve" dhe publicistika e tij, Tiranë: "Gjergj Fishta", 2013. ISBN 978-9-92816-121-5</ref>. Mbas [[Lëvizja e qershorit|Lëvizjes së qershorit]], L. Gurakuqi e thërret në [[Tiranë]] si sekretar personal. Aderon në shoqërinë "Bashkimi" të themeluar prej të shuarit [[Avni Rustemi|A. Rustemi]], e drejtohej tashmë nga [[Llazar Fundo|Ll. Fundo]]. Kalon më pas si sekretar në min. e Mbrendshme, ku ministër ishte kol. [[Rexhep Shala]]<ref name=":2">Oroshi J., ''Një pishtar i letërsisë e i kulturës shqiptare fiket'', "Shêjzat" - Numër përkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit, 1975. fq. 57-65.
</ref>.
 
Me [[Triumfi i Legalitetit|Triumfin e Legalitetit]] shtrëngohet të dalë në mërgim, doli në veri drejt Mbretërisë SKS, ku studion gjuhën dhe kundron letërsinë serbo-kroate. Qëndron për dy vjet në Tuzla të [[Bosnja dhe Hercegovina|Bosnjës]] me shumë nga krerët e maleve<ref name=":0" /><ref>Hilushi, ''Kuleta e vjetër me guraleca të ngjyershëm'', Romë: "Shêjzat" vj. XVI, nr. 01-04, fq. 89.</ref>. Më 1928 gjendet në Bari të Italisë mes [[Bahri Omari|B. Omarit]], [[Sotir Peci|S. Pecit]], [[Sheh Ibrahim Karbunara|Sheh Karbunarës]] dhe Kostë Paftalit. Në [[Zara]] të Dalmacisë botoi edhe përmbledhjen e parë me novela më 1929 ku ishte edhe miku i tij në ideale e në punë gjuhe, [[Mustafa Kruja]]<ref name=":2" />. Kthehet në atdhe dhe nis punë si mësues në Shkollën Italiane Tregtare në [[Vlora|Vlorë]] dhe mandej në Gjimnazin e Shkodrës (1930-'33)<ref>Koliqi E., ''Dante e ne shqiptarët (1950)'', Tiranë: [[Tirana observer]]. - Nr. 21, 27 janar, 2008, f. 9.</ref>, ku mes të tjerëve do t'iu jepte mësim [[Petro Marko|P. Markos]]<ref name="RG">Marko P, "Intervistë me vetveten", Tiranë: sh.b. "Omsca", 2000.</ref> dhe [[Lazër Radi|L. Radit]] gjegjësisht nëpër qytetet e përmendura. Nis të verojë ndër bjeshkët e Dukagjinit ata vite ku përpos ndodhive shënonte edhe ''kangët e buta ''- siç i thonë në Dukagjin këngëve erotike - kujtime të cilat do t'i shkruante mbas '70 me pseudonimin "Hilushi". Ndërkohë miku i tij [[Mustafa Kruja|M. Kruja]] i kërkon me mbledhë librat e bibliotekës së tij të cilat qenë shpërndarë ndër françeskanë e jezuitë mbas lëshuan Shqipërinë në dhjetorin e 1924<ref>Koliqi E., ''Mustafa Kruja si njeri kulture e si gjuhëtar'', Romë: "Shêjzat" - botim përkujtimor për Mustafa Krujën, 1973.</ref>.
 
Më 1933 jep dorëheqjen nga mësimdhënia për të nisur studimet universitare në Padova. Gjatë periudhës 1934-'36 ishte pjesëtar i grupit botues të të përkohshmes "Illyria" të [[Ismet Toto|I. Totos]]<ref>[[Anton Logoreci|Logoreci A]]., ''Ernest Koliqi'', "Shêjzat" - Numër përkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit, 1975. fq. 142-144.</ref> ku do të botonte poemthin në prozë ''Quattuor. ''Në po të njëjtën të përkohshme më 1935 do të zbulohej Migjeni me vjershën "Të lindet Njeriu" me nxitje të Koliqit<ref name=":3">Koliqi E., ''Migjeni dhe unë'', Romë: "Shêjzat", v. XVIII nr. 1-10, 1974. fq</ref>. Më 1936 e emërojnë Lektor të Shqipes në katedrën e Albanologjisë të drejtuar nga gjuhëtari [[Carlo Tagliavini|C. Tagliavini]]. Më 1937 doktoron po në Padova me tezën “Epica popolare albanese” (“Epika popullore shqipe”) falë mbledhjeve që kishte bërë P. [[Bernardin Palaj|B. Palaj]], tezë doktorate e cila u vlerësua nga shumë albanologë si [[Norbert Jokl|N. Jokli]], [[Maximilian Lambertz|M. Lambertz]] etj<ref name=":1" />. Transferohet nga Padova në Romë tetorin e 1937 si lektor i shqipes<ref name=":3" />.
 
Më 1939 hapet në Universitetin Shtetëror të Romës Selia e Albanologjisë, ku Koliqi emërohet ordinar dhe qëndron i tillë derisa doli në pension. Ndërprerja e vetme disi e gjatë qe kur u emërua ministër Arsimi në vjetët 1939-'41.
 
=== Ministër Arsimi në qeverinë Vërlaci nën pushtimin italian ===
Pavarësisht rrethanave, Koliqi shfrytëzoi deri në skaj mundësitë që i jepte zyra e tij. Panë dritën e botimit tekste shkollore shqipe e libra më shumë se ç'qenë botuar prej vitit 1912 e deri atëherë: botimi i historisë së letërsisë në dyvëllimshin “Shkrimtarët shqiptarë” më, nën kujdesin e [[Namik Resuli|N. Resuli]]t e K. Gurakuqit; vijoi botimi i përmbledhjeve të folklorit “Visaret e kombit” me v. IV prej [[Hasan Reçi|H. Reçit]], [[Spiro Çomora|S. Çomorës]] e [[Anton Paluca|A. Palucës]] dhe shumë arsimtarëve të tjerë, duke e çuar deri në XIV vëllime - punim i patëdytë në aq pak kohë dhe me rëndësi për themelin e studimit të folklorit. Tok me M. Krujë dhe P. Zef Valentinin thirri në Tiranë Kongresin Ndërkombëtar të Studimeve Shqiptare në vitin 1940 prej ku lindi Institutin i Studimeve Shqiptare me qendër në Tiranë, pararendës i [[Akademia e Shkencave|Akademisë së Shkencave]]. Themeloi e drejtoi të përkohshmen “Shkëndija” në korrik të 1940, e cila qe palestër e mendimtarëve dhe shkrimtarëve të kohës. Në shtatorin e vitit 1941 nis mbi 200 arsimtarë normalistë drejt [[Kosovë (kthjellim)|Kosovës]].<ref name="letra">Letër nga Ernest Koliqi dërguar Karl Gurakuqit, Romë, 16–3–1951.</ref> Në një letër dërguar më 16 tetor 1941 nga ministri i arsimit të Qeverisë së atëhershme shqiptare Ernest Koliqi konsullit shqiptar [[Nikollë Rrota]] në Vjenë thuhet se ka angazhuar [[Norbert Jokl|N. Joklin]] si organizator të bibliotekave të Shqipërisë me një rrogë mujore prej 600 frangash ari. Përpjekje kjo, si shumë të tjera për ta shpëtuar studiuesin e shumëçmuar, që nuk dha rezultat<ref>Maksuti I., ''Norbert Jokl - Figurë e shquar e albanologjisë'', Illyria. - V. 12 Nr. 1150, 21-24 qershor, 2002, f. 30.</ref><ref>Ndreca A., ''Norbert Jokl dhe fati i një biblioteke që i përkiste Shqipnisë'', Tiranë: [[MAPO (gazetë)|Mapo]]. - Nr. 527, 8 mars, 2012, f. 10.</ref>.
 
=== Kryetar i Institutit të Studimeve Shqiptare ===
Ministria e Arsimit në qeverinë pasardhëse Kruja pati si pasues [[Xhevat Kortsha|Xh. Kortshën]]. Duke dhënë dorëheqjen, Koliqi kësodore i përkushtohet drejtimit të Institutit, prej ku filloi botimi i vëllimeve "Studime e tekste". Martohet me arsimtaren Vangjelije Vuçani dhe patën dy fëmijë: Markun dhe Elizabetën. Në zgrip e kapitullimit të Italisë fashiste, më 1942 zëvendëson [[Terenc Toçi]]n në krye të Këshillit t'epërm korporativ fashist deri më 1943, gjë që do t'i kushtonte edhe më tepër në syzet e regjimit që do të vinte<ref>Muner P., ''Ku e lamë Koliqin?'', Tiranë: [[Klan (Revistë)|Revista Klan]], 24 qershor 2013.</ref>. Në vjeshtën e 1943 prej portit të Tivarit shkon në Itali me familjen dhe të afërmit e tij<ref name=":4">Ndreca A., ''Në përvjetor të Ernest Koliqit'', mapo.al, 18 maj 2013.</ref>.
 
=== Mërgimi i mbramë, BKI dhe "Shêjzat" ===
Më 1943 vajti në Romë të vazhdonte punën si ordinar në universitet dhe u emërua ambasador në Vatikan, i fundit para regjimit që do të vinte. Nga një telefonatë merr vesh për kapjen e P. Markos nga ana e gjermanëve, të cilit i shpëton jetën.<ref name="RG" /> Më 6 nëntor 1946 krijohet partia [[Blloku Kombëtar Indipendent]] me bërthamën krijuese e drejtuese të përbërë nga vetë Koliqi, dr. [[Ismail Vërlaci]], [[Gjon Marka Gjoni]] dhe [[Ndue Gjon Marku]] - duke i ndenjtur veprës së [[Mark Gjon Marku]]t. Në mars të 1947 themelon dhe kujdeset të botojë të përkohshmen “''L’Albanie Libre''” që ndali më 1959, e më pas “''Lajmëtari i të Mërguemit''”<ref>Gurakuqi R., ''Ernest Koliqi dhe Blloku Kombëtar Indipendent,'' Shkodër, 2004.</ref>.
 
Me dekret të Presidentit të Republikës së Italisë, më 2 shtator 1957, për njohje të prestigjit, Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e Universitetit të Romës, nderohet duke u bërë Institut i Studimeve Shqiptare dhe Koliqi u emëruar presidenti.
 
Themelon të përkohshmen “[[Shêjzat]]” (it. “Le Pleiadi”) që e drejtoi për 18 vjet, e përkohshmja kryesore letraro-kulturore e asokohe. Vijimësi e traditës publicistike që la n'atdhe me "Shkëndijat", penat e hershme dhe ato të reja gjetën të satin log ku të kultivonin kulturën shqiptare në mërgim të pandotur nga ideologjia me të cilën përlyhej në atdhe. Ndihmon talente të shumë fushave të ikur nga ish-Jugosllavia duke iu dhënë hapsirë ndër faqet e revistës, ndër ta piktori [[Lin Delija|L. Delija]], shkrimtarët M. Camaj e [[Fadil Karakaçi|F. Karakaçi]] dhe etnologu [[Vinçens Malaj|V. Malaj]]<ref name=":4" />.
:“''Shêjzat shërbyen si tribunë dhe dritare informimi mbi aktivitetet shkencore albanologjike në botë. Ato regjistruen në kroniken e tyne edhe ngjarje shoqnore që në të ardhmen do të vlejnë sadopak si dokumentacion historik e kultural për nji periudhë rreth njizet vjeçare''”. [[Martin Camaj]]
Më 4 maj të 1969 i vdes bashkëshortja Vangjelija. Zhdukja e saj i shkaktoi një mungesë të pazëvëndësueshme e ndoshta shpejtoi edhe humbjen e tij.
1975 - Vdes në shtëpinë e tij në Romë më 15 janar 1975 dhe u varros në qytetin e amshuar me datën 18, i nderuar nga i gjithë komuniteti shqiptar në mërgim, por i mohuar nga vendi i tij. Në ceremoninë e asaj dite kishin ardhur personalitete të ndryshëm, kolegë, shqiptarë, arbëreshë, miq të ardhur nga vende të ndryshme<ref name=":1" />.
 
== Vepra ==