Vetëqeverimi i Korçës sipas të përkohshmeve “Adriatiku” dhe “Gazet' e Korçës”: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: Vetëqeverimi i Korçës sipas të përkohshmeve “Adriatiku” dhe “Gazet' e Korçës” histori, album me autore Kaliopi Naska. Shtëpia botuese: "Kristalina KH", viti i boti...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 12 maj 2017 14:48

Vetëqeverimi i Korçës sipas të përkohshmeve “Adriatiku” dhe “Gazet' e Korçës” histori, album me autore Kaliopi Naska. Shtëpia botuese: "Kristalina KH", viti i botimit 2017. Faqet e librit 106. ISBN 9789928171603


Mbi librin/

Albumi studimor i ilustruar "Vetëqeverimi i Korçës sipas të përkohshmeve "Adriatiku" dhe "Gazet' e Korçës"" (Dhjetor 1916 – gusht 1918) trajtesë dhe dokumente, me autore Prof. dr. Kaliopi Naska, i është kushtuar 100 vjetorit të Krahinës Autonome të Korçës 1916 – 2016.

Trajtimi i tij është mbështetur në dokumente origjinale të kohës, të hulumtuara në arkivat shqiptare dhe franceze, si dhe në materjalet e shtypit shqiptar të kohës në Bibliotekën Kombëtare. Trajton dhe pasqyron këtë ngjarje të Korçës, me të cilën u morr shtypi shqiptar, dhe konkretisht dy organe të përkohshme, gazeta e pavarur ADRIATIKU (dhjetor 1916 - shkurt 1917), dhe gazeta GAZET' E KORÇËS (dhjetor 1916 – gusht 1918).

Botimi i tyre u lidh me këto dy ngjarje, që kanë hyrë në historinë e shtetit shqiptar: veprimet pushtuese të ushtrive të huaja të Antantës dhe kryesisht të ushtrisë franceze në frontin e Lindjes në krahinën e Korçës gjatë Luftës së Parë Botërore, si dhe krijimi i Krahinës Autonome të Korçës dhe funksionimi i saj.

Të dy gazetat sollën këndvështrimin e tyre, për të pasqyruar dhe bërë pjesë të debatit publik në vend. Spikasin: figura e Themistokli Gërmenjit, një nga figurat kryesore të Krahinës Autonome të Korçës që diti të drejtojë me sukses Prefekturën e Policisë, prej nga vareshin forcat e armatosura shqiptare të saj, dhe zbatoi vendimet e Këshillit Qeveritar, dhe figura e Kolonelit francez Henri Descoins, Komandanti i Territorit të Korçës, si dhe mjaft personalitete të tjerë shqiptarë dhe francezë.

Vend të veçantë në gazetat në fjalë zënë pasqyrimi i nënshkrimit të protokollit të 10 dhjetorit 1916, i cili përbën aktin e vetëm politik të nënshkruar gjatë Luftës së Parë Botërore mbi baza pariteti midis Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe forcave të ndryshme pushtuese. Analizohen përfitimet e të dy palëve.

Në album gjejnë pasqyrim veprimet e përbashkëta, për ngritjen e strukturave që do të organizonin dhe siguronin rendin dhe qetësinë në vend; politikat ekonomike, organizimi i gjykatës dhe funksionimit të saj, zhvillimi i arsimit shqiptar, kujdesi shëndetësor, ngrija e një sistem të rregullt postar, si dhe jepen dhe arsyet e ndryshimit të politikës franceze, dënimi i Themistokli Gërmenjit. Mbi bazën e dokumenteve franceze jepen arsyet e shfuqizimit të protokollit të datës 10 dhjetor 1916, me abrogimin e tij nga Komanda Franceze në 18 shkurt 1918.

Me marrjen fund të Krahinës Autonome të Korçës, u mbyllën dhe gazetat në fjalë, të cilat si organe të shtypit, luajtën një rol në funksion të përmbajtjes dhe formës së tyre në pasqyrimin e veprimtarisë të kësaj administrate të dyfishtë, asaj kombëtare dhe asaj të pushtimit. Me mbarimin e Luftë së Parë Botërore, më 26 maj të vitit 1920, forcat ushtarake franceze u larguan nga Korça, dhe ajo kaloi përfundimisht nën administrimin e qeverisë shqiptare të Sulejman Delvinës.