16
edits
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Pacitu (diskuto | kontribute) |
Pacitu (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
'''Shqiptar''' (Shumës: Shqiptarët; [[Gegë]]risht: Shqyptar<ref>[https://archive.org/details/fialuurivoghels00junggoog Fialuur i voghel Sccyp e ltinisct (Small Dictionary of Albanian and Latin), 1895, [[Shkodër]]]</ref>) është emërimi që shqiptarët përdorin për të identifikuar veten. Vendi quhet ''Shqipëria'' ([[Gegë]]risht: ''Shqipnia''). Gjatë periudhës mesjetare shqiptarët e quanin vendin e tyre ''Arbëria'' ([[Gegë]]risht: ''Arbënia'') duke iu referuar vetes si ''[[Arbëreshët|Arbëresh]]'' ([[Gegë]]risht:''Arbënesh'') dhe njiheshin nga fqinjët e tyre si ''[[Arbanasi]]'', ''Arbanenses / Albaneses'', ''[[Arvanitët|Arvanites]]'' (''Arbanites''), ''[[Arnautët|Arnaut]]'', ''Arbineş'' e kështu me rradhë.<ref>Lloshi, Xhevat (1999). “Albanian”. In Hinrichs, Uwe, & Uwe Büttner (eds). Handbuch der Südosteuropa-Linguistik. Otto Harrassowitz Verlag. p. 277.</ref><ref>Kamusella, Tomasz (2009).</ref><ref>Robert Elsie (2010), Historical Dictionary of Albania, Historical Dictionaries of Europe, 75 (2 ed.), Scarecrow Press, ISBN 978-0810861886 "Their traditional designation, based on a root *alban- and its rhotacized variants *arban-, *albar-, and *arbar-, appears from the eleventh century onwards in Byzantine chronicles (Albanoi, Arbanitai, Arbanites), and from the fourteenth century onwards in Latin and other Western documents (Albanenses, Arbanenses)."</ref> Ne fundin e shekullit të 17 dhe ne fillim të shekullit të 18 toponimi ''Shqipëria'' dhe etnonimi ''Shqiptarë'' gradualisht zëvëndesuan ''Arbëria'' dhe ''Arbëreshë''. Kjo erdhi si pasojë e kompleksiteteve kulturore, ekonomike, politiko-sociale dhe fetare qe shqiptarët hasën gjatë periudhës së sundimit osman.<ref>Kristo Frasheri. History of Albania (A Brief Overview). Tirana, 1964.</ref>
== Teoritë e prejardhjes së emërimit ==
[[File:Albanezul-1889.JPG|thumb|280px|Gazeta ''Sqipetari'', e publikuar nga komuniteti shqiptar ne Rumani (1889)]]
* Gustav Meyer, Robert Elsie, Kristo Frashëri dhe Vadimir Orel kanë mendimin se prejardhja e këtij termi vjen nga foljet ''shqipoj'' dhe ''shqiptoj'', që fillimisht kanë pasur kuptimin : qartësisht, fol pastër, ''shqip''. Sipas tyre etnonimi u krijua si përcaktues i njerëzve qe flisnin të njëjtën gjuhë, njëlloj siç u krijua emërimi i përbashkët ''sllavë''. Kristo Frashëri thekson se shprehja është përdorur fillimisht ne librin [[Meshari]] (1555).<ref>Robert Elsie, A dictionary of Albanian religion, mythology and folk culture, C. Hurst & Co. Publishers, 2001, ISBN 978-1-85065-570-1, p. 79</ref><ref>Frashëri, Kristo. Etnogjeneza e shqiptarëve - Vështrim historik 2013</ref>
* Petar Skok pretendon se fjala vjen nga Skupi, kryqendra e [[Dardania|Dardanisë]] së lashtë ([[Shkupi]] i sotëm). Sipas kësaj teorie emri origjinal Shkuptar, fillimisht u shndërrua ne Shkiptar dhe më pas në Shqiptar.
* Teoria që mbështetet më tepër nga vetë shqiptarët,<ref>https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/al.html</ref> është ajo e Maximillian Lambertz, i cili hedh idenë se etnonimi vjen nga fjala ''shqiponjë''. [[Shqiponja]] ka qenë simbol i shumë dinastive shqiptare gjate mesjetes së vonë dhe u be simbol i përgjithshëm i shqiptarëve. Për shembull, flamuri i [[Kastriotët|Kastriotëve]], të cilët kishin si simbol shqiponjën e zezë dykrenare në një fushë të kuqe, prej nga rrjedh edhe [[Flamuri i Shqipërisë]].<ref>Elsie 2010, "Flag, Albanian", p. 140.</ref><ref>{{Cite book|title = The Flag Bulletin|url = https://books.google.com/books?id=wjIrAQAAIAAJ|publisher = Flag Research Center.|date = 1987-01-01|language = en}}</ref><ref>{{Cite book|title = Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero|last = Hodgkison|first = Harry|publisher = |year = 2005|isbn = 1-85043-941-9|location = |pages = }}</ref>
==Përdorimi në Ish-Jugosllavi==
[[File:Anti-Albanian Inscription.png|thumb|Mbishkrim në Maqedoni, ku lexohet: "Vdekje Šiptari"]]
Termi ''Šiptar'' (Shiptar) në gjuhën Serbe dhe atë Maqedonase (Шиптар) përdoret si një ofendim dhe ka përmbajtje tejet negative kundrejt shqiptarëve. Në gjuhët e sllavëve
==Shih edhe==
*[[Albania]]
*[[Shqiptarët]]
== Referencat ==
|
edits