Veshjet popullore shqiptare: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Rreshti 15:
 
===Veshja me Xhublete===
E merr këtë emër nga fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njeri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i te cilëve realizohet me gajtane të hollë prej leshi. Xhubleta përbëhet nga disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës, të cilat quhen: grykës, mangë, krahorkrahol, etj. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtanë i cili në dialektin lokal quhet kërrdhokëll. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla. Këmbët mbroheshin me këllqe shajaku ose me çorape të gjata, si dhe me opinga lëkure. Veshja me xhubletë në gjysmën e poshtme ka formën e këmbanës dhe në gjysmën e sipërme ngjan me veshjen e kryqtarëve, sikundër dhe mjaft simbole të gdhendura mbi këtë kostum, si koka e demit kretan, forma kryqi, svastike, etj. janë të njohura si të templarëve. Studiuesja e sistemit të simbolikës në veshjet kombëtare shqiptare të Veriut, Luljeta Dano, pohon se misteri i veshjes së zezë, shkëlqen nga të gjitha pikëpamjet, si nga pamja monumentale, nga ndërtimi, teknika e endjes, ornamenteve të qëndisjeve, derdhjes së stolive, etj. duke mos qënë thjesht, një veshje grash, por një institucion i lashtë edukimi nga matriarkat. Misteri i kësaj veshjeje të zezë është më i madh se dija jonë per simboliken qe permban, por sot për sot mund te themi se kane nje pergjigje pyetjet per te.
 
Në këtë veshje bie në sy forma e xhubletës, krejt e veçantë nga çdo veshje tjeter, mënyra e zbukurimit të pjesëve të saj me motive dhe ngjyra të plota, por shumë të përzgjedhura, si ngjyra e zezë, çiklamin, vjollcë ose blu. Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malësitë e Alpeve shqiptare, një pjesë e tyre sot ndodhet në territorin administrativ të Malit të Zi. Xhubleta përfaqeson veshjen me të hershme në Shqipëri, por njëherësh edhe tipologjinë e veshjes më të vjetër në botë, ende e gjallë në kullën malësore shqiptare. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore shqiptare që vjen e gjallë deri në ditët tona.
Rreshti 48:
 
===Veshja me Brekushe (Citjane)===
Emertimi i kesaj lloj veshjeje lidhet me pjesen e poshtme te saj, e cila ka formen e pantallonavepantollonave te gjera, te bera me lesh ose pambuk te endura ne tezgjah shtepiak. Ato ishin gjithmone te gjata deri ne nyjen e kembes si dhe shoqeroheshin me nje brez te gjere leshi me ngjyre te kuqe ne vishnje. Ne pjesën e sipërme te trupit vishej këmishe me mënge te gjata dhe te ngushta. Ne stinët e ftohta pervec jelekut e xhamadanit prej shajaku, vishej edhe xhubleta me xhufka (një lloj xhakete me dy pale menge). Kjo veshje është perdorur ne fshatrat e Zadrimes (ne stine te ngrohta) ne Shqipërinë e Mesme dhe disa fshatra te Matit, Martaneshit, Mirdites, Librazhdit, eermenikes etj.
 
=== Veshje me poture ===
Rreshti 59:
 
Fustanella është veshje që i përket një kohë shumë të vjetër. Dokumentohet, në disa gjetje arkeologjike, të jetë që nga shek IV - III para erës sonë.
 
Familia Ideale kengetaret me te vertete ne skene.
 
==Xhubleta==