[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 206:
 
=== Mozaikët ===
Sipas arkeologes EtlevaKajetina NallbaniMustafa, ka qenë pikërisht simbolika e skenave me mozaikë që shtrojnë pjesë të ndryshme të kompleksit, e cila çoi drejt mendimit të ekzistencës së një sinagoge, në një periudhe më të hershme se sa ndërtesa kristiane. Megjithë mendimin e hedhur mbi konvertimin e ndërtesës së kultit hebraik në atë kristian, shumë të dhëna sqaruese u përftuan gjatë gërmimit të realizuar atë periudhës dy javore shtator – tetor 2003. Ne do të japim në mënyrë të përmbledhur disa nga skenat me mozaikë, pasi të dhëna të tjera pas studimit të thelluar do të sqarojnë më mirë ikonografinë në të ardhmen. Kështu, elementët më domethënës në simbolikën hebraike, janë shandani shtatë krahësh nienorah. Në vend të bashkësisë, shofar, (briri i dashit, që përdoret gjatë disa festave fetare), etrog (qitro), lulav (dega e palmës) dhe një kaci hiri, në rastin e sallës së lutjes së sinagogës së Sarandës, ai është i rrethuar vetëm nga një etrog në të djathtë dhe një shofar (i fragmentuar) në të majtë. Të gjitha këto elemente, simbole hebraike, shfaqen në përgjithësi në kontekst sinagogash, duke filluar nga Antikiteti i vonë. Duke filluar nga shek IV dhe gjatë periudhës së hershme bizantine, simbolet hebraike shfaqen rregullisht, 138 në ndërtesat e kultit.
 
Një pjesë e kuadratit në të cilin është integruar menorah, është i dëmtuar, duke mos mundur të kuptojmë nëse shandani ishte i rrethuar nga elementë të tjerë. Menorah është e realizuar me linja të thjeshta, duke mbartur mbi çdo hark të saj llampa qeramike. Në krah të djathtë është paraqitur një vazo me një bimë me gjethe dhe më lart sa j një shpend. Kuadrati me menorah ka sfond të bardhë, ndërkohë që është i integruar në një panel luspash peshku. Pjesa tjetër e dyshemesë është e mbushur me motive gjeometrike dhe florale. Ndërsa në ndërtimin e formës bazilikale, simbolet më të spikatura janë paraqitja e Harkut të Unitetit, aron hakodesh (tre herë në nefin qendror), sikurse dhe një rreth që rrethon tetë rreze, të cilat dalin nga një sferë qendrore. Ky i fundit mund të paraqesë fare mirë simbolikën e diellit, Sol Invictus, i cili pas shekujve të parë të erës sonë fitoi një popullaritet të madh duke arritur kulmin nën Aurelianin (270 – 275). Në Antikitetin e vonë, Helios, zinte një vend të rëndësishëm të paraqitur në forma nga më të ndryshmet. Edhe në dyshemetë e sinagogave, ai është një simbol që gjen shtrirje të konsiderueshme. Kështu në mozaikun e sinagogës së Sepphoris, Hammath-Tiberias, apo të Beth Alpha, ai është i paraqitur në figurë njerëzore dhe i hipur në një karrocë me katër kuaj (quadriga). Paraqitjen më të ngjashme me atë të sinagogës së Sarandës, e gjejmë në mozaikun e dyshemesë së sinagogës në Naro (Hammam Lif) në Tunizi.