Ngarkesa elektrike: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 34:
Nganjëherë objektet makroskopike përmbajnë jone të shpërndara nëpër material, ngurtësisht të lidhura në vend, duke dhënë ngarkesë përfundimtare negative ose pozitive në atë objekt. Po ashtu, objektet makroskopike të përbëra nga elemente përçuese, mund të japin ose të marrin më lehtë elektrone (varësisht nga elementi), dhe pastaj mbajnë ngarkesë përfundimtare negative ose pozitive palimit. Kur ngarkesa elektrike përfundimtare e një objekti është jo-zero dhe e palëvizshme, fenomeni njihet si elektricitet statik. Kjo mund të krijohet lehtë duke i fërkuar dy materiale jo-të ngjashme në mes vete, si për shembull [[Qelibari|qelibarin]] me [[Leshi|lesh]] ose [[Xhami|xhamin]] me [[Mëndafshi|mëndafsh]]. Në këtë mënyrë materialet jo-përçuese mund të ngarkohet në një shkallë të dukshme, ose pozitivisht ose negativisht. Ngarkesa e marrë nga njëri material lëviz të materiali tjetër, duke lënë një ngarkesë të kundërt por me të njëjtën madhësi pas. [[Ligji i shpërndarjes së ngarkesave]] gjithmonë zbatohet.
 
Edhe kur ngarkesa përfundimtare e një objekti është zero, ngarkesa mund të shpërndahet në mënyrë jo-uniforme në objekt (p.sh. për shkak të [[Fusha elektromagnetike|fushës elektromagnetike]] të jashtme, ose lidhjes së molekulave polare). Në rastet e tilla objekt thuhet se është [[Polarizimi|polarizuar]]. Ngarkesa për shkak të polarizimit është e njohur si ngarkesë e lidhur, derisa ngarkesa në një objekt e krijuar nga marrja ose humbja e elektroneve nga jashtë objektit quhet ''ngarkesë e lirë''. Lëvizja e elektroneve në metale përçuese në një drejtim specifik është e njohur si [[Rryma elektrike|rrymë elektrike]].
 
== Njësitë ==
Njësia e ngarkesës elektrike në [[Sistemi SI|sistemin SI]] është kuloni, i cili është ekuivalent me rreth 6.242×10<sup>18</sup> = [[Ngarkesa elementare|e]] (''e'' është ngarkesa e një protoni). Prandaj, ngarkesa e një elektroni është përafërsisht −1.602×10<sup>-19</sup> C. Kuloni definohet si sasi e ngarkesës që kalon nëpër prerjen tërthore të një përçuesi elektrik me vlerë prej një [[Amperi|amperi]] brenda një [[Sekondi|sekonde]]. Simboli ''Q'' zakonisht përdoret për të treguar sasinë e elektricitetit ose ngarkesën. Sasia e ngarkesës elektrike mund të matet direkt me një [[Eletrometri|elektrometër]], ose indirekt me një [[Galvanometri balistik|galvanometër balistik]].