Ndryshimi mes inspektimeve të "Ngarkesa elektrike"

No change in size ,  3 vjet më parë
Pas gjetjes së karakterit sasior të ngarkesës, në vitin 1891 [[George Stoney]] propozoi njësinë ‘elektron’ për këtë njësi themelore të ngarkesës elektrike. Kjo ishte para zbulimit të grimcave nga [[J. J. Thomson]] në vitin 1897. Njësia sot trajtohet si e paemër, duke iu referuar si “ngarkesë elementare”, “njësia themelore e ngarkesës”, ose thjesht “e”. Matja e ngarkesës mund të jetë mbledhje e ngarkesave elementare ''e'', edhe pse ngarkesa e shkallës së lartë sillet si një sasi reale. Në disa kontekste është e kuptimshme të flasim për fraksionet e një ngarkese; për shembull në ngarkimin e një [[Kondensatori|kondensatori]].
 
Në sistemin e njësive të tjera si [[Sistemi CGS|cgs]], ngarkesa elektrike shprehet si kombinimi i vetëm tri madhësive themeolre si gjatësisë, masës dhe kohës dhe jo katër madhësive si në SI ku ngarkesa elektrike është kombinim i gjatësisë, masës, kohës dhe rrymës elektrike.
 
== Vetitë ==
Përveç vetive të përshkruara në artikujt në lidhje me [[Elektromagnetizmi|elektromagnetizmin]], ngarkesa është një madhësi e cila zotron [[invariancë relativistike]]. Kjo do të thotë se çdo grimcë që ka ngarkuar ''Q'', pa marrë parasysh se sa shpejt shkon, gjithmonë ka ngarkesë ''P''. Kjo veti është verifikuar eksperimentalisht duke treguar se ngarkesa e ''një'' [[bërthama atomike|bërthame]] [[heliumi]] (dy [[Protoni|protone]] dhe dy [[Neutroni|neutrone]] të lidhuar së bashku në një bërthamë që lëviz me shpejtësi të lartë) është e njëjtë si ''dy'' bërthama [[deuterium]]i (një proton dhe një neutron të lidhur së bashku, por duke ecur shumë më ngadalë se si do te ishin ne një bërthamë heliumi).
Anonymous user