[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
mark ruci
Rreshti 65:
 
== Ekonomia ==
 
kryeshisht merren me blegtori dhe bujqesi
 
== Kultura ==
Line 80 ⟶ 78:
Bashkia e qytetit, është i vetmi institucion që është interesuar për këtë kompleks të rrallë, duke rregulluar rrugën me një donatim buxhetor, është ndërhyrë në ndriçimin e saj, ndërsa nga misionarja austriake Marianne Graf u financua për Udhën e Kryqit dhe disa ndërhyrje në pjesët e brendshme si dhe vënien e një obelisku, mishërim i simbolit të bashkëjetesës ndërfetare. Ndryshe nga Elbasani a rajone të tjera, ku simbolet fetare kanë sjellë ngatërresa, këtu në majë të shkëmbit që kundrohet kilometra të tërë larg, edhe pse ka një popullsi homogjene katolike, do të vendoset ky obelisk multifetar, i qarkuar nga një ndriçim i larmishëm që në mbrëmje i jep madhështi këtij vendi.
 
Nga ana tjetër, vetë misioni françeskan me qendër në Shkodër, nuk ka treguar as kujdesin më të vogël. Nëse për Kishën e Shna Ndout në Kurbin ku peligrinojnë mijëra vetë që kërkojnë ndihmën e shenjtit në jetën e tyre, e ku arka mbushet nga të hollat e dhuruara, këtu askush nga misioni françeskanfranceskan, nuk është kujtuar. Më e shumta kujtesë është ndonjë meshë të dielash dhe kaq. Askush nuk rri këtu, as misionarë a rregulltarë, ndërkohë që para 1967, vit kur u shemb kuvendi, ka pasurpatur misionarë, rregulltarë e murgj si dhe shkolla e përmendur për fretër.
 
*Shkrepi i Rubikut
Line 86 ⟶ 84:
Futja në rrjedhat rrëfyese të romanit “Lule” që para 100 vitesh shkroi mbi këta shkëmbenj të bardhë Fabia Barcata, është vërtetë befasuese, me përshkrimin që ai i bën vendit ku do të zhvillohen ngjarjet dramatike, që kanë lidhje me fatin e një vajze malësore, të pastër si drita e një qielli të kthjellët, Lulen, por që pikësëpari sjell në vëmendje të studiuesve dhe për udhëtarë të huaj doket dhe zakonet ndër shqiptarët e viseve të Veriut.
 
*Shkrepi i Rubikut asht shumë i madh dhe duket si t’ishte vendue prej ndonji vigani në nji nga luginat ma të bukurat e botës. Kjo dorë vigani, duket si ta kishte sheshue ma parë vendin dhe si t’i kishte largue malet penguese njenin nga tjetri tue përbamë në këtë mënyrë një luginë të vogël me nji kunorë malesh rreth e përqark. Në mes kësaj lugine ngrihet shkrepi kolosal në vetmi, me pamje të madhnueshme. Erdhën pastaj njerëzit, panë se atje ishte nji vend i bukur banimi, dhe themeluen mbi shkrep shtëpinë e vet të thjeshtë. Atje nalt jetuen e vdiqën brez pas brezi.
 
Ma vonë erdhi një popull pushtues, thadroj në majë të shkrepit shejet e veta pushtimi me shqipet fitimtare të legjioneve ushtarake, bani forcime të ndryshme, themeloi mure vigane me pirgje e frengji, në atë mënyrë sa mali u ba nji fortesë romake e papushtueshme. Por dhe vetë madhnia e Romës ra dhe u shkatërrue. Muret u rrëzuan dhe njerëzit u zhdukën. Rubiku ngeli si andërr, ngeli i harruem nga të gjithë, deri sa prej viseve të largta erdhën disa njerëz të përshpirtshëm pa pushkë e pa top, kjo çerdhe u pëlqeu atyne.
Line 93 ⟶ 91:
Këso dore qe Abacia e Benediktinëve të Rubikut. Kaluan me qinda e qinda vjet. Mbas zhgunit të zi erdh zhguni i murrmë: Benediktinët u zëvendësuan prej Françeskanëve. Këta tue ndjekë gojëdhënat e të parëve të vet, u përpoqën, vuejtën, u salvuen për të mirën e të mbarën e popullit të Shqipnisë.
 
Prap kapërcyen qindra e qindra vjet, deri sa erdhi ora e zezë për tokën dhe popullin shqiptar. Ushtri turke i përkshkuen viset shqiptare, tue plaçkit, tue rrëmbye, tue mbyt, tue shkatërrue e tue zezue. Prapë vendi i qetë i Rubikut u ba menjëherë nji grumbull rrënimesh. Vetëm kisha ngeli e papërkitun. Përsëri kaluen katërqind vjet dhe prapë në Rubik gjindet një murg, i cili mundohet e përpiqet me ngjallë nji jetë të re mbi ato rrënojarrënoja…...
 
*Rubiku sipas mitologjisë greke
Line 118 ⟶ 116:
*Historia me Ahmet Zogun
 
Në këtë kuvend historitë janë të pafundme, shumë janë shkruar e shumë prej tyre qarkullojnë si gojëdhëna. Një nga ato të fiksuara në një ditar lidhet me Mbretin e ardhshëm të shqiptarëve, Ahmet Zogu, dhe pikërisht me njërin prej fretërve të këtij kuvendi, At Pal Dodajn, autor i një Ditari Historik me vlerë. Ushtria austro-hungareze me 1916 kërkon të internojë nipin e Esad Pashë Toptanit, Ahmetin e ri. Duke mos pasurpatur tjetër shpresë, nëna e tij i çon fjalë pader Palit, që asokohe ishte superior i Kuvendit Françeskan të Rubikut, ta ndihmonte, dhe ky menjëherë shkon dhe e merr në Burgajet të Matit për ta strehuar në këtë vend të Rubikut. Kështu për dy javë Mbreti i ardhshëm i shqiptarëve do të vazhdonte të ishte “xhakon” në seminarin mbi shkrep të bardhë, duke qenë i pari dhe i vetmi “seminarist” i besimit mysliman, që do ta kapërcente pragun e atij Kuvendi. Idhëtia e kësaj historie vjen 11 vjet më vonë kur rasti do ta sillte që pader Pali të hynte në burgun e Mbretit. I dëshpëruar, në Ditarin e tij, me 1925, do të shkruante se “kurrë nuk ia kishte marrë mendja se do t’ia shpërblente kështu “seminaristi” i tij i dikurshëm. Kishte qenë një ndërhyrje e menjëhershme e Nënës së Zogut që Frati të linte qelinë e Mbretit, që jo vetëm e kishte pas shpëtuar nga internimi, por ia kishte rregulluar punën që të vazhdonte studimet në Austri.
 
*Epilog
 
Në vitin 1967, me dëbimin e françeskanitfranceskanit të fundit, At Leon Kabashi, u shua një nga tempujt historikë më të moçëm të Shqipërisë. Në fasadën e kinemasë ku shfaqeshin përgjithësisht filma rusë me “realizëm” u vendos një pankartë karikaturë ku stigmatizohej kisha dhe feja. Dalëngadalë u shkatërrua gjithçka arkivi, biblioteka, pikturat murale aq të përmendura, reliket. Mbeti në këmbë vetëm godina e kishës që erdhi duke u degraduar me kalimin e viteve. Kumbona me mbishkrimin “Popullit fisnik të Rubikut. 1932”, u përdor si çangë për të mbledhur punëtorët e uzinës. Bashkë me godinat e kishës, rezidencës, kuvendit dhe mjedisi i jashtëm aq harmonik e funksional, i gdhendur në çdo cep; hyrje-daljet si të një kështjelle, ballkoni veror, këmbanorja prej guri në majë, deri bodrumet e qelës, që përbënin një kat gjysmë të nëndheshëm, u degraduan dhe u shkatërruan.
Kjo duket se po ngjet dhe sot, kur të futesh apo jo në kompleks nëpër shkallinat e shumta të gurta, duhet të matesh mirë, pasi tonelata të tëra guri të mureve të degraduara të rrinë mbi kokë, madje nëse do të ndodhte kjo gjë, edhe udhëtarët që kalojnë poshtë në rrugën nacionale do të ishin pre e këtij “agresioni” muranash, si një mallkim dhjetëravjeçar, ku askush nuk po vë dorë atje, më së pari misioni françeskan.
 
Line 130 ⟶ 128:
 
== Politika ==
Kryetari i Bashkise GjokNdrec VukaDedaj
 
== Shiko dhe këtë ==
Line 139 ⟶ 137:
“Mirdita turistike, edicioni Rubik 2009…”
 
Mirdita paraqet ne vetvete një ofertë të mrekullueshme turistike me gjithë relievin gjeografik të saj, pamjet dhe peisazhet e daltuara nga natyra, por dhe monumente të shumta të kulturës apo ato natyrore.
 
E në vecanti pikësëpari në vëmendje të vizitorit vjen Rubiku, një nga rajonet e njohura në histori qoftë për vlerat e hershme të trashëgimisë kulturore e religjionale ashtu dhe për atë industriale, dhe për më tepër me një ekip që me përvoja interesante po e bën më të dukshëm për vizitorin vendas apo atë të huaj.
Line 153 ⟶ 151:
Mark Ruci kryetar i bashkisë, promotor i disa lëvizjeve të tilla interesante duke uruar gjithë faktorët e kësaj nisme për të përcjellë ofertën turistike të kësaj zone, detajoj dhe gjithë programin e ditës.
 
Studiuesi Ndue Dedaj, ciceron i këtij shtegtimi, i ka futur vizitorët në historinë e këtij vendi, duke vecuar faktin se këtu kemi pasurpatur një nga shkollat më të vjetra shqiptare, artikuluar kjo dhe tek “Toka e Katedraleve”, kontribut i vyer i prelatëve katolikë shqiptarë. Ndërsa këtë shtegtim turistik e ka bekuar me fjalën e ngrohtë dhe dom Genci, famullitar i kësaj zone.
 
Karvani shtegtues vazhdoj itinerarin duke përshkuar luginën e Velës për të rënë më poshtë në qytetin e bukur të Rubikut dhe më pas për të mbërritur tek stacioni i dytë, kuvendi franceskan, një nga tempujt më të hershëm, tashmë një monument shumë i rëndësishëm i kulturës sonë kombëtare. Pozicioni impozant, historitë e lashta, relieve fantastike përqark dhe puna që është bërë nga bashkia dhe famullia për ta bërë sa më të vizitueshëm, i imponohen kujto vizitori apo kalimtari që kalon përfund luginës në autostradën e re, që të ngjitet e të ringjitet tek ky shkëmb vigan ku duket se kisha është mirëvendosur në harmoni nga dora e njeriut në pajtim me natyrën.
Line 163 ⟶ 161:
Prej kohësh është menduar nga bashkia dhe donatorë të huaj, që kullat e këtij fshati të shërbejnë si laborator i një turizmi elitar, e në mes tyre humanistja Marianne Graf, ndaj dita e sotme është epilogu i një projekti të menduar imtësisht. Rruga kalon përmes gjelbërimit dhe pritja spontane e banorëve mikpritës të këtushëm, është një nga mrekullitë e para që prek me dorë shtegtuesi turistik. Të huajt mbeten të befasuar nga kjo pritje, ndërsa ardhjen e bardhë e uron kryeplaku i fshatit.
 
Më pas grupin vizitues e prêt surpriza e kësaj dite, pikërisht disa metra më lart ku gjendet kulla e Gjok Ndue Jakut. Me mirësinë më të madhe vetë i zoti i shtëpisë dhe djali i tij emigrant kanë vënë gjithçkagjithcka në dispozicion për të kaluar një drekë të paharruar.
 
Kurrë në historinë e saj kjo kullë nuk ka pasurpatur kaq miq të veçantëvecantë, por dhe një dasëm kaq perfekte që do të ndizet pas pak minutash. “Krushqit” e ansamblit Mirdita, kanë performuar një ritual të vërtetë dasme me të gjithë elementet e hershëm, duke sjellë kënaqësi të pafund për të pranishmit. Asgjë nuk mund ta dallonte më një dasëm të mocme, duke nisur me ardhjen e krushqëve që duket sikur të kenë kaptuar shtatë male për të mbërritur në kohë tek kjo kullë bujare sëbashku me “nusen” e hijshme, duke lidhur dy miqësi të forta, por që sot vjen si një gëzim tejse familjar, për krejt Katundin, një simbiozë në mes dasmës dhe ofertës turistike që paraqet ky vend. Nuk do kishte turist në botë të mos mahnitej nga ky moment. 11 krushqit, nusja me duvak mbi kalin e bardhë, shoqëruar me këngë akapelo, kënga pritje përcellje e granisë së fshatit, dhe pse jo, për hajër disa të shtëna në ajër, janë një mozaik ekzotik i jashtëzakonshëm.
 
Pastaj ritet e nuses, pritur nga i zoti i shtëpisë, një cift kaq i bukur, kësula që lihen mbi kokën e nuses, buka e thyer dhe e ngjyer në kripë si simbol i mikpritjes së hershme mirditore: bukë kripë e zemër! Atmosfera është ndezur më tej nga kënga e përshëndetjes të kënduar nga Mark Gjoka e grupi, një përshtatje stilistike autentike, që të bën të ndjehesh tërë andrenalinë.
Line 171 ⟶ 169:
Dasma vazhdoj për orë të tëra në një drekë të bollshme të shtruar me ushqime te shijshme bio të krahinës, dhe kjo ofertë gastronomike është aq joshëse për këta shtegtarë. Të huajt mahniten dhe shkrepin aparatet e tyre për t’i marrë me vete si një eveniment të paharrueshëm. Celularë, aparate fotografike, kamera, të gjitha janë në optimumin e punës, për ta marrë sa më të plotë këtë eveniment fantastik, ndërsa grupi vazhdon të performojë këngët më të bukura të tij nga folku burimor. “Rituali i buzmit” aty në oborr, na sjell në vëmendje jo vetëm këtë rit pagan të hershëm, por dhe stërmundimin epik të banorëve të Mirditës për të jetuar me sakrifica me kullat mbi kepat e zinj e maje maleve por të panënshtruar.
 
Turistët bëhen pjesëtarë të kësaj ditë festive turistike, ndërsa është shpallur natyrshëm dhe projekti i MADA-s për të financuar projektin për katër shtëpi turistike në këtë fshat, një eksperiencë që do të gjejë terren hap pas hapi në të gjithë Mirditën për të zhvilluar turizmin e kullave ! Një aspekt që bie në sy është dhe promocioni i bimëve medicinale të zonës, rreth 50 lloje të sjella nga bartësi i këtyre vlerave Nikoll Përshqefa.
 
Kënga dhe vallja janë bashkëshoqëruese, duke sjellë gëzim deri në eufori për të pranishmit, ndërsa kënga e Mrikë Trumshit, “Mirse vjen Dita e Kosovës”, me tekst te Gjoke Becit, con në këmbë të pranishmit për ta përcjellë përmes ovacioneve të shumta..
Line 177 ⟶ 175:
Këngë, rit tradicional, drekë e shijshme, mikpritje bujare, shtegtim guidistik në histori, miqësi të reja të krijuara: a nuk janë një paketë e kompletuar turistike, që kjo ditë ua kujtoj të gjithëve se turizmi nuk është vetëm për bregdetin apo disa qendra të klasifikuara, por dhe rajone të tilla të lëna në harresë, dhe kjo arrihet kur ka një bashkëpunim efikas tej ngarkesave e paragjykimeve politike, por kur tërë faktorët qeverisës dhe intelektualë mendojnë të ekspozojnë së bashku resurset dhe mrekullitë e krahinave të tilla si Mirdita.
 
Këtë na e tregoj ky eveniment turistik në Katundin e Vjetër, një veprimtari që shënoj dhe edicionin e dytë të “Mirdita Turistike”, filluar vitin e kaluar me Nënshejtin e Oroshit.
 
Shtegtime të tjera na presin nën urimin :
 
Ardhsh i bardhë në Mirditë !
 
== Lidhje të jashtme ==