Rrethi i Devollit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 11:
Devolli është një krahinë e vendosur në skajin më juglindor të Shqipërisë e cila e ka marrë emrin nga lumi Devoll i cili buron në krye të luginës dhe përshkon fushën me të njëjtin emër. Devolli është krahina kyçe e cila lidh Shqipërinë me Greqinë. Lartësia mesatare e rrethit të devollit është 1380 m mbi nivelin e detit. Lartësia mesatare në devoll është rreth 900 m mbi nivelin e detit, ku zona më e ulët(shtrati i lumit të Shagut) ka lartësi prej 800m ndërsa pika më e lartë është ajo e Gramozit 2050m mbi nivelin e detit (mbi Nikolicë), zona është një luginë e rrethuar nga male dhe kodra, të mbuluar me shkurre dhe pyje, si halore. Në veriperëndim lugina e Devollit lidhet nëpërmjet Grykës së Cangonjit me fushëgropën e Korçës, në veri lindje shtrihet liqeni i Prespës së vogël i cili ndahet mes Shqipërisë dhe Greqisë, nga lindja lugina lidhet nëpërmjet Grykës së Kapshticës me shtetin grek, ndërsa në jug e jugperëndim shtrihet Devolli i sipërm i cili kufizohet me lartësitë e Gramozit 2520m. Në perëndim shtrihen lartesite e moraves me 1806 m. Në anën lindore ngrihen lartësitë Vojskovari me 1537 m,, Ruka 1234 m, Pnashovecit 1443 m. Ne pjesen perendimore shtrihen lartësitë e maleve të Goliku 1326 m, mali i Qafashtica, e 1494 m ndërsa në veri shtrihet Mali i Ivanit 1753 m. Ne jug ndodhen lartësitë e maleve Paçrova 1148 m, Bido 1314 m, Kruki 1463 m. Në qendër të luginës së Devollit shtrihet fusha a Bilishtit (në Devollin e poshtëm) rreth 840-860m mbi nivelin e detit e cila lidhet nëpërmjet Grykës së Ujkut me Liqenin e Prespës së vogël. Në jug të luginës ngrihet Pllaja e Dëmbravës rreth 940-950 m mbi nivelin e detit, ndërsa në juglindje shtrihet lugina e lumit të Shagut (800m mbi nivelin e detit) dhe pllaja e Llabanicës (920 m mbi nivelin e detit), këto të fundit janë të vetmet zona që nuk përfshihen në pellgun ujëmbledhës të lumit Devoll.
 
=== KlimëKlima ===
 
Duke qenë se Devolli shtrihet në zonën kontinentale të Shqipërisë, klima në këtë zonë është mesdhetare paramalore me karakter të ndjeshëm kontinental. Vera në Devoll është e ngrohtë por here-here dhe e freskët ndërsa dimri është i ftohtë dhe me ngrica.
Amplituda vjetore e temperaturave është rreth 30 gradë, temperatura mesatare vjetore është rreth 10 gradë. Muaji më i ngrohtë i vitit është korriku me temperatura mesatare: më e ulëta 14 dhe më e larta 27 gradë (mesatarja e muajit është 20.5 gradë), ndërsa muaji më i ftohtë është Janari me temperatura mesatare: më e ulëta -4 gradë dhe më e larta 4 gradë (mesatarja e muajit është 0 gradë). Ekstremet e temperaturave janë regjistruar: -20 gradë (viti 2012) dhe 39 gradë (viti 1988).
Reshjet në Devoll janë më të pakta në krahasim me rajonet e tjera të Shqipërisë, muaji më i lagësht është Maji (mesatarisht 7.5 mm shi) dhe ai më i thati është Korriku (mesatarisht 3.7mm shi). Sasia më e madhe e reshjeve të shiut bie në stinën e pranverës dhe të vjeshtës, kur moti është më i paqëndrueshëm. Reshjet e dëborës fillojnë të bien që me ardhjen e vjeshtës në lartësitë mbi 1600 m mbi nivelin e detit, dhe bien mbi gjithë luginën me ardhjen e nëntorit dhe dhjetorit. Sasia më e madhe e reshjeve bie në muajit janar dhe shkurt (mesatarisht rreth 5-6 ditë në muaj), në male dhe në Devollin e sipërm sasia e reshjeve të dëborës është më e madhe dhe mund të kalojë 1-1.5m trashësi. Reshjet e dëborës vazhdojnë deri në prill ndërsa dëbora në male shkrin me ardhjen e qershorit.
Në muajt e verës në Devoll ka ndikim të madh anticikloni i Azoreve, i cili sjell mot të thatë e të nxehtë me temperatura mbi 30 gradë. Ndërsa në muajt e vjeshtës dhe rikthehen reshjet e shiut të cilat në dimër zëvendësohen me reshjet e dëborës. Në dimër vjen anticikloni siberian i cili shpesh herë sjell temperatura shumë të ulëta, nën -10 gradë dhe ngrica.
 
=== Klima është e karakterit kontinental, e ngrohtë në verë dhe e ftohtë në dimër , por shumë e shëndetshme. Luhatjet e temperaturës janë të vogla . Muaji më i ftohtë është janari me temperaturë mesatare me të gjatë, 4 gradë C, ndërsa me i ngrohte është korriku ===