Rrethi i Devollit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 14:
Duke qenë se Devolli shtrihet në zonën kontinentale të Shqipërisë, klima në këtë zonë është mesdhetare paramalore me karakter të ndjeshëm kontinental. Vera në Devoll është e ngrohtë por here-here dhe e freskët ndërsa dimri është i ftohtë dhe me ngrica.
Amplituda vjetore e temperaturave është rreth 30 gradë, temperatura mesatare vjetore është rreth 10 gradë. Muaji më i ngrohtë i vitit është korriku me temperatura mesatare: më e ulëta 14 dhe më e larta 27 gradë (mesatarja e muajit është 20.5 gradë), ndërsa muaji më i ftohtë është Janari me temperatura mesatare: më e ulëta -4 gradë dhe më e larta 4 gradë (mesatarja e muajit është 0 gradë). Ekstremet e temperaturave janë regjistruar: -20 gradë (viti 2012) dhe 39 gradë (viti 1988).
Reshjet në Devoll janë më të pakta në krahasim me rajonet e tjera të Shqipërisë, muaji më i lagësht është Maji (mesatarisht 7.5 mmcm shi) dhe ai më i thati është Korriku (mesatarisht 3.7mm7 cm shi). Sasia më e madhe e reshjeve të shiut bie në stinën e pranverës dhe të vjeshtës, kur moti është më i paqëndrueshëm. Reshjet e dëborës fillojnë të bien që me ardhjen e vjeshtës në lartësitë mbi 1600 m mbi nivelin e detit, dhe bien mbi gjithë luginën me ardhjen e nëntorit dhe dhjetorit. Sasia më e madhe e reshjeve bie në muajit janar dhe shkurt (mesatarisht rreth 5-6 ditë në muaj), në male dhe në Devollin e sipërm sasia e reshjeve të dëborës është më e madhe dhe mund të kalojë 1-1.5m trashësi, ndërsa në fushë mesatarisht është rreth 20-30cm. Reshjet e dëborës vazhdojnë deri në prill ndërsa dëbora në male shkrin me ardhjen e qershorit.
Në muajt e verës në Devoll ka ndikim të madh anticikloni i Azoreve, i cili sjell mot të thatë e të nxehtë me temperatura mbi 30 gradë. Ndërsa në muajt e vjeshtës dhe rikthehen reshjet e shiut të cilat në dimër zëvendësohen me reshjet e dëborës. Në dimër vjen anticikloni siberian i cili shpesh herë sjell temperatura shumë të ulëta, nën -10 gradë dhe ngrica.
{| class="Kushtet klimatike në Devoll"
|-
! Muaji!! Janar !! Shkurt !! Mars !! Prill !! Maj !! Qershor !! Korrik !! Gusht !! Shtator !! Tetor !! Nëntor !! Dhjetor
|-
| T. mesatare e lartë || 4 || 5 || 8 || 13 || 19 || 24 || 27 || 27 || 22 || 16 || 10 || 5
|-
| T. mesatare e ulët || -4 || -3 || -1 || 4 || 8 || 12 || 14 || 14 || 11 || 7 || 2 || -2
|-
| S. mesatare e reshjeve (cm) || 5 || 5.1 || 6.5 || 7.2 || 7.4 || 5.7 || 3.7 || 4 || 6.6 || 7.1 || 6.9 || 6.2
|}
 
== Bimësia dhe bota shtazore ==