[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
{{pp|6 prill 2015}}
'''Globalizmi''' është procesi i integrimit europian që linddalin nga shkëmbimi i pikëpamjeve , produkteve, ideve dhe fushave të tjera kulturore nga mbarë bota. Zhvillimet në [[Transporti|transport]] (siç është lokomotiva me avull, motori reaktiv) dhe në infrastrukturën në [[Telekomunikacioni|telekomunikacion]] (duke përfshirë [[telegrafiTelegrafi|telegrafin]]n dhe pasardhësit e tij modern, [[interneti]] dhe [[Telefoni celular|telefonat celular]]) kanë qenë faktorët kryesorë në globalizim, duke prodhuar pavarësi të aktiviteteve ekonomike dhe kulturore. Megjithatë shumë studiues e vendosin origjinën e globalizmit në kohët moderne, të tjerë ndjekin historinë e tij përpara [[Zbulimet e medha gjeografike|zbulimeve të mëdha gjeografike]] [[Evropa|europiane]] dhe udhëtimeve në botën e re. Disa të tjerë e gjejnë origjinën në milleniumin e tretë p.e.s. Globalizimi në shkallë të gjerë filloi në shekullin e 19-të. Në fund të shekullit 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të, lidhja midis ekonomive dhe kulturave botërore u zhvillua shumë shpejt.
 
Termi ''globalizim'' është shumë i vonë, kuptimi i tanishëm u vendos në 1970. Në vitin 2000 [[Fondi Monetar Ndërkombëtar]] (FMN) indentifikoi katër aspekte bazë të globalizimit: tregtia dhe transaksionet, [[kapitali]] dhe [[Investimi|investimet]], migrimi dhe lëvizja e njerëzve dhe përhapja e njohurive. Më tej sfidat mjedisore siç është ngorhja globale, ndotja e ujit dhe e [[Ndotja e ajrit|ajrit]], dhe mbipeshkimi i oqeaneve janë të lidhura me globalizimin. Proceset globalizuese ndikojnë dhe ndikohen nga bizneset dhe organizatat e punësimit, ekonomia, burimet social-kulturore dhe mjedisi natyror. Literatura akademike zakonisht e ndan globalizimin në tre zona të mëdha: globalizimi ekonomik, globalizimi kulturor dhe globalizimi politik.
Rreshti 6:
{{TOC limit|3}}
 
==Etimol==
==Etimologjia dhe përdorimi==
Termi ''globalizim'' rrjedh nga fjala ''globale'', e cila i referohet shfaqjes së një rrjeti ndërkombëtar sistemesh ekonomik. Një nga përdorimet më të hershme të termit si një emër ishte në një publikim në 1930 të titulluar Drejt Arsimit të Ri (''Towards New Education''), ku ai paraqiste një vizion të eksperiencës së njeriut në arsim. Një term i afërt, ''gjigandët e koorporatave'', është shpikur nga Charles Taze Russell në 1897 duke iu referuar dhënies së kredive të mëdha kombëtare dhe ndërrmarrjeve të tjera të mëdha të kohës. Nga vitet 1960, të dy termat filluan të përdoren si sinonime nga ekonomistët dhe dijëtarë të tjerë socialë. Ekonomisti Teodor Levit (Theodore Levitt) është kredituar për krijimin e termit në një artikull të titulluar "Globalizimi i tregjeve", i cili u shfaq në maj-qershor 1983 botim i Harvard Business Review. Megjithatë termi 'globalizim' ka qenë në përdorim përpara kësaj kohe (të paktën që nga 1944) dhe ka qenë pëerdorur nga dijetrë të tjerë që nga 1981. Teodor Levit mund t'i atribuohet popullarizimi i termit dhe sjellja e tij në audiencën e përgjithshme të biznesit në gjysmën e dytë të viteve 1980. Që prej zanafillës së tij, koncepti globalizim ka inspiruar konkurrencën e përkufizimeve dhe interpretimeve, me paraardhësit që datojnë që nga lëvizjet e mëdha tregtare dhe [[Perandoria|perandoritë]] përgjatë [[Azia|Azisë]] dhe [[Oqeani Indian|Oqeanit Indian]] që nga shekulli 15-të.Për shkak të kompleksiteti të konceptit, projektet kërkimore, artikujt dhe diskutimet shpesh fokusohen në një pikëpamje të vetme të globalizimit.
 
[[Sociologjia|Sociologët]] Martin Albrow dhe Elizabeth King e përkufizojnë globalizimin si "të gjitha proceset nga të cilat popullsia përfshihet në një fjalë të vetme shoqëri." Në Pasojat e moderniteti, [[Anthony Giddens]] shkruan: "Globalizimi mund të përkufizohet si shtimi i lidhjeve sociale botërore i cili bashkon lokacione të largëta në mënyrë të atillë ku ngjarjet lokale janë formuar nga evente të cilat ndodhin shumë milje larg dhe anasjelltas." Në 1992, Roland Robertson, profesor sociologjie në Universitetin e Aberdinit, një shkrimtar i hershëm në këtë fushë, e përkufizoi globalizimin si "ngjeshja e botës dhe shtimi i vetëdijes për botën si një e tërë."
 
Në ''Transormimet Globale'' (Global Transformations), David Held dhe bashkë-shkrimtarët e tij shpallën:
{{quote|text=Ndonëse në sensin e thjeshtë globalizimi i referohet zgjerimit, thellimit dhe përshpejtimit të ndërlidhjeve globale, një përkufizim i tillë kërkon përpunim të mëtejshëm. ... Globalizimi mund të përcaktohet në sekuenca të vazhduara lokale, kombëtare dhe rajonale. Në njërën anë të sekuencës gjenden lidhjet sociale dhe ekonomike të cilat janë të organizuara në baza kombëtare; në anën tjetër gjenden lidhjet dhe rrjetet ekonomike e sociale të cilat kristalizohen në një shkallë më të gjerë ndërveprimesh rajonale dhe globale. Globalizimi mund t'i referohet proceseve hapësinore-kohore të ndryshimit të cilat përforcojnë transformimin në organizimin e punëve njerëzore duke lidhur së bashku dhe duke zgjeruar aktivitetin njerëzor përgjatë rajoneve dhe kontinenteve. Pa përmendje të lidhjeve të gjera hapësinore, nuk mund të ketë formulim të qartë apo të kuptueshëm të këtij termi. ... Një përkufizim i kënaqshëm për globalizimin duhet të përmbajë secilin nga këta elementë: zgjerimin (tendosje), intensitetin, shpejtësinë dhe ndikimin.}}
 
Held dhe bashkë-shkrimtarët e tij e përkufizuan globalizimin në po këtë libër si "transformimi në organizimin hapësinor të lidhjeve sociale dhe transaksioneve të vlerësuara në drejtim të zgjerimit, intensitetit, shpejtësisë dhe ndikimit të tyre duke gjeneruar rryma ndërkontinentale dhe ndërrajonale" i cili u quajt "me shumë gjasë përkufizimi më i përdorur" në 2014 në DHL Global Connectiveness Index.
 
Gazetari suedez Thomas Larsson, në librin e tij ''The Race to the Top: The Real Story of Globalization'' (Gara për në krye: Historia e vërtetë e globalizmit), e përcakton globalizimin:
 
{{quote|text=procesi i tkurrjes së botës, i distancave të cilat po bëhen më të shkurtra, i gjërave që po vijnë më afër. Ai i shkon për shtat rritjes së lehtësive me të cilat dikush nga njëra anë e globit mund të ndërveprojë, për përfitim të përbashkët, me dikë nga ana tjetër e globit.}}
 
Paul James e përkufizon globalizimin duke theksuar kontekstin historik:
 
{{quote|text=Globalizimi është zgjerimi i lidhjeve sociale përmes hapësirës botërore, duke e përcaktuar hapësirën botërore në kontekstin e mënyrave të ndryshme me të cilat është përdorur dhe kuptuar nga shoqëria përgjatë zinxhirit të gjatë kohor historik të botës.}}
 
Manfred Steger, profesor i studimeve globale dhe drejtues kërkimor në Global Cities Institute në Universitetin RMIT, indentifikon katër dimensione empirike kryesore të globalizimit: ekonomik, politik, kulturor dhe [[Ekologjia|ekologjik]], me një dimension të pestë ideologjik, ndërprerje e katër të tjerave. Dimensioni ideologjik, sipas Steger, është i mbushur me një varg normash, kërkesash, besimesh dhe tregimesh për fenomenin.
 
James dhe Steger pohuan se koncepti i globalizimit "doli nga ndërprerja e katër fushave të ndërlidhura të 'komuniteteve të praktikës (communities of practice)' (Wenger, 1998): akademikët, gazetarët, publikuesit/edituesit dhe bibliotekarët." Ata vunë re se termi ishte përdorur "në arsim për të përshkruar jetën globale të mendjes"; në [[Teoritë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare|lidhjet ndërkombëtare]] për të përshkruar zgjerimin e Tregut të Përbashkët Europian; dhe në gazetari për të përshkruar se si amerikani me ngjyrë dhe problemet e tij po marin një vëmendje globale. Ata gjithashtu argumentuan se katër format e ndryshme të globalizimit mund të thuhet se plotësojnë dimensinet e vetme empirike. Bazuar tek James, forma me e vjetër dominuese e globalizimit është gobalizimi i mishëruar(embodied), lëvizja e popullsisë. Një formë e dytë e globalizimit është globalizimit i zgjeruar i agjensive, qarkullimi i agjentëve të institucioneve të ndryshme, organizatave dhe politikave duke përfshirë agjentët imperial. Globalizimi i zgjeruar i objekteve, një formë e tretë, është lëvizja e mallrave dhe objekteve të tjera të shkëmbueshme. Ai e quan transmetimin e ideve, imazheve, njohurive dhe informacionit përmes globit, globalizëm pa trup(disembodied), duke thënë se është forma dominuese e globalizimit. James beson se kjo seri ndryshimesh lejon një kuptim se si sot format e mishëruara të globalizimit siç janë lëvizjet e refugjatëve dhe [[Migrimet|migrantëve]] janë gjithnjë e më shumë të kufizuara, ndërkohë format pa trup siç janë qarkullimet e instumentëve dhe kodeve financiare janë më të parregulltat.
 
Gazetari Thomas L.Friedman popullarizoi termin "botë e sheshtë", duke argumentuar se tregtia e globalizuar, tranferimet, zinxhiri furnizues dhe forca politike kanë ndryshuar përkohësisht botën, për mirë dhe për keq. Ai pohoi se ritmi i globalizimit po gjallërohej dhe se impakti në organizatat dhe prakikat e biznesit do vazhdonte të rritej.
 
Ekonomisti Takis Fotopoulos përkufizoi "globalizimin ekonomik" si hapja dhe liberalizimi i mallrave, kapitalit dhe tregjeve të punës të cilat kryesojnë përgjatë globalizmit të tanishëm neoliberal. Ai përdori "globalizimin politik" për t'ju referuar shfaqjes se një elite transnacionale dhe një shkrirje nga shtet-komb. Ndërkohë, ai përdori "globalizimin kulturor" për t'ju referuar homogjenizimit botëror të kulturës. Trajtime të tjera të tij përfshinë "globalizmin [[Ideologjia|ideologjik]]", "globalizmin [[Teknologjia|teknologjik]]" dhe "globalizmin social".
 
Lencher dhe Boli (2012) përkufizuan globalizimin si një numër më të madh njerëzish përgjatë distancave të mëdha filluan të lidheshin në shumë mënyra të ndryshme.
Globofobia është përdorur për t'ju referuar frikës nga globalizimi, nëpërmjet saj mund të kuptojmë dhe frikën nga balonat.
 
==Historia==
{{Main article|Historia e globalizimit}}
 
Ka shkaqe të afërt dhe të largët të cilat mund të ndiqen në faktorët historikë që ndikojnë globalizimin.
 
===Arkaik===
{{Main article|Globalizmi arkaik}}
 
Globalizimi arkaik konvincialisht i referohet një faze në historinë e globalizimit duke përfshirë eventet globalizuese dhe zhvillimet që nga koha e [[Qytetërimi|qyetërimeve]] të hershme deri afërsisht 1600. Ky term është përdorur për të përshkruar marëdhëniet midis komniteteve dhe [[Shteti|shteteve]] dhe se si ato janë krijuar nga shpërndrja gjeografike e ideve dhe normave sociale në nivele lokale dhe rajonale.
 
Në këtë skemë, tre parakushte kryesore janë parashtruar për globalizimin që të ndodhë. E para është nocioni i Origjinës Lindore, e cila tregon se si shtetet Perëndimore kanë përshtatur dhe implementuar parimet e mësuara nga Lindja. Pa idetë tradicionale nga Lindja, globalizimi Perëndimor nuk do të shfaqej në mënyrën që u shfaq. E dyta është distanca. Ndërveprimet ndërmjet shteteve nuk ishin në shkallë globale dhe më shumë kufizoheshin midis Azisë, [[Afrika Veriore|Afrikës Veriore]], lindja e mesme dhe disa pjesë të Europës. Me globalizimin e hershëm, ishte e vështirë për shtetet të bashkëvepronin me të tjerët të cilët nuk ishin në afërsi. Përfundimisht, zhvillimet teknologjike lejuan shtetet të mësonin për ekzistencën e të tjerëve dhe një tjetër fazë e globalizimit ishte e mundur të ndodhte. E treta kishte të bënte ndërvarësinë, stabilitetin dhe rregullsinë. Nëse një shtet nuk varet nga një tjetër, atëherë nuk kishte mundësi për asnjërin nga shtetet të ndikohej reciprokisht nga tjetri. Kjo është një nga forcat lëvizëse pas lidhjeve globale dhe tregtisë; pa asnjërën, globalizimi nuk do të shfaqej në të njëjtën mënyrë dhe shtetet do vazhdonin të vareshin në prodhimet dhe burimet e tyre për të funksionuar. Ky është një nga argumentat që rrethojnë nocionin e globalizimit të hershëm. Është diskutuar se globalizimi arkaik nuk funksioni në një mënyrë të ngjashme me globalizimin modern sepse shtetet nuk ishin aq të ndërvarura nga të tjerët siç janë sot.
 
Gjithashtu parashtrimi është një natyrë multipolare tek globalizimi arkaik, e cila përfshiu pjesëmarrjen aktive të jo-evropianëve. Sepse ai parapriu Divergjencës së madhe të shekullit nëntëmbëdhjetë, në të cilën [[Evropa Perëndimore]] doli përpara pjesës tjetër të botës në terma të prodhimit industrial dhe prodhimit ekonomik, globalizimi arkaik ishte një fenomen i cili u dëbua jo vetëm nga Evropa, por gjithashtu nga qendra të tjera të Botës së Vjetër të zhvilluara ekonomikisht siç janë [[Guxharat]], [[Bengali]], [[Kina]] bregdetare dhe [[Japonia]].
[[File:NanbanCarrack.jpg|thumb|right|Anije portugeze në [[Nagasaki]], shekulli i 17-të art naban]]
 
Ekonomisti historik gjerman dhe sociologu Andre Gunder Frank argumenton se një formë e globalizimit filloi me rritjen e lidhjeve tregtare midis civilizimit [[Sumerët|Sumer]] dhe [[Qytetërimi i Luginës së Indusit|Qytetërimit të Luginës së Indusit]] në milleniumin e tretë p.e.s. Ky globalizim arkaik ekzistoi gjatë epokës helenistike, kur qendrat e komercializuara urbane mbështollën boshtet e kulturës greke e cila zgjatet nga [[India]] në [[Spanja|Spanjë]], duke përfshirë [[Aleksandria|Aleksandrinë]] dhe qytete të tjera të Aleksandrisë. Në fillim pozicioni gjeografik i Greqisë dhe nevoja e [[importi]]mit të grurit detyroi grekët të angazhoheshin në tregtinë detare. Tregtia në [[Greqia e lashtë|Greqinë e lashtë]] kryesisht e pakufizuar: shteti kontrollonte vetëm furnizimin e drithërave.
[[File:New World Domesticated plants.JPG|thumb|Të korrat vendase të shkëmbyera globalisht]]
 
Tregtia në [[Rruga e Mëndafshit|Rrugën e mëndafshit]] ishte një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e civilizimeve të Kinës, nënkontinentit Indian, [[Irani|Persisë]], Europës dhe [[Gadishulli Arabik|Gadishullit Arabik]], duke hapur bashkëveprimet politike dhe ekonomike në distancë të madhe midis civilizimeve. Ndonëse mëndafshi ishte pa dyshim artikulli kryesor i tregtisë nga Kina, shumë mallra të tjerë janë tregtuar, dhe [[Feja|fetë]], dhe teknologji të ndryshme, po ashtu si dhe [[Sëmundja|sëmundjet]] gjithashtu udhëtuan përgjatë rrugës së mëndafshit. Veç tregtisë ekonomike, rruga e mëndafshit shërbeu si një mjet kryerjen e tregtisë kulturore ndërmjet civilizimeve gjatë rrjetit të saj. Lëvizjet e popullsisë, siç janë refugjatët, artistët, zejtarët, misionarët, hajdutët dhe lajmëtarët rezultoi në shkëmbim të besimeve, artit, [[Gjuha|gjuhëve]] dhe teknologjive të reja.
 
===Periudha e hershme moderne===
 
Modernizimi i hershëm mbulon një periudhë të historisë së globalizimit që përfshin afërsisht vitet midis 1600 dhe 1800. Koncepti i modernizimit të hershëm u prezantua në fillim nga historianët A.G.Hopkins dhe Christopher Bayly. Termi përshkruan fazën e rritjes së lidhjeve tregtare dhe shkëmbimit kulturor i cili karakterizoi periudhën paraprirëse të mbërritjes së globalizimit modern në vitet e fundit të shekullit 19-të. Kjo fazë e globalizimit u karakterizua nga lindja e perandorive europiane, në shekujt 16-të dhe 17-të, në fillim Perandoritë Portugeze dhe Spanjolle, më vonë Perandoritë Gjermane dhe [[Perandoria Britanike|Britanike]]. Në shekullin e 17-të, tegtia botërore u zhvillua më tej kur kompanitë e privilegjuara si Kompania Lindore Britanike India (EIC e themeluar në 1600) dhe Kompania Lindore Gjermane India (VOC e themeluar në 1602, shpesh e cilësuar si shoqëria e parë shumëkombëshe në të cilën u ofruan aksione) u themeluan.
 
Globalizimi i periudhës së hershme moderne është dallohet nga globalizmi modern në bazat e [[Ekspansionizmi|ekspasionizmit]], metodën e menaxhimit të tregisë globale dhe sasinë e informacionit të shkëmbyer. Periudha është shënuar nga marrëveshje të tilla tregtare si Kompania Indisë Lindore, zhvendosja e dominimit në Europën Perëndimore, lindja e konflikteve në shkallë të gjerë midis kombeve të fuqishme siç është [[Lufta Tridhjetëvjeçare]] dhe rritja e mallrave të reja veçanërisht tegtia e sllevërve. Trekëndëshi Tregtar bëri të mundur për Evropën të përfitojë nga burimet brenda Hemisferës Perëndimore. Tranferimi i rezervave të kafshëve, kulturave bimore dhe sëmundjeve epidemike lidhur me konceptin e Alfred W. Crosby's gjithashtu luajti një rol qendror në këtë proces. Tregtia dhe komunikimet e hershme moderne përfshinë një grup të gjerë midis tyre evropianë, [[Myslimani|muslimanë]], indianë, [[Azia Juglindore|aziatikët juglindorë]] dhe tregtarët kinezë, veçanërisht në rajonin e [[Oqeani Indian|Oqeanit Indian]].
[[File:Marshall's flax-mill, Holbeck, Leeds - interior - c.1800.jpg|thumb|Gjatë shekullit 19-të Mbetëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës ishte një superfuqi]]
 
===Moderne===
 
Gjatë shekullit 19-të, globalizimi iu afrua formës së tij moderne si një rezultat direkt i [[Revolucioni industrial|Revolucionit Industrial]]. Industralizimi lejoi produktet e standartizuara të sendeve shtëpiake duke përdorur ekonomitë e shkallës ndërsa rritja e shpejtë e popullsisë shkaktoi [[kërkesa]] të qëndrueshme për mallra. Në shekullin e 19-të, anijet (që lëvizinin bazuar në fuqinë lumore) reduktuan koston e transportit ndërkombëtar veçanërisht dhe [[Transporti hekurudhor|hekurdhat]] bënë transportin e brendshëm më të lirë. Revolucioni në transport ndodhi midis viteve 1820 dhe 1850. Më shumë kombe përqafuan tregtinë ndërkombëtare. Gobalizimi në këtë periudhë ishte formuar vendosmërisht nga imperializmi i shekullit të 19-të siç ishte në Afrikë dhe Azi. Shpikja e kontenjerëve të anijeve në 1956 paraprakisht ndihmoi globalizimin e tregtisë.
 
Pas [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]], puna nga polikanët çoi në marrëveshjet e Konferencës Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara (Bretton Woods Conference), në të cilën qeveritë e mëdha formuluan sistemin për politikat monetare ndërkombëtare, tregtisë dhe financave dhe themelimi i disa institucioneve ndërkombëtare me qëllim për të përforcuar rritjen ekonomike duke ulur barrierat tregtare. Fillimisht Marrëveshja gjenerale e trifave dhe tregtisë (GATT) çoi në një seri marrëveshjes për të hequr kufizimet e tregtisë. Pasuesi i GATT ishte [[Organizata Botërore e Tregtisë]], e cila mundësoi një stukturë për të negociuar dhe formalizuar marrëveshjet tregtare dhe një proces për zgjidhjen e konflikteve. Eksportet pothuajse u dyfishuan nga 8.5% e totalit të produktit bruto botëror në 1970 në 16.2% në 2001. Qasja e përdorimit të marrëveshjeve globale për të avancuar tregtinë ngeci me dështimin e Doha Development Round për negociatat e tregtisë. Shumë vende pastaj u zhvendosën në marrëveshjet dypalëshe ose marrëveshje të vogla shumëanëshe, siç është Koreja e Jugut- Shtetet e Bashkuara Marrëveshja e Tregëtisë së Lirë në 2011.
 
Që nga 1970, aviacioni është bërë gjithnjë e më shumë e përballueshme për klasën e mesme në [[shtetet e zhvilluara]]. Politikat e qiejve të hapur dhe transportuesit me çmim të ulët kanë ndihmuar për të sjellë konkurrencë në [[Tregu|treg]]. Në 1990, rritja e rrjeteve të komunikimit me çmim të ulët shkurtuan koston e komunikimeve ndërmjet vendeve të ndryshme. Më shumë punë mund të kryhet duke përdorur një kompjuter pa marë parasysh vendodhjen. Kjo përfshinte kontabilitetin, zhvillimin e programeve (software-ve) dhe projektimin inxhinierik.
 
Programet shkëmbyese të studentëve u bënë popullorë pas Luftës së Dytë Botërore dhe kanë për qëllim të rrisin mirëkuptimin e pjesëmarrësve dhe tolerancën midis kulturave të ndryshme, si dhe përmirësim të aftësive gjuhësore zgjerim të horizontit të tyre social. Midis 1963 dhe 2006 numri i studentëve të cilët studionin jashtë vendit u rrit 9 herë.
 
Në fund të shekullit 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të, lidhja e ekonomive botërore dhe kulturave u zgjerua shumë shpejt. Kjo u ngadalësua nga 1910 për shkak të luftërave botërore dhe [[Lufta e ftohtë|Luftës së Ftohtë]], por ngritën sërish në 1980 dhe 1990. Revolucionet e 1989 dhe liberalizimi i mëvonshëm në shumë pjesë të botës rezultoi në një zgjerim të rëndësishëm të ndërlidhjeve globale. Migrimi dhe lëvizjet e popullsisë gjithashtu mund të theksohet si një tipar i spikatur i procesit të globalizimit. Në periudhën e viteve 1965 dhe 1990, raporti i migrimit të fuqisë punëtore përafërsisht u dyfishua. Migrimi më shumë ndodhi ndërmjet vendeve të xhvilluara dhe vendeve më pak të zhvilluara. Interneti u bë influencues në lidhjen e njerëzve në të gjithë botën. Sa i përket qershorit të 2012, më shumë se 2.4 billion njerëz, mbi një e treta e popullsisë së botës kanë përdorur shërbimin e Internetit.
 
Rritja e globalizimit nuk ka qenë asnjëherë lineare. Një ngjarje ndikuese ishte në fund të viteve 2000, e cila ishte e lidhur me rritje të ulët (në fusha si telefonatat ndërkufitare dhe përdorimi i [[Skype]]) apo dhe rritje negative e përkohshme (në fusha si tregtia) të ndërlidhjeve globale. Indeksi i ndërlidhjeve globale DHL (Global Connectedness Index) studion katër tipe kryesore të rrjedhës ndërkufitare: tregtia (të mirat dhe shërbimet), informacioni, njerëzit (duke përfshirë turistët, studentët dhe migrantët) dhe kapitali. Ai tregon se thellësia e integrimit global ra rreth një të dhjetën pas 2008, por nga 2013 kishte gjetur gjallërim para rrënimit. Raporti gjithashtu gjeti një ndryshim të aktivitetit ekonomik të ekonomive në zhvillim.
 
Shoqëria e globalizuar ofron një rrjet kompleks focash dhe faktorësh të cilët sjellin njerëzit, kulturat, tregjet, besimet dhe zakonet afërsi gjithnjë e më pranë njëri-tjetrit.
 
==Lëvizjet e popullsisë==
 
[[File:World-airline-routemap-2009.png|thumb|Trafiku i planifikuar ajror në 2009]]
Një pikëpamje thelbësore e globalizimit është lëvizja e njerëzve. Duke qenë se teknologjia e transportit u pëmirësua, koha dhe kostot e udhëtimeve u ulën ndjeshëm në shekullin 18-të dhe në fillimet e shekullit 20-të. Për shembull, udhëtimet përgjatë [[Oqeani Atlantik|Oqeanit Atlantik]] mernin 5 javë në shekullin 18-të, por rreth shekullit 20-të kërkonte më shumë se 8 javë. Aviacioni në kohët e sotme ka bëre transportimet në distanca të mëdha të shpejta dhe të përballueshme.
 
[[Turizmi]] është udhëtim për qejf. Zhvillimet në teknologji dhe në infrastrukturën e transportit, si avionët reaktiv, linja ajrore me kosto të ulët dhe aeroporte më të arritshme kanë bërë lloje të ndryshme të turizmit më të përballueshme. Mbërritjet e turistëve ndërkombëtarë tejkaluan momentin historik të 1 bilion turistëve global për herë të parë në 2012. [[Viza]] është një autorizim i nevojshëm që një shtet ia jep një të huaji, duke i lejuar ata të hyjnë dhe përkohësisht të qëndrojnë apo të largohen nga ky shtet. Disa shtete siç janë ato të [[Zona Shengen|zonës Shengen]], kanë marrëveshje me shtetet e tjera anëtare duke i lejuar qytetarët e tyre të udhëtojnë në këto vende pa vizë. [[Organizata Botërore e Turizmit]] shpalli se numri i turistëve të cilët kërkonin vizë përpara se të udhëtonin ishte në nivelet më të ulëta në vitin 2015.
 
[[Imigrimi]] është lëvizja ndërkombëtare e popullsisë në një shtet në të cilin ata nuk kanë lindur apo nuk kanë [[Shtetëtësia|shtetësinë]] për të qëndruar dhe jetuar aty, veçanërisht si residentë të përkohshëm, ose të nisin një punë si imigrant apo si një punonjës të huaj. Bazuar në [[Organizata Ndërkombëtare e Punës|Organizatën Ndërkombëtare të Punës]], sa i përket 2014 ishin 232 milion emigrantë në botë (të përcaktuar si individë jashtë vendit të tyre të origjinës për 12 muaj apo më shumë) dhe përafërsisht gjysma e tyre ishin aktive ekonomikisht (ishin të punësuar apo kërkonin punë). Lëvizja ndërkombëtare e fuqisë punëtore shpesh është konsideruar e rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Për shembull, liria e lëvizjes për punëtorët në [[Bashkimi Evropian|Bashkimin Evropian]] do të thotë se njerëzit mund të lëvizin lehtësisht në shtetet Antares për të jetuar, punuar, studiuar apo pushuar në një tjetër shtet.
 
Globalizimi është i lidhur me një rritje dramatike në arsimin ndërkombëtar. Gjithnjë e më shumë studentët janë duke kërkuar arsim të lartë jashtë shtetit të tyre dhe shumë studentë ndërkombëtarë e konsiderojnë studimin jashtë një gur të fortë për rezidencë të përkohshme në një shtet. Kontributi që studentët e huaj japin në ekonomitë e vendeve pritvs, kulturore dhe financiare ka inkurajuar aktorët kryesorë për të zbatuar iniciativa të mëtejshme për të lehtësuar mbërritjen dhe integrimin e studentëve të jashtëm, duke përfshirë ndryshime thelbësore për [[Emigrimi|emigracionin]] dhe politikat e vizave dhe procedurat.
 
Një martesë transnacionale është një martesë midis dy njerëzve nga shtete të ndryshme. Një mori problemesh speciale dalin në martesat midis njerëzve nga shtete të ndryshme, duke përfshirë ata lidhur me shtetësinë dhe kulturën, e cila shton kompleksitet dhe sfida në këto lloj lidhjesh. Në një periudhë të rritjes së globalizimit, ku një numër në rritje njerëzish kanë lidhje me rrjetet e njerëzve dhe vendeve nga gjithë bota, jo vetëm në një lokacion gjeografik, martesat përtej kufijve janë gjithnjë në rritje. Martesa transnacionale është një produkt i lëvizjes dhe emigrimit të popullsisë.
 
==Përhapja e informacionit==
 
==Shpërndarja e të mirave dhe shërbimeve==
 
jambkxe hzmdjd
 
==Globalizimi politik==
 
==Dimensione të tjera të globalizimit==
 
==Matja e globalizimit==
 
==Mbështetja dhe kritikat==
 
== Shiko dhe ==
{{Portali|Ekonomi}}
 
Line 112 ⟶ 13:
 
{{Kapitalizmi}}
 
[[Përdoruesi:Sido uku|Sido uku]] ([[Përdoruesi diskutim:Sido uku|diskutimet]])
 
[[Kategoria:Sociologji]]