Rrethi i Devollit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Seksion i Historisë është marrë nga faqja Bilishti në wikipedia, meqënëse i përshtaten më shumë Rrethit të Devollit dhe jo Qytetit të Bilishtit
Informacioni tek " Lidhje te jshtme" eshte marre nga faqja Bilishti e Wikipedias pasi ka permbajtje me te pershtatshme me kete faqe. Gjithashtu ndryshova emrin e faqes pasi tashme ne Republiken e Shqiperise nuk ekziston ndarja administrative ne rrethe.
Rreshti 1:
{{Korniza|Devoll District.svg|250px|right|Rrethi i DevollitDevoll}}
'''Rrethi i DevollitDevolli''' ështëka përbërë njërinjërin nga [[Rrethet e Shqipërisë|36-të rrethet]] e [[Shqipëria|Shqipërisë]]. RrethiDevolli bën pjesë në [[Qarku i Korçës|Qarkun të Korçës]]. Rrethi i DevollitDevolli ka 35,000 banorë (sipas [[2004]]), një sipërfaqe prej 429 km² dhe kryeqendër [[Bilishti]]n.
 
== Informacion i përgjithshëm mbi Devollin ==
 
Rrethi i DevollitDevolli shtrihet në skajin juglindor te Shqipërise. AjoAi kufizohet në pjesën veriperëndimore me rrethin e Korçës, përmes lartësive që zbresin në Liqenin e Prespës së vogël. Në anën perëndimore të luginës shtrihet shtylla kurrizore e malit Morava, i cili është kufiri më i gjatë që ndan Devollin me rrethin administrativ të Korçës. Ujërat në anën lindore i përkasin rrethit të Devollit, ndërsa ato perëndimore i perkasin korçës .. Në jugperëndim gjendet distrikti i Kolonjësi cili kufizohet përmes malit Gramoz me pjerrësinë e anës verilindore, në juglindje, në lindje dhe verilindje kufizohet me Greqinë, së bashku një vijë kufitare prej 83 km, ku lartësitë rriten mbi Nikolicë, dhe Rakickës, deri në lartesite Llapashticë. Nëpërmjet Cangonjit gryka është e lidhur me zonën e Korçës.
Pjesa juglindore e rrethit të Devollit, është reliev kodrinor. Pjesa veriore është e sheshtë dhe i takon fushës të Bilisht, e cila është e kufizuar në thellësi me një lartësi prej mbi 1000 m. Në lindje, është Gryka Kapshticë nëpërmjet të cilit kalon rruga drejt FlorinaFollorinës, Greqi. Devolli ka pasur 4 komunat dhe 44 fshatra.
 
== Pozita gjeografike dhe relievi==
 
Devolli është një krahinë e vendosur në skajin më juglindor të Shqipërisë e cila e ka marrë emrin nga lumi Devoll i cili buron në krye të luginës dhe përshkon fushën me të njëjtin emër. Devolli është krahina kyçe e cila lidh Shqipërinë me Greqinë. Lartësia mesatare e rrethit të devollit është 1380 m mbi nivelin e detit. Lartësia mesatare në devoll është rreth 900 m mbi nivelin e detit, ku zona më e ulët(shtrati i lumit të Shagut) ka lartësi prej 800m ndërsa pika më e lartë është ajo e Gramozit 2050m mbi nivelin e detit (mbi Nikolicë), zona është një luginë e rrethuar nga male dhe kodra, të mbuluar me shkurre dhe pyje, si halore. Në veriperëndim lugina e Devollit lidhet nëpërmjet Grykës së Cangonjit me fushëgropën e Korçës, në veri lindje shtrihet liqeni i Prespës së vogël i cili ndahet mes Shqipërisë dhe Greqisë, nga lindja lugina lidhet nëpërmjet Grykës së Kapshticës me shtetin grek, ndërsa në jug e jugperëndim shtrihet Devolli i sipërm i cili kufizohet me lartësitë e Gramozit 2520m. Në perëndim shtrihen lartesite e moraves me 1806 m. Në anën lindore ngrihen lartësitë Vojskovari me 1537 m,, Ruka 1234 m, Pnashovecit 1443 m. Ne pjesen perendimore shtrihen lartësitë e maleve të Goliku 1326 m, mali i Qafashtica, e 1494 m ndërsa në veri shtrihet Mali i Ivanit 1753 m. Ne jug ndodhen lartësitë e maleve Paçrova 1148 m, Bido 1314 m, Kruki 1463 m. Në qendër të luginës së Devollit shtrihet fusha a Bilishtit (në Devollin e poshtëm) rreth 840-860m mbi nivelin e detit e cila lidhet nëpërmjet Grykës së Ujkut me Liqenin e Prespës së vogël. Në jug të luginës ngrihet Pllaja e Dëmbravës rreth 940-950 m mbi nivelin e detit, ndërsa në juglindje shtrihet lugina e lumit të Shagut (800m mbi nivelin e detit) dhe pllaja e Llabanicës (920 m mbi nivelin e detit), këto të fundit janë të vetmet zona që nuk përfshihen në pellgun ujëmbledhës të lumit Devoll.
Me ndarjen e kufijve në vitin 1913 krahinës së Devollit i janë shkëputur një numër i madh fshatrash dhe janë përfshirë në shtetin grek të tilla janë zona si ajo e pellgut të prespës së vogël, zona e Gramozit apo dhe zona kodrinore(pellgu i lumit të Shagut). Fshatra të cilët ju shkëputën Devollit dhe tashmë janë në Greqi janë [[Smërdeshi]], [[Kostineci]], [[Grazhdani (Prespë)|Grazhdani]], [[Shagu]], [[Revani]], [[Zelengradi]], [[Gërleni]], [[Kalevishti]], [[Umocka]], [[Janoveni]], [[Slimica]], [[Zagari]] etj të cilët tashmë i takojnë komunave të [[Kosturi]]t, [[Follorina|Follorinës]] dhe [[Nestrami]]t.Popullsia e këtyre fshatrave është përballut me një spastrim të egër etnik dhe një numër i madh shqiptarësh është dëbuar në Turqi në gjysmën e parë të shek xx. Po ashtu pjesë e kësaj krahine është edhe [[Dardhë (fshat)|Dardha]] e cila tashmë i përket bashkisë së Korçës.
 
== Klima ==
Line 98 ⟶ 99:
[13]
 
Në vitin 886 Borisi I, këtu ndërton edhe një nga 7 kishat më të mëdha, të bëra menjëherë pasi Bullgaria pranon fenë e krishterë. Pra, përderisa Devolli përbënte një qendër të rëndësishme arsimore, kulturore dhe fetare pikërisht në kohën e sundimit bullgar dhe në Devoll për herë të parë është hartuar shkrimi sllav, janë kryer shërbesat e para në të ashtuquajturën gjuhë sllavo-kishtare, qyteti duhet kërkuar në treva ku kanë mbetur sadopak shenja të gjuhës sllave, pavarësisht kohës së gjatë. Dhe ne mendojmë se këto “kritere” i plotëson treva në rrjedhën e sipërme të lumit Devoll. Më poshtë po japim disa nga argumentet se përse mendojmë se mund të jetë në këtë vend:- Leksiku në të folmen e Devollit të sipërm është mjaft i pasur me huazime sllave. Numrin më të madh të huazimeve në këtë zonë e përbëjnë sllavizmat, nga të cilat shumica i përkasin sferës së bujqësisbujqësisë.
 
[14]
Line 108 ⟶ 109:
- Deri në vitet ‘70 të shekullit XIX, banorët e Devollit ishin dygjuhësh. Kjo dëshmohet në një shkrim të revistës “Albania”, botuar në 1898 në Bruksel. Aty thuhet se banorët e Devollit flisnin shqip dhe një gjuhë “të përzier bullgare”. Në atë kohë, krerët e 50 fshatrave u mblodhën dhe u betuan se nuk do të flisnin më gjuhën bullgare dhe nuk do ju a mësonin fëmijëve të tyre [16].- Në këto treva ekzistojnë toponime të shumta sllave, që përbëjnë edhe shumicën e toponimisë. Ne po shkëpusim disa prej tyre, që ndoshta lidhen me periudhën e përmendur të Devollit Mesjetar.
 
Bozhigrad[redakto | redakto tekstin burimor]
Fshat dhe qendër komune në Devollin e sipërm, sot njihet edhe me emrin Miras. Është kompozitë bullgare me dy tema fjalëformuese, mbiemër + emër bozhi dhe grad ; mbiemri bozhi që shpjegohet edhe me bullgarishten e sotme “Zoti, i zoti” dhe emri grad, që është “qytet ose kështjellë”. Pra na del Qyteti i Zotit ose Kështjellë e Zotit. Mendojmë se ndoshta para dyndjeve sllave qyteti të ketë qenë me formë fillestare Theopolis “Qytet i Zotit” dhe pas dyndjeve sllave të jetë përshtatur në gjuhën e tyre, siç ka ndodhur në pjesën dërmuese të rasteve, ose siç e kemi në rastin e sipërpërmendur Glavenica që është një përkthim i emrit të mëparshëm Kefalonia. Më pas kjo trajtë të ketë kaluar nga Teopolis> Deobolis>Deabolis>Devoll. Edhe në mos qoftë kështu, duke gjykuar vetëm nga semantika e fjalës Qytet i Zotit. Mendja të shkon për një qytet të rëndësishëm.
 
Afro 3 km më sipër, në drejtim të kundërt të rrjedhës së lumit, në anë të majtë të rrugës për në Arrzë e Nikolicë, ndodhet fshati Qytezë.
 
Qytezë
Qytezë[redakto | redakto tekstin burimor]
Toponimi shpjegohet me shqipen e sotme qytet me një formant diminutivi –zë qytezë, pra qytet i vogël. Është një trajtë e hershme e shqipes (shih, Çabej, Studime etimologjike v. VI f. 270). Fshati mendohet të jetë formuar në fund të shek XVII. Për identitetin e këtij fshati nuk ka të dhëna të sakta. Sipas banorëve, emri Qytezë i është vënë në kuptimi “kështjellë”. Kemi edhe një fakt tjetër, që fshatrat fqinje të Greqisë të banuara me popullsi sllave si Slimnica, Pilkati, Janoveni, Kalevishti etj., e thërrisnin Qytezën “Gradishta” që është po me rrënjë sllave grad “qytet ose fortesë”. Këtu ose sllavët e kanë përkthyer trajtën qytezë në gradishtë ose Qyteza vetë të jetë një përshtatje e formës sllave në shqip. Shkrimtari dhe studiuesi Petraq Samsuri na thotë se Qytezën më parë e quanin Qyteti i Zotit (togfjalësh i njëjtë me Bozhigradin).
 
Mali i Çernokut[redakto | redakto tekstin burimor]
Ndodhet midis Bozhigradit dhe Qytezës. Shpjegohet me etimologjinë bullgare çerni “i zi”. Tek Zllatarski (lit. e cit. f.95), referuar shkrimeve të Pahimerit, përmend edhe një fortesë afër Devollit të quajtur kalaja e Çernikut. Autori për të përforcuar hipotezën e tij për vendndodhjen e Devollit në Gostimë, e lidh këtë me Cërrikun e sotëm. Në Çernokun e cituar nga ne nuk përmendet ndonjë gojëdhënë, që të ketë pasur kështjellë në atë vend. Mali i lartë ka një shkëmb shumë të madh në majë. Por për këtë mund t’i referohemi edhe një herë gojëdhënës për Qytezën si kështjellë. Mendojmë për një kalim Çernik>Çernok.
 
Duke dalë tek rruga kryesore për të vazhduar për në Nikolicë, pak më sipër rreth 2 km, në të djathtë të rrugës kemi fshatin Sinicë.
 
Sinica
Sinica[redakto | redakto tekstin burimor]
Toponim sllav. Në këtë rast forma na paraqitet e diskutueshme, formë e vjetër dhe formë e re bullgare. Nëse i referohemi trajtës së vjetër bullgare СЫНЪ “kështjellë” së bashku me formantin -ica, del “kështjellë e vogël”. Por nëse e krahasojmë me bullgarishten e sotme син del “kaltërsi ose blu”, që mund të jetë një hidronim, meqë fshati përshkohet mes përmes me lumë, por mund të jetë edhe sipas veshjes shkëmbore në ngjyrë të kaltër që ka ky fshat. Fakti që edhe tek toponimet e tjera hasim formën “kështjellë, fortesë, qytet” na bën që të anojmë më tepër tek trajta e sllavishtes së vjetër.
 
Nikolica
Nikolica[redakto | redakto tekstin burimor]
Fshati shtrihet në këmbë të malit të Gramozit, vetëm disa kilometra larg burimit kryesor të lumit Devoll. Sipas gojëdhënave, që na tregojnë banorët e zonës (aktualisht në fshat jeton vetëm një familje), fshati ka këtë emër nga bashkimi i dy emrave të banorëve të parë në një kompozitë, të çiftit Niko dhe Lica. Referuar regjistrit turk të Korçës 1431, fshati Nikolicë ka pasur vetëm 7 shtëpi. Në Kodikun e Korçës dhe Selasforit [17], thuhet se: “deri në gjysmën e parë të shek. XVIII, Nikolica ka qenë një qytet me 6.000 banorë, ka pasur mitropoli, kisha të bukura pasi edhe në ditët e sotme fshatarët të tregojnë gërmadhat e mitropolisë dhe të kishës katedrale të Shën Kollit. Atje ka lulëzuar zejtaria, sidomos të përmendura kanë qenë objektet e prodhuara nga argjendarët e qytetit në fjalë”.Referuar historisë së Mesjetës, në kohën e car Samuillit (997-1014) në mbretërinë bullgare, si një nga gjeneralët më besnikë të Samuillit është përmendur dhe Nikolica i Larisës. Emri i saktë është Nikolla, por njihej si Nikolica për shtatin e shkurtër të tij. Pas shkatërrimit të ushtrisë bullgare nga Vasili II Bullgarvrasësi dhe qëndrimit të tij për 55 ditë në qytetin e Devollit, dorëzohet edhe Nikolica. Njihet që Vasili II, të gjithë gjeneralëve të vetëdorëzuar u jepte tituj, frone Patriarku dhe vende nën sundim. Mendojmë se emri i këtij vendbanimi të jetë vendosur për nder këtij gjenerali. (Autorët janë ende në vjelje të të dhënave rreth Nikolicës). Gjatë hulumtimeve tona në terren, në një pyll përbri fshatit, kemi gjetur edhe rrjetin e një ujësjellësi me tubo qeramike. Nga konsultimet paraprake me arkeologët, del që qeramika i përket Mesjetës ndoshta edhe më herët, pa mundur të bëhet përcaktimin e saktë i saj. Nga analizat që janë dërguar në Itali, presim edhe konfirmimin për saktësinë kohore, që do të na ndriçojnë mjaft për kohën e këtij vendbanimi.Kemi edhe një fakt tjetër, se fshatrat e kësaj zone, si Qytezë, Sinicë, Dardhë (ku ka edhe popullsi të krishtere), ka kisha të Shën Kollit.
 
Dobërgora[redakto | redakto tekstin burimor]
Është një pyll afër Arrzës, midis fshatrave Arrëz, Sinicë dhe Dardhë. Sipas banoreve të këtyre fshatrave, në këtë pyll ka pasur një manastir, në vendin ku sot është ndërtuar një vakëf me objekte të fesë ortodokse dhe myslimane. Për këtë pyll ka mjaft histori për shenjtorë që mbrojnë pyllin. Dhe vërtetë është një pyll me sipërfaqe të konsiderueshme që nuk kemi “ndërhyrjen” e sëpatës. Është toponim i pastër bullgar. Kompozitë mbiemër+emër. Mbiemri “i mirë” dhe emri “pyll”. Gërmimet në këtë pyll, mund të na japin informacione mjaft të sakta dhe me rëndësi historike. Ndoshta këtu bëhet fjalë për ndonjë manastir me rëndësi të kohës. Kemi edhe një fakt tjetër. Pjesa e pyllit që është me dru lisi, quhet Dobërgor, ndërsa pjesa me ah quhet Rahu i Kushtës. Ky ndodhet afër kishës së Shën Pjetrit të Dardhës në majë të pyllit që dardharët e quajnë pylli i Rahut. Rah kemi edhe në pjesën e pyllit nga ana e Sinicës. Ndërmjet tri zonave të quajtura Rah ndodhet Popoveni nga bullg. “e priftit”, vend mjaft i bukur, që banorët e zonës e përdornin për piknik.
 
Rah
Rahu[redakto | redakto tekstin burimor]
Po tek Zllatarski (f. 93) duke cituar Skilicën (Gjon Skilica, autor bizantin i Mesjetës) midis të tjerash lexojmë: “Pas vdekjes së Ivan Vladislavit, dhe pas dorëzimit të së shoqes dhe parisë kryesore bullgare, Ivaci (njëri nga ushtarakët bullgarë) largohet në një mal të lartë që quhej Vrohot, ku kishte kopshte dhe oborre shumë të bukura. Pasi i shijoi këto bukuri me ushtrinë që kishte mendoi të ngrinte krye dhe të rimerrte pushtetin me ndihmën e popullsisë vendase. Perandorit bizantin i tërhoqi vëmendjen kjo dhe ktheu rrugën e tij për në Devoll (koha kur dorëzohet dhe Nikolica). Këtu mendojmë për një lidhje të mundshme Vrohot me pyllin e Rahut, Vrohot>Rohot>Rahut. Për sa i përket bukurisë të përshkruar nga Skilia, kemi Popovenin midis tre Raheve që është dëshmi e gjallë edhe sot. Vargmali që shoqëron nga ana perëndimore gjithë luginën e lumit të Devollit deri tek burimi është mali i Moravës.
 
Morava
Morava[redakto | redakto tekstin burimor]
Për vjetërsinë e këtij emërtimi nuk kemi asnjë të dhënë. Nuk po merremi me etimologjinë, pasi është mjaft e diskutueshme. Mendojmë për një lidhje të mundshme me Moravinë, vend në lindje të Bohemisë, në Çeki, ku thuhet se kanë kryer misionin e tyre dy vëllezërit shenjtorë Kirill dhe Metodi, të cilët nuk arritën të kthehen kurrë në vendin e vet. Pesë prej nxënësve të tyre u kthyen, Klementi, Naumi, Gorazd moravasi, Angellari dhe Sava. Këta së bashku me dy mësuesit e tyre, njihen si “Shtatë Shenjtorët”. Kulti i tyre nuk është i njohur në Evropë. Mendohet se ata janë nderuar në trevat e Ohrit, Prespës dhe në Rodopet (Bullgari)[18]. Nuk kemi të dhëna për përhapjen e kësaj ikone në trevat e Devollit. Ekziston mundësia (mendimi ynë), që dy prej nxënësve Klimenti ose Naumi, që mendohet të kenë qenë vëllezër gjaku, t’i kenë dhënë emrin këtij vargmali për nder të Moravisë, vendi ku ata mësuan.
 
Line 139 ⟶ 140:
 
Natyrisht që tema është tepër e gjerë dhe kërkon fakte dhe dëshmi të tjera, por formanti konferencës dhe i punimit na bën “të kënaqemi” me këto të dhëna. Ne jemi në proces hulumtimesh dhe konsultimesh me specialistë të fushave përkatëse për të dalë në një konkluzion sa më objektiv dhe koherent.
 
* Peshq: krapi, mërenja, kleni, trofta etj
 
 
Line 222 ⟶ 223:
 
== Lidhe te jashtme ==
Devolli – Lumi i Djallit apo Lumi i Zotit ?
 
Vështrim kritik rreth një studim mbi etimologjinë e fjalës “Devoll”Nga Vepror Hasani
 
Kohë më parë, dy pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, dr. Dhimitër Bello dhe prof. as., Robert Damo, morën përsipër të zbulonin kuptimin e fjalës “Devoll”. Me këtë emër njihet lumi i Devollit, rrethi i Devollit dhe qyteti prehistorik i kësaj krahine, i cili ende nuk është zbuluar se në ç’vend ndodhet. Pas deshfrimit të fjalës “Devoll”, Bello dhe Damo do të zbulonin edhe vendndodhjen e qytetit, sepse do të ishte etimologjia e kësaj fjale që do t’i çonte atje. Pra, kështu duket se ka qënë synimi dhe pretendimi i tyre.
 
Prejardhja
Deri më sot nuk ka pasur asnjë dilemë që emri “Devoll” rrjedh nga fjala “Deaboli” apo “Deboli”, madje nuk ka asnjë mëdyshje që ky lumë në krye të herës është quajtur “Eordhaik”. Po kaq e vërtetë është që në këto troje ka jetuar fisi ilir i eordejëve. Pra, çdo lloj studimi kishte dhe ka mundësinë të niste apo të nisë mbi një bazë të sigurtë. Pas përfundimit të studimit, ata (Bello dhe Damo), sollën idenë e tyre: kishin arritur në përfundimin se lumi i Devollit ka kuptimin “Lumi i Djallit”. Për rrjedhojë, edhe zona (rrethi) ka kuptimin “Krahina e Djallit”, edhe qyteti, ende i pa zbuluar, ka pasur emrin “Qyteti i Djallit”. Ky studim është botuar kohë më parë në një apo dy të përditshme, nën titullin: “Lumi i Djallit”! i shoqëruar edhe nga mbititulli : “Mbi vendndodhjen e Devollit, nën vështrimin toponimik”. Veç sa më sipër, materiali në fjalë, paraqitet si prodhim i Universitetit “Fan Noli” Korçë. U njohëm rastësisht me këtë studim, i cili çuditërisht linte pezull mjaft pikpyetje, pasi më shumë se çdo shpjegim tjetër, Lumi i Devollit ka kuptimin “Lumi i Zotit” dhe jo “Lumi i Djallit”.
 
Tezat
Ku qëndrojnë kundërshtimet mes dy tezave: nëse lumi i Deabolit do të kishte kuptimin e djallit, atëherë automatikisht do të kuptonim se ky lumë e ka prejardhjen nga fjala greke (diavolos), në të njëjtën kohë dhe qyteti Deaboli do të na shndërrohej në “Theapolis”, që do të thotë “Qytet i Zotit”, por tashmë në kuptimin e gjuhës greke. Kjo tezë jo vetëm që është e pabesueshme, por njëherazi është dhe e absurde. Argumentet, pse lumi i Deabolit nuk mund të ketë kuptimin “Lumi i Djallit”, por “Lumë i Zotit” do t’i sjellim më poshtë.
 
Me të njëjtin emër
Dy profesorët, studimin e tyre e nisin me këto fjalë: “Pakkush e di sot se emri Devoll haset në funksion të trefishtë nominativ; si emër qyteti, lumi dhe rrethi. Tek ne rëndom njihet me dy funksionet e fundit”. Në të vërtetë konkluzioni i pedagogëve nuk është i plotë, sepse nga gjithkush dihet që në trojet e Devollit jetonin Eordejtë, krahina quhej Eordea, kurse lumi i Devollit në krye të herës është quajtuar “Lumi i Eordaikut”, ashtu sikurse Vjosa quhej “Aosi” dhe lumi i Osumit “Aspi”. (Shumë nga lumenjtë nuk kanë pasur emrat e sotëm). Ndërkohë edhe qyteti i kësaj krahine quhej Eordea, ashtu si vetë krahina. Pra, kjo krahinë, qyteti i saj, dhe lumi, kanë pasur gjithnjë të njëjtin emër. Sipas arkeologut Hasan Ceka, “eordejt e linkestët banonin në Devollin e Sipërm, respektivisht përreth Liqenit të Pogradecit, d.m.th. në pjesën lindore, veriore dhe veriperëndimore të qarkut të Korçës”. Kjo do të thotë, që në atë kohë, gjithë shtrirja gjeografike, quhej Eordea. Pra, edhe rrethinat e Pogradecit, edhe Korça, edhe Devolli, madje deri në liqenin e Kosturit (po ta themi më thjeshtë) këto troje kanë qënë të banuara nga devollinjtë,(eordejtë) Dhe jo vetëm kaq, Eordejtë shtriheshin deri në kufi me Gorën dhe Oparin, aty ku takoheshin me fisin e Atintanëve. Për rrjedhojë, edhe kur lumi i Eordaikut u shndërrua në Deabolis, të njëjtin emër mori edhe krahina, edhe qyteti. Nuk është aspak çudi që qyteti Eordea të jetë shndërruan në Deaboli, fill pas shkatërimeve që pësuan këto troje nga ushtria e konsullit Romak, Sulpici më 199 p.e.s apo nga shkatërrimet e ushtrisë maqedonase të Perseut më 171 p.e.s, sepse në shek II, qyteti Erodia del me emrin Deboli. Gjithsesi, Bello dhe Damo, nuk i referohen aspak kësaj periudhe, ata, çuditërisht, e përqëndrojnë studimin e tyre vetëm gjatë kohës së pushtimit bullgar dhe mbi toponimet sllave. Por të shpjegosh gjuhën shqipe përmes sllavishtes, kjo përpjekje do të ishte edhe më shumë se absurd.
 
Devolli- Lumi i Djallit
Dhimitër Bello dhe Robert Damo, pasi analizojnë çdo toponim sllav dhe çdo burim sllav, pa i krahasuar ato me burime të tjera, dalin në përfundimin se domethënia e Lumit të Devollit është “Lumi i Djallit”. Cilat janë argumentet e tyre?. Bello dhe Damo pasi sjellin në vëmendje të studimit se Devolli është përmendur fillimisht si qyteti Debolia nga gjeografi grek, Ptolemeu që në shek II-të, pohojnë: “Emërtimin Devoll, me trajta paksa të ndryshme fonetike, e hasim shumë herët. Më pas, në studime dhe dokumente të ndryshme, emri paraqitet me forma të ndryshme. Në Mesjetë, tek Ana Komnena, kemi një devijim fonetik dhe semantik të emrit duke e quajtur Lumi i Djallit, flumen Diaboli, ndërsa në kohën e kryqëzatave arrin të quhet flumen Deamonis. Po kështu, emrin e hasim edhe në trajtat e tjera në periudha të ndryshme si Deaboli, Deabolis, Deebu (1273), Deavolis, Dievolis, si dhe Euali (1351, 1367), Drevale, Jevali (1360, 1363), Dievali (1344, 1347, 1359), Devoli (1380)[1]“. Pra, nga gjithësa shihet përevç devijimit fonetik që ka sjellë Ana Komneni, në asnjë rast tjetër ky lumë nuk është quajtur “Diaboli” që të ngulmohet te kuptimi “Lumi i Djallit”. Megjithatë dy pedagogët tashmë e kanë hedhur hapin e parë. Për ta lumi i Deabolit është “Lumi i Djallit”.
 
Devolli-Lumi i Zotit
Krejt në kundërshtim me dy pedgogët e cituar më sipër, studiuesi Perikli Ikonomi, na jep një shpjegim tjetër: Sipas tij, Lumi i Devollit quhej “Lumi i Zotit”, sepse ky lumë shkonte në drejtim të malit të shenjtë të Tomorit dhe ka qënë i lavdëruar edhe nga perënditë e këtij mali. Kjo do të thotë se edhe krahina është quajtur “Toka e Zotit” edhe qyteti prehistorik “Deabolis” ka qënë “Qytet i Zotit”. Shprehimisht Perikli Ikonomi e shpjegon kështu: “Devolli e ka marrë emrin nga Deolum-Deoli- Deolli. Ky lumë vjen nga fjala latine Deus (Divus) –Perëndi, (i shenjtë), d.m.th. deo-lum a deo-lumi, deolum –deoli-Deolli. Ky lum në kohë të vjetra ka qënë i pabashkuar me Osumin dhe ka pasur rrugë tjetër që sot ka emrin “Dell”i, atëherë quhej Eordhaik”. Pra edhe nëse i referohemi Ptolemeut, ku ai këtë lumë e sjell me emrin “Debolia”, rrënjën e kësaj fjalë e gjemë te latinishtja. Një variant të kësaj ideje sjellin edhe dy pedagogët, Bello dhe Damo, por çuditërisht ata nuk e marrin parasysh. Ata shprehen se “sipas akademikut bullgar St. Mlladenov, toponimi fillimisht duhet të ketë qenë një substrat hidronimi dhe burimin e sheh në rrënjën trakase Dev-ula me kuptimin “rrjedh”. Dy pedagogët sjellin edhe një shembull tjetër dhe sërish nuk e marrin parasysh, ku konstatojnë se, “sipas një tjetër studiuesi, po bullgar, Zhivko Vojnikov toponimin e nxjerr nga protobullgarishtja (gjuhë ugro-fine), duke e lidhur këtë me semantikë paralele me iranishten dewol, diwol me kuptimin “mur” dhe jep analogen indoevropiane të trakishtes dava- deva me kuptimin “fortesë, qytet”. Pra edhe studiesit bullgarë nuk sjellin ndonjë përngjasimi me fjalën “djall” Të gjitha këto tregojnë se domethënia e fjalës “Deboli “duhet kërkuar te rrënja “devus”. Më shumë se te kushdo tjetër, e vërteta duket se është në anë të Perikli Ikonomit. Ja edhe një argument më shumë: Në qëndër të Devollit të Sipërm, ngjitur me lumin e Deabolit (Devollit) gjendet një fshat me emrin Bozhigrad që në sllavisht do të thotë “Qytet i Zotit”, pra, emri “Deabolis”, thjesht është sllavizuar me kuptimin që ka pasur dikur. Dhe ndërsa dy pedagogët e këtij studimi mbërrijnë në këtë pikë, shprehen: Bozhi-grad do të thotë “qytet i zotit”, atëherë qyteti i Deabolit ka qënë “Theopolis”, që greqisht do të thotë “qytet i Zotit” Të mbërrish në konkluzione të tilla, nuk është e nevojshme të jesh profesor, sepse shkruan vetëm atë që dëshiron, pa sjellë asnjë provë. Pra, dy pedagogët, lumin e duan të jetë i djallit, (Diavolos) ndërsa qytetin e duan të jetë i zotit, (Theopolis) paçka se lumi dhe qyteti kanë pasur të njëjtin emër: Deaboli. (Duket sikur pedagogët e kanë harruar atë që kanë shkruar në fillim, kur thonë se krahina, qyteti dhe lumi mbanin të njëjtin emër). E vërteta është se banorët e sotëm të Devollit edhe sot e kësaj dite e konsiderojnë lumin e tyre si lumë të shenjtë, sepse ishte dhe është ky lumë që i jep ujë gjithë fushës së tyre dhe “hakmerrej” me ta, sa herë delte nga shtrati. Për të gjitha këto arsye, ky lumë quhej i shenjtë, trojet të shenjta, qyteti i shenjtë.
 
Devolli sipas gjuhëve sallave
Në këtë studim, që nga fillimi e deri në fund, Bello dhe Damo, e kanë kërkuar etimologjinë e fjalës “Devoll” vetëm te gjuhët sllave. (Se si mund të shpjegohet një fjalë ilirike me gjuhën sllave këtë e dinë vetëm dy pedagogët!) Ja varianti i parë sllav: fjala “De-voll” jep kuptimin “ku- dhëmb”, sepse, sipas sllavishtes, rrokja e parë “de” ka kuptimin “ku” dhe rrokja e dytë “voll” ka kuptimin “dhëmb” që do të thotë “ku dhëmb”. Varianti i dytë sallav : “De-voll” do të thotë “ajs o ka”, sepse, kësaj radhe, rrokja e parë “de” ka kuptimin “ajs” dhe rrokja e dytë, “voll”, kuptimin “ka”, që përfundimisht do të thotë “ajs (ec) o ka”.(A nuk janë qesharake(!). Koincidenca të tillë mund të sillnin edhe fjalën “dua-bukë”, dhe kjo është shkencë (!) Duke u përqendruar te toponimet sllave, dy pedagogët marrin në analizë një sërë toponimesh sllave, të mbetura gjatë pushtimit të tyre, duke filluar që nga fjala : Bozhigrad, mali i Çernokut, Sinicë, Nikolicë, Dobërgorë etj, që sipas shpjegimit të tyre: “Ky qytet (Deaboli) paraqet rëndësi të madhe si për albanologjinë po kështu edhe për sllavistikën, përkatësisht bullgaristikën”. Por kur në këtë zonë ndeshen me fshatin Qytezë që ka një emër të pastër në shqip, kjo edhe sipas Çabejit (qytet i vogël), pedagogët nxjerrin këtë përfundim : “Këtu ose sllavët e kanë përkthyer trajtën qytezë në gradishtë ose Qyteza vetë të jetë një përshtatje e formës sllave në shqip”. Sipas kësaj logjike i bie që fshatrat e Devollit paskan pasur emra sllavësh, ndërsa shqiptarët i paskan shqiptarizuar ato (!) Dhe në vijim të këtij studimi, dy autorët vënë në dukje se, “fama e madhe e këtij qyteti lidhet më shumë me misionin kishtar dhe arsimor të Klimentit dhe Naumit, nxënës të dy shenjtorëve vëllezër Shën Kirilli dhe Metodi, misionarë bizantinë që ngarkohen për hartimin e alfabetit sllav, që njihet sot tek ne si Cirilik për nder të Shën Kirillit. Misionarët vdesin në Moravi (Çekia e sotme), duke lënë një alfabet të quajtur glagolik me paraqitje si hieroglifë. Janë pikërisht nxënësit e tyre dhe kryesisht Klimenti dhe Naumi që hartojnë alfabetin që kanë edhe sot sllavët. Pra, me pak fjalë, Devolli është një nga qendrat e hartimit të alfabetit sllav”. (Ndoshta për këtë arsye, dy pedagogët vënë në dilemë emrin e fshatit Qytezë, nëse ne e kemi marrë nga bullgarët apo bullgarët e kanë marrë nga ne (!).
 
Në kërkim të qytetit Deaboli
Pa u zgjatur shumë, dy autorët e studimit arrijnë në përfundimin se qyteti Deaboli duhet të jetë fshati Zvezdë (Çuditërisht dy pedagogët kërkimet e tyre i bëjnë në Devollin e sipërm duke na treguar se deri ku shtriheshin bullgarët në këtë krahinë, ndërsa befas zbulimin e bëjnë në fshatin Zvezdë të Korçës) Megjithatë, cili është shpjegimi i tyre? Siç shpjegojnë vetë pedagogët, ata janë mbështetur te jetëshkrimi i Peshkopit Mihail të Devollit, i cili ka qenë Peshkop grek i qytetit të Devollit në fillim të shek. XII, dhe që tregon se në fillim të këtij shekulli, qyteti i Devollit ishte quajtur Selasforos, “Dritëmbajtës”. Fill pas kësaj thënie, autorët bëjnë këtë lidhje kuptimore: Selasfor do të thotë “dritëmbajtës”, ndërsa Zvezdë në sllavisht do të thotë “yll”, pra, sipas tyre, dritëmbajtës-yll, është e njëjta gjë, atëherë Deaboli është Zvezda. Në gjithë këtë shpjegim një gjë nuk kuptohet qartë: Deaboli u shndërrua në Zvezdë dhe më pas në Selasfor apo Deaboli fillimisht u kthye në Selasfor dhe pastaj u bë Zvezdë, sepse fillimi i shekullit XII shënoi dhe fundin e pushtimit bullgar në këto treva, çka do të thotë se Selasfor ka qënë emërtimi i fundit i qytet Deaboli. Atëherë si ka mundësi që Selasfori u harrua dhe Deaboli sërish shndërrua në Zvezdë?! Shpjegimi është më i thjeshtë se kaq: Selasfori ishte emri i peshkopatës, por nuk kishte asnjë lidhje me qytetin e Deabolit, sepse me rënien e kësaj peshkpate u harrua dhe emri i saj. Pavarësisht përpjekjet që kanë bërë dy pedagogët për t’i dhënë qytetit të Deabolit kuptimin e “Qytetit të Djallit”, duket qartazi dhe hapur që argumentet e tyre nuk qëndrojnë dot në këmbë. Sigurisht më shumë se sa toponimet sllave do të jenë gërmimet arkeologjike ato që do të thonë fjalën e fundit dhe nuk do të jetë aspak çudi që e vërteta do të jetë në anën e studiuesit Perikli Ikonomi, i cili ka argumente të besueshme që ky lumë quhej “Lumi i Zotit”, eordejtë “njerëz të Zotit” dhe qyteti i tyre Qytet i Zotit”. Çdo studiues serioz e shikon prejardhjen e fjalës “Debolis” te rrënja “devus” që do të thotë “Zot”dhe të gjuha shqipe e vjetër, te rrënjët e saj.
[http://www.devolli.net/ Guida Turistike e Rrethit Devoll]