Gadishulli Ballkanik: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 32:
Gadishulli Ballkanik ka disa [[Liqeni|liqene]], me prejardhje tektonike i [[Liqeni i Ohrit]], [[Liqeni i Prespës]], i Janinës, i Kosturit, tektonik dhe karstik i [[Liqeni i Shkodrës|Shkodrës]], akullnajor i [[Liqeni i Plavës]] dhe shum liqene të vogla në malet e larta, liqene lumore e artificiale.
 
== Bimësia Selami Mustafa 04/01/1991==
Bota bimore e Gadishullit Ballkanik është e llojllojshme. Në Gadishullin Ballkanik gjendet afër 70% e të gjitha llojeve të bimësisë së kontinentit që numron përafërsisht 7.000 lloje. Flora dhe fauna e Ballkanit paraqet një përzierje në mes të asaj evropiane dhe aziatike. Bimësia dhe fauna e Gadishullit Ballkanik ndahet në dy formacione: mesdhetare dhe Evropës Qendrore. Në bimësinë mesdhetare bëjnë pjes që shkurret me gjelbërim të përhershëm-makijet me këto lloje bimësh: mareja, shqopa, xina, mërsina, gjineshtra etj., pastaj disa drunj të lartë si selvia, valanidhi, pisha e butë dhe pisha e egër etj. Në brendi të gadishullit ndryshon klima e me këtë edhe bota bimore. Bimësia e e brendësisë së Ballkanit karakterizohet me pyje gjetherënëse siç janë: bungu, qarri, shparthi, panja, mëlleza, frashëri i bardhë, ahu, shkoza etj., dhe mbi to pyjet gjethembajtës - halorët si: pisha e zezë, bredhi, rrobulli etj. Mbi këto pyje shtrihen kullotat alpine.