[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v AT44 zhvendosi faqen Xhingis Kan tek Xhingis Han
vNo edit summary
Rreshti 1:
{{Infobox Imperator
|name =GenghisXhingis KahnHan
|title =KahnKagani i parë i Perandorisë mongoleMongole <br/> (Hani i Madh i Mongolëve)
|image =[[SkedaFile:YuanEmperorAlbumGenghisPortrait.jpg|300px]]
|reign =1206–1227
|coronation =
|successor =[[ÖgedeiOgodaj KhanHan]]
|heir =
|consort =[[Börte Ujin]]<br />[[Khulan]]<br />[[Yisugen]]<br />[[Yisui]]
|royal house =
|royal anthem =
|father =[[YesükheiJesugej]]
|mother =[[Ho'elunHoelun]]
|date of birth =[[1162]]
|place of birth =Malet KhentiiHentij, [[Mongolia|Mongoli]]a
|date of death =[[1227]]
|place of burial=
}}'''Xhingis Han''' (i lindur '''Temyxhin''', [[Mongolishtja|mongolisht]]: ''Тэмүжин''; lindi rr. 1162 – vdiq më 18 gusht 1227) ishte [[Hani|hani i madh]] dhe themeluesi i [[Perandoria Mongole|Perandorisë Mongole]], e cila u bë perandoria më e madhe me vazhdimësi territoriale në histori pas vdekjes së tij. Ai erdhi në pushtet duke bashkuar shumë nga fiset nomde të [[Azia|Azisë Verilindore]]. Pasi themeloi perandorinë dhe u shpall "Xhingis Han", ai filloi [[Pushtimet Mongole|pushtimet mongole]], ku u pushtua pjesa më e madhe e [[Euroazi|Euroazisë]]. Ekspeditat e filluara gjatë jetës së tij përfshijnë ato kundër [[Karahitajët|karahitajëve]], [[Kaukazi (regjion)|Kaukazit]], si dhe [[Perandoria Harezmide|Perandorisë Harezmide]], [[Perandoria Xhurxhene|Xhurxhene]] dhe [[Shia Perëdimore|dinastisë së Shiasë Perëdimore]].
}}
 
Këto ekspedita shpesh shoqëroheshin nga masakrat të gjera ndaj popullsisë civile, veçanërisht në tokat e kontrolluara nga Harezmia dhe Shia Perëndimore. Deri në fund të jetës së tij, Perandoria Mongole pushtoi një pjesë të konsiderueshme të [[Azia Qendrore|Azisë Qendrore]] dhe [[Kina|Kinës]].
[[Skeda:Genghiskhantraditional.svg|thumb|left|Genghis Kahn në shkrimin tradicional mongol]]
Njihet deri tani si një luftëtar i pamëshirshëm, që vetëm shkatërroi, vrau e preu gjatë sundimit të tij të lavdishëm, që shtrihej nga tokat e Azisë së largët deri në portat e Europës. Të paktën kështu thotë një pjesë e historisë, ose ajo që kanë dashur të dëgjohet këto 800 vitet e fundit, që nga dita kur i famshmi i Mongolisë dhe i botës, '''Genghis Khan''' u shndërrua në pushtuesin më të madh të të gjitha kohërave. Ky personazh madhështor, jeta, bëmat dhe vdekja, madje edhe pasvdekja e të cilit ndërthuren me mite e legjenda mistike, është në prag të “ringjalljes” së madhe, ose siç i pëlqen regjisorit rus, Sergei Bodrov, të thotë, në prag të riparjes dhe rikonsiderimit të tërë historisë së tij. Deri tani, në librat e historisë për Genghis, mund të lexosh shprehje të tilla si: “Kulmi i kënaqësisë së njeriut të stepës ishte të kapte armiqtë e t’i shihte të zhytur në një banjë gjaku, si dhe të përdhunonte gratë e tyre”. Nga viti 1162 deri në vitin e vdekjes 1227, Genghis i priu hordhive në një fushatë të jashtëzakonshme pushtimesh të pakrahasueshme në tërë historinë e njerëzimit. “Heroi mongol është një nga emrat më pak të pëlqyer në Rusi. Kam lexuar për të vetëm gjëra të këqija: barbar, primitiv, i pamëshirshëm, thuajse monstër”, thotë Bodrov, i cili ka mbaruar së realizuari pjesën e parë të një trilogjie kushtuar mongolëve. Por kjo nuk është përpjekja e parë kinematografike për të sjellë heroin mongol në ekranin e madh. Omar Sherif, aktori i famshëm egjiptian, e interpretoi në një film të vitit 1965. Në vitin 1998 kemi edhe një përpjekje të kinezëve, por të dyja nuk janë vënë re në botën kinematografike. “Kam gërmuar shumë për të bërë këtë film dhe kam gjetur histori të mrekullueshme për fëmijërinë e Khan-it. Ai nuk ishte aspak një monstër siç e përshkruajnë. Ishte thjesht një person i lindur me aftësinë për të notuar kundër rrymës. Në Rusi dhe në vende të tjera, figura e Genghis është ajo e një njeriu të përçmuar, ndërsa në Azinë Qendrore ai është një hero”, shprehet regjisori. A përbën ky film një rast të mirë për të rishkruar një pjesë të historisë të parë dhe të treguar shtrembër ? Një pjesë e mirë e filmit është bazuar në librin e famshëm të një historiani britanik: “Jeta, vdekja dhe ringjallja e të madhit të Khanëve”. Sipas Bodrov, Genghis është keqkuptuar gjithë këta shekuj. Arsyeja është arkivore. Në rastin e tij, historia u shkrua nga ata që u pushtuan prej mongolëve dhe viktimat janë gjithmonë të njëanshme. Vetë mongolët kanë kaluar periudha shumë të errëta dhe në ato kushte, nuk mund të hidhnin dritë në faktet e rreme. Vetëm në shekullin e 19, një libër i koduar kinez, “Historia e fshehtë e mongolëve”, u shfaq si për të vënë drejtësinë e munguar në vend dhe në vitin [[1980]] u botua edhe versioni i tij në Perëndim. Ai është një rrëfim i krahasueshëm me “Iliadën”, ose sagën e Norsëve dhe në të jepet një portret më lirik dhe më romantik i Genghis Khan-it. Ndoshta djaloshi fillimisht e nisi gjithçka si një hajdut e grabitës i vogël, por brenda një periudhe 20-vjeçare ai komandonte vendin në të cilin sot shtrihet Mongolia dhe veç tij gjithë republikat e Azisë Qendrore, si dhe një pjesë të Rusisë, Iranit, Pakistanit, Afganistanit, Indisë, Kinës dhe Koresë së Veriut. është pushtuesi dhe pushtimi më i madh i të gjitha kohërave. Një ndër trashëgimitë më të mëdha të luftëtarit ishte edhe unifikimi i Kinës. Sigurisht që pushteti i madh i Genghis vinte nga gjenialiteti ushtarak, por kjo është vetëm një pjesë e historisë së Khan-it të madh. Rishikimi i figurës së tij ka të bëjë me nxjerrjen në pah të vlerave shumë më të mëdha të tij. Ai në fakt ishte një çlirimtar, një njeri që respektonte nderin dhe fjalën, kishte tolerancë fetare, vlerësonte gratë e forta, nxori shumë ligje. Në njëfarë mënyre, ai ishte një Napoleon po me përmasa shumë më gjigante. Në Rusi, gjatë periudhës së komunizmit, Genghis ishte një “mollë e ndaluar”. E njëjta situatë ishte edhe në republikat sovjetike të Azisë Qendrore, duke qenë se edhe ato ishin vende satelitë të Moskës. Më shkatërrimin e perandorisë sovjetike, miti dhe figura e Genghis Khan-it nisi të rilulëzojë dhe heroi ka nisur të ringjallet e të kërkojë me ngulm vendosjen e nderit në vend. Për banorët e kësaj pjese të Azisë, Genghis është një hero, ai konsiderohet si simbol i patriotizmit. Një tjetër vend ku figura e Genghis po lulëzon është edhe vetë Kina. Gjatë Revolucionit Kulturor, heroi ishte “varrosur”, emri dhe bëmat e tij ishin ndaluar. Megjithatë njerëzit e veneronin fshehurazi, ndërsa sot kinezët pretendojnë se heroi mongol është në fakt kinez. Në Kinë thuhet se në kohën e kulmit të sundimit të Genghis, situata në vendet e pushtuara ishte aq e qetë e nën kontroll, saqë një vajzë e virgjër me një thes flori me vete mund të ecte nga njëri skaj i perandorisë në skajin tjetër, pa u prekur me dorë. Një pjesë e filmit është xhiruar nëpër “Rrugën e Mëndafshit” të dikurshme dhe banorët e atyre zonave e kishin për kënaqësi të veçantë që të ndihmonin xhirimet për filmin e një njeriu që për ta është mit dhe motiv krenarie. Filmi ka ngjallur interesim të ri ndaj Genghis-it, i cili hap pas hapi ka nisur procesin e “ringjalljes”. Po çfarë na kanë dhënë mongolët? Një nga “dhuratat” e tyre është edhe “dhimbja e madhe e kokës” me emrin Tibet. Zhvillimet e fundit në lidhje me krahinën bashkëngjitur Kinës janë pasojë e Genghis, i cili ishte i pari që ia bashkoi Tibetin Kinës. është ironike që Kina ia detyron identitetin e saj gjeografik mongolëve dhe asaj çka ndodhi në jetën e një djaloshi mongoles në shekullin e 13. E ndërsa jeta e Genghis mund të dokumentohet nga disa vepra, mister i vërtetë mbetet vdekja. Thuhet se jetoi gjatë për kohën, deri në moshën 65-vjeçare. Varri i tij mbetet një nga misteret më të mëdha arkeologjike. Disa thonë se ai u zhduk vetë sapo e ndjeu se sëmundja e kishte vënë për poshtë. Të tjerë rrëfejnë se e vrau një nga gratë e reja, duke ia prerë organin seksual. Të paktën deri në atë moment, Genghis kishte qenë i famshëm edhe për forcën mashkullore.
 
Para se të vdiste Xhengis Hani emëroi [[Ogodaj Han|Ogodaj Hanin]] si pasardhës të tij. Më vonë, nipërit e tij e ndanë perandorinë e në disa [[Hanati|hanate]].<ref>{{Cite book|title=History of the Mongol Conquests|last=Saunders|first=John Joseph|publisher=University of Pennsylvania Press|year=2001|isbn=0-8122-1766-7|location=Philadelphia|orig-year=First published 1972}}</ref> Ai vdiq në vitin 1227 pasi mposhti Shianë Perëndimore. Ai u varros në një varr pa shënime diku në [[Mongolia|Mongoli]].<ref>{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=OXTv9a0HZakC&lpg=PA247&dq=tangut%20castrate%20genghis&pg=PA254#v=onepage&q&f=false|title=Genghis Khan: Life, Death, and Resurrection|publisher=Bantam|accessdate=May 17, 2014|year=2004|isbn=0-312-36624-8|edition=reprint, illustrated|pages=254–55|author=John Man}}</ref> Pasardhësit e tij e zgjeruan Perandorinë Mongole në pjesën më të madhe të [[Euroazi|Euroazisë]], duke pushtuar ose krijuar shtete vasale në të gjithë [[Kina|Kinën]] e [[Korea|Korenë]] e sotme, në [[Kaukazi (regjion)|Kaukaz]], [[Azia Qendrore|Azi Qendrore]] dhe pjesë të konsiderueshme të [[Evropa lindore|Evropës Lindore]] dhe [[Azia Jugperëndimore|Azisë Jugperëndimore]]. Shumë prej këtyre pushtimeve përsëritnin masakrat e mëhershme të popullatave vendore. Si rezultat i kësaj, Xhingis Hani dhe perandoria e tij kanë një reputacion të frikshëm në historitë e këtyre vendeve.<ref name="mongolia">Ian Jeffries (2007). ''[https://books.google.com/books?id=fcgQ9nX0H3gC&pg=PA5&dq&hl=en#v=onepage&q=&f=false Mongolia: a guide to economic and political developments].'' Taylor & Francis. pp. 5–7. ISBN 0-415-42545-X</ref>
[[Skeda:Mongol Empire map.gif|thumb|Përparimi mongol në Eurasi|300px]]
 
Përtej arritjeve të tij ushtarake, Xhingis Hani e zhvilloi Perandorinë Mongole në mënyra të tjera. Ai dekretoi alfabetin ujgur si shkrimin zyrtar të Perandorisë Mongole. Ai gjithashtu praktikoi meritokracinë dhe nxiti tolerancën fetare në Perandorinë Mongole dhe bashkoi fiset nomade të Azisë Verilindore. [[Mongolët]] e sotëm e konsiderojnë atë si "babai i kombit mongol".<ref>{{cite web|accessdate=January 26, 2010|url=http://www.accd.edu/sac/history/keller/mongols/empsub1.html|title=Genghis Khan|publisher=[[North Georgia College and State University]]|deadurl=yes|archiveurl=https://web.archive.org/web/20100306053246/http://www.accd.edu/sac/history/keller/mongols/empsub1.html|archivedate=March 6, 2010|df=mdy}}</ref>
== Në kërkim të Genghis Khan ==
Sipas legjendës, kur Genghis Khan vdiq në vitin 1227 në atë që sot është Kina veriore, ndjekësit e tij donin ta mbanin vdekjen të fshehtë nga armiqtë e mongolëve. Kështu, teksa grupi që shoqëronte trupin kthehej në Mongoli, ata vranë çdo person që u dilte para rrugës - më shumë se 20000 - kështu që lajmi për vdekjen nuk do të përhapej. Më pas, kur e varrosën, ata ose riorientuan një lumë për të mbuluar vendin e varrimit, ose vunë kuajt që të shtypnin tokën me qëllim që të mos mbetet asnjë gjurmë, ose i vranë të gjithë ata që e varrosën, dhe më pas vranë edhe vrasësit. Nuk ka prova të forta që tregojnë, se ndonjë nga këto gjëra kanë ndodhur. Ndoshta mund të jenë garnitura të mëvonshme që janë hedhur me qëllimin për të shpjeguar një rrethanë të spikatur të historisë: vendndodhja e varrit të Khan mbetet mister.
[[Skeda:Gengis Khan empire-fr.svg|thumb|300px|Rruga e Genghis Kahn]]
 
Megjithëse i njohur për brutalitetin e ekseditave të tija dhe i konsideruar nga shumë njerëz si një sundues gjenocidial,<ref>{{cite web|title=The World's Richest Terror Army|url=http://www.bbc.co.uk/programmes/p02rhxgr|publisher=BBC|author1=Peter Taylor|authorlink1=Peter Taylor (journalist)|date=May 27, 2015|quote=Beheadings and mass slaughter are the hallmark of [[Islamic State of Iraq and the Levant|IS]] – whole villages massacred, women cast into slavery. But this butchery is not random. It is callous and calculated, as former British intelligence officer [[Alastair Crooke]] points out: 'They in fact in some ways copy Genghis Khan and the Mongol approach to military conquest. You create an absolute fear deliberately in your enemies, and the first time you come to a village you kill everyone, the dogs, the cats, everything. Destroy it down to the ground.'}}</ref> Xhingis Hanit gjithashtu i takojnë meritat për sjellen e [[Rruga e Mëndafshit|Rrugës së Mëndafshit]] nën një mjedis politik koheziv. Kjo solli komunikimin dhe tregtinë mes Azisë Verilindore dhe [[Lindja e Mesme|Azisë Jugperëndimore myslimane]] dhe Evropës së krishterë, duke zgjeruar kështu horizontet e të tre fushave kulturore.
Perandoria mongole u tkurr me po atë shpejtësi që u zgjerua - një fakt që mund të ketë luajtur rol të madh në mbajtjen sekret të vendndodhjes së varrit të Genghis Khan. Për shekuj, popujt e Mongolisë ruajtën një stil jetese tradicional nomad që linte shumë pak kohë për të medituar për të kaluarën e largët. Në shekullin 20, Bashkimi Sovjetik dominoi Mongolinë dhe, ndërkohë që e modernizoi, ai i druhej nacionalizmit mongolez dhe kështu që nuk lejonte hulumtime në historinë e kombit.
 
Por në 20 vitet e fundit është parë një shpërthim interesi për Genghis Khan. Jashtë vendi, reputacioni i tij si një barbar i etur për gjak ka pësuar një rishikim të thellë, pjesërisht falë librave si Genghis Khan dhe krijimi i botës së re.
 
Në Mongoli, Genghis nderohet në një masë që i afrohet Hyut. Imazhi i tij shfaqet kudo. Aeroporti i Ulanbatar dhe marka të njohura të birrës dhe vodkës kanë marrë emrin e tij. Ndaj nuk është habi, që është rizgjuar interesi për gjetjen e vendit të varrosjes së tij. Që nga shembja e komunizmit në vitin 1991, janë bërë dy përpjekje madhore për të gjetur varrin. Të dyja u zhytën në batakun e polemikave.
 
E para ishta në fillim të viteve [[1990]], kur gazeta japoneze "Yomiuri Shimbun" sponsorizoi një ekspeditë që zgjati katër vjet dhe gjeti vendin e një qyteti që kish qenë kryeqytet mongol, Avraga, si dhe një strukturë rrethore shumë intriguese tre kilometra në perimetër, e quajtur Muri i Almsgiver. Por ajo nuk gjeti asnjë shenjë për varrin e Genghis-së. Ekspedita shkaktoi megjithatë dyshime mes mongolëve, shumë prej të cilëve ende besojnë se, japonezët po e përdornin në fakt Genghis si një pretekst për të kërkuar fshehtaz për minerale.
 
Ende qarkullojnë thashetheme në Mongoli se qeveria, në një përpjekje për të penguar ekspeditën e huaj, ka ndaluar grupi që të shohë Burkhan Kaldun, një mal pranë kufirit me Rusinë, ku studiuesit besojnë se është varrosur Genghis Khan. Pikërisht në Burkhan Halduni, pasi gruaja e tij ishte rrëmbyer nga rivalët, Genghis u lut dhe mori frymëzimin që ishte i destinuar për të ndërtuar një perandori.
 
"Mongolët nuk do të pranonin që ata të gjenin varrin, për shkak të besimit tonë", tha D. Tumen, kreu i Departamentit të Arkeologjisë në Universitetin Kombëtar të Mongolisë. "Kjo ishte hera e parë, që një ekspeditë ndërkombëtare ishte ndërmarrë dhe mongolët patën frikë se ata do të shkatërronin ose vidhnin disa gjëra nga varri, kështu që ata nuk donin që t'i prekte kush".
 
Ekspedita tjetër e madhe ishte udhëhequr nga një tregtar mallrash në pension, Maury Kravitz, dhe një historian i Universitetit të Çikagos, John Woods. Kjo ekspeditë, gjithashtu, nuk pa në Burkhan Kaldun, por në Murin e Almsgiver. Edhe kështu, grupi u detyrua të përfundojë herët kërkimin, në vitin [[2002]], pasi një ish-kryeministër i Mongolisë vizitoi dhe shkroi një letër publike, duke pretenduar se amerikanët kishin përdhosur vendin me makinat që lëviznin mbi të, me ndërtimin e objekteve të përkohshme shumë afër murit etj.
 
Tani është një tjetër grup që synon gjetjen e varrit. Ajo quhet Projekti Lugina e Khanëve, dhe filloi punë vitin e kaluar. Ajo është e udhëhequr nga Albert YU-Min Lin, një ekspert i shkencave materiale në Universitetin e Kalifornisë-San Diego, pa një bekgraund arkeologjike. Faqja e parë e projektit në internet përmban një citim nga libri i "Genghis Kha", nga John Man, i cili lë të kuptohen pritshmëritë e ekipit: "Sigurisht, është pranuar gjerësisht, se varri i sundimtarit të gjysmës së Eurazisë do të rivalizonte atë të Tutankhamun. Në fakt, kërkimi nuk është vetëm për një varr, por për një varrezë të tërë, një lloj Lugine Mongoliane e Mbretërve, ku familja Genghis dhe trashëgimtarët ... duhet të qëndrojnë të varrosur, së bashku me gratë, konkubinat, skllevërit, kuajt dhe Parajsën e Përjetshme dhe sende prej ari, bizhuteri, veshje dhe armë e çdo gjë që mund të sjellë në mendje imagjinata".
 
"Nëse varri ekziston dhe nëse gjendet ndonjëherë, atëherë do të krijonte një revolucion në arkeologji, studime, prurjen e të ardhurave dhe - përderisa Kina pretendon se Genghis është i saji - në marrëdhëniet ndërkombëtare".
 
Por në faqen e internetit te Lugina e Khanëve nuk citohet rreshti tjetër i librit të Man: "Zbulimi i varrit do të sinjalizonte fillimin e një furie ushqimi, duke tërhequr fonde, shumica e të cilëve ndoshta në dollarë, për kënaqësinë e institucioneve që tashmë ekzistojnë dhe shumë të tjerëve që do të krijoheshin brenda natës. Universitetet do të rivalizonin agjencitë e udhëtimit për kontrollin e aksesit, me qeverinë që do të vepronte si arbitër, duke u përpjekur të marrë një pjesë të të ardhurave për kombin, dhe ndoshta duke dështuar, duke parë pasionin aktual për privatizime si dhe mbizotërimin e rryshfetit". Mundësia e këtij lloj kaosi përreth vendit të prehjes së heroit të Mongolisë ka krijuar dyshime në Mongoli në lidhje me kërkimet, dhe një tjetër pyetje e madhe është duke u ngritur këto kohë: A duhet të gjendet varri i Genghis Khan ?
 
== Besimi ==
Në asnjë shkrim apo shënim nuk thuhet se Gengis Khan ishte plotësisht besimtar. Ai thoshte për veten :Ashtu sikurse është vetëm një diell në qiell, ashtu sikurse qielli është i vetmi që ka fuqi, atëherë edhe unë jam i vetmi që duhet të mbretëroj në këtë vend? Sipas Khan, zoti mund të ekzistonte por nuk mund të ndërhynte në planet e tij të luftërave, pushtimit e mbretërimit.
 
== Kronologjia ==
* Në vitet 1155, 1162, ose 1167:Temüjin Temyxhini (emri i lindjes i GenghisXhengis KahnHanit) u lind në malet KhentiiHentij.
* Në moshën 9 vjeçare, i ati i Temüjin-it,Yesükhei u hemua nga [[TartarTatarët]]ët (grup etnik turk).
* 1184 : Gruaja e Temüjin-it [[Börte]] u rrëmbye nga [[Merkitsët]] (grup etnik turk ose mongol); Ai kërkoi ndihmën e vëllezërve të tij të gjakut [[Jamuka]] dhe [[Wang Kahn]] të cilët shpëtuan [[Börte]]-n
* 1185 : Lindi djali i parë [[Jochi]]; duke lënë një dyshim të madh në lidhje me atësinë e tij pasi ai lundi pak kohë pasi gruaja e Kahnit u rikthye.
Line 67 ⟶ 43:
 
== Referencat ==
* {{cite book |last=Ratchnevsky |first=Paul |others= tr. & ed. Thomas Nivison Haining |title=Genghis Khan: His Life and Legacy [Čingis-Khan: sein Leben und Wirken] |year=1992, c1991 |publisher= B. Blackwell |location=Oxford, UK; Cambridge, Mass., USA |isbn=0-631-16785-4}}{{Reflist}}
 
[[Kategoria:Histori]]
[[Kategoria:Mongoli]]