[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Relievi
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 25:
'''Shkodër''', ([[Trajta e shquar]] [[Gjuha shqipe|shqipe]], ''Shkodra'') është qytet dhe bashki në [[Shqipëria|Shqipërinë]] Veriperëndimore e qendra e [[Rrethi i Shkodrës|rrethit]] dhe [[Qarku i Shkodrës|qarkut]] me të njëjtin emër. Është një prej qyteteve më të kahershme të Shqipërisë, me një histori banimi mijëvjeçare në qytet dhe krahinë.
 
I çmuar ndër kohëra të ndryshme si nyjë me rëndësi gjeostrategjike prej pranëvëniesafërsisë mes malësive, liqenit, detit dhe rrugëve me rëndësi në kuadrin e [[Gadishulli Ballkanik|Ballkanit]] Perëndimor.
 
[[Bashkia Shkodër|Bashkia e tanishme]], e cila shtrihet prej [[Bjeshkët e Nemuna|Alpeve Shqiptare]] e deri në [[Deti Adriatik|detin Adriatik]], u krijua pas reformës territoriale më 2015 duke shkrirë njësitë e mëparshme të [[Njësia administrative Ana-Malit|Anës Malit]], [[Njësia administrative Bërdicë|Bërdicës]], [[Njësia administrative Dajç (Shkodër)|Dajçit]], [[Njësia administrative Gur i Zi|Gurit të Zi]], [[Njësia administrative Postribë|Postribës]], [[Njësia administrative Pult|Pultit]], [[Njësia administrative Shalë|Shalës]], [[Njësia administrative Shosh|Shoshit]] dhe [[Njësia administrative Velipojë|Velipojës]]<ref>[http://www.reformaterritoriale.al/images/presentations/Ligji%20ndarja%20territoriale_Fletore_zyrtare.pdf Ligji nr. 115/2014.]</ref>.
 
== Prejardhja e emrit ==
[[Skeda:Shkodramonedhë.jpg‎|parapamje|Monedhat e lashta të Shkodrës me liburnë|majtas]]Si emër është hasur qysh në lashtësi në formën ''Skodra'' ([[Gjuha latine|lat]].: Scodra; [[Greqishtja e lashtë|greq. e vj.]]: Σκόδρα), gjithashtu në rasën gjinore të greqishtes Σκοδρινῶν ('e Skodrinëve') gjetur ndër monedha prej shek. II p.K. Përzhvillimi i emrit prej trajtës së vjetër në të tanishmen mbahet nga [[Eqrem Çabej|Çabej]]<ref>Çabej E. (1974), "Die Frage nach dem Entstehungsgebiet der albanischen Sprache". ''Zeitschrift für Balkanologie'' '''1012''': 7–32.; cituar sipas Matzinger 2009.</ref> dhe [[Shaban Demiraj|Demiraj]]<ref>Demiraj Sh. (1999). ''Prejardhja e shqiptarëve nën dritën e dëshmive të gjuhës shqipe''. Tirana. pp. 143–144.; cituar sipas Matzinger 2009.</ref> si një vijim i natyrshëm i gjuhës shqipe.
 
Emri u përshtat në [[Gjuha italiane|italishte]] '''Scutari''', formë e cila qe mjaft e përhapur në anglishte deri në shek. XX<ref>Encyclopædia Britannica, Botimi i XItë (1911), artikulli "Scutari".</ref>. Në [[Gjuha serbokroate|serbo-kroatishte]] Shkodra njihet si ''Skadar'' (Скадар), e në [[Gjuha turke|turqishte]] ''İşkodra''. Përgjatë sundimit osman është quajtur edhe ''Işkenderiyye'' nga ''Işkender'' duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e [[Leka i Madh|Aleksandrit të Madh]] (i quajtur Skënder, emri itraditën myslimanizuarmuslimane) për nga trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku [[Marin Barleti|Barleti]] nxjerr një tezë se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, por faktet dëshmojnë për më të vjetër.
 
== Historia ==
Rreshti 39:
 
=== Trashëgimia kulturore, [[Kultura e Shkodrës për Kombin Shqiptar]] ===
Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin Shqiptar fillon që në shek. XV ku ishte qendër e [[Humanizmi]]t. Nga ky ambjent dolën në dritë humanistë e mendimtarë të shquar, si [[Marin Barleti]] e [[Marin Beçikemi]] <ref>[http://www.kulturserver-hamburg.de/home/shkodra/simpoziumi/simpoziumi_sek6_art06.html Frymëzimi Kristian në Letërsinë Shqipe]</ref>, që me veprat e tyre nxitën në futjen e qytetit në vepra e studime e shkenca të aplikuara. Matematicieni [[Gjon Gazulli]], u konsiderua si një nga astronomët më të shquar të kohës. Dallohet me një nga shkollat më të para në trevat shqiptare më 1698. Historiani E. Jacques shton se edhe të tjera shkolla u hapën “në“''në Pllanë, një fshat afër [[Mati|lumit Mat]], më 1638, në [[Troshan]], më 1639''". '''''Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan.''''' Por të dhënat tregojnë se "akademia" kulturore për të cilën shquhet ky qytet fshihet pas shekujve e shekujve.
 
Gjatë qindvjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik. Për disa dhjetëvjeçarë shteti komunist e pati zyrtarizuar një tezë të çuditshme, sipas së cilës e para shkollë shqipe në trojet shqiptare është hapur vetëm në vitin 1887 në [[Korçë]]. Në kujtim të kësaj ngjarjeje 7 marsi qe shpallur si dita kombëtare e mësuesit. Shkolla e Korçës bashkë me poezinë e Naim Frashërit që i thotë “ta paçim për jetë hua” ka atë rëndësi që ka, por të dhënat historike janë të tjera, krejt të tjera.
 
At [[Donat Kurti]] në një studim të botuar te [[Hylli i Dritës]] më 1935 flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm ná” ai përmend ''“tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës”''. Për të parën thotë se është hapur më 1638. Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak ([[Edwin Jacques]]) në librin e tij të njohur ''“Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”'' (The Albanians: An Ethnic History from PreHistoric Times to the Present) i çon shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë, në vitin 1632.
 
''“Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të [[Rrethi i Mirditës|Mirditë]]s më 1632”'', shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij ''“Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në [[Kurbini|Kurbin]] më 1632.”''
 
Kemi në këtë qytet shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Në shekujt XI-XIII kemi [[Statutet e Drishtit]] e [[Statutet e Shkodres|të Shkodres]], dëshmi të një kulture juridike pararëndëse e pushtuesve. Ilustrimi i gjallë i kësaj shkalle të lartë zhvillimi janë Kodikët e famshëm të qytetit mesjetar, të zbuluara së fundi në Venezia. Në shek. XVIII - XIX kemi institucionet e para shtetërore që pasqyrojnë lidhjet e Shkodrës me botën e qytetëruar evropiane. Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet arti, sporti, lindin muzetë dhe bibliotekat.
Më pas u çelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe”(!) të propagandës së diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “''kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të [[Prizren]]it, e cila kishte tetëdhjetë''”.