[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 15:
 
== Jetëshkrimi ==
Gjyshi i Zef Jubanit, Ilia ikën nga vëndlindja e tij [[Abat]] i [[Dukagjini]]t në mbarim të shek. XVIII kur [[Mahmud Bushati|Karamahmud Pashë Bushatlliu]] deshti t'i dalë dore Sulltanit, lidhi besë me [[Dukagjini|Dukagjinin]], ndoshta me kompetenca të bylykbashit. Më [[1787]], ndihmoi Ahmet Pashë Bushatlliun kundër trupave Turke, duke i ndjekë deri matanë të [[Lumi i Matit|lumit Mat]] ([[1786]]?). Për këtë shërbim ndaj Oxhakut të Bushatllinjëve, Veziri i dhuroi pasuri e çifligje, iu kënduan këngë në vargjet e të cilave gjejmë «''gjak e soj të Skanderbegut''»<ref>[[Kasem Taipi|Taipi K]]., "Zana popullore" v.I fq.31-33, Shkodër 1933,: Shtypshkronja «Ora e Shkodrës» 1933, fq. 31-33.</ref>
Ilia kishte tre djem, Gjinin, Prenken (ose Prêçin), dhe Ndoka. N'artikullin «Kujtime të Zef Ndokilís» (Zef Jubani) nga «Brezi i ri», Ersekë<ref>Botuar n'organin «Gazeta shqiptare» nr.195 f.1 Bari, 12.XII.1929</ref> lexohet «''të parët e tij rridhshin nga Lotajt e [[Shala|Shalës]] së [[Dukagjini]]t, dhe konkretisht nga Lotajt e [[Abat]]it (Milotaj), kur ramë në Babë të Zadrimës e Juban të Shkodrës, nga ku prej aty muer llagapin (Jubani). Gjenealogjia e tij dhe e familjes fillon me fitimin e luftës kundër Ali Serdarit, në kohë të Ahmet Pashës, prej së cilës datë Milotajt (Lotaj) u quejtën Iliaj, emën që sod e mbajnë në katundin Juban, por që më 1918, u ndamë me leçitje në kishë në dy degë: Gjergji dhe Ndokilijaj''».