Historia e sistemit shtetëror të Kosovës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Kolega2357 (diskuto | kontribute)
v Fix
v →‎Rregullimi i brendshëm: rregullime teknike duke përdorur AWB
Rreshti 11:
:'''''Artikulli kryesor: [[Institucionet e Përkohëshme Vetqeverisëse të Kosovës|Institucionet e Përkohëshme]]'''''
 
Mirëpo, me kalimin e kohës, sipas Rezolutës 1244, UNMIK-u kishte për detyrë dhe i ndihmoi vendorët në krijimin e Institucioneve të Përkohëshme Vetqeverisëse të Kosovës ([[IPVQ]]), së pari me formimin e [[Këshilli i Përkohshëm Administrativ|Këshillit Përkohshëm Administrativ]]-('''KPA'''), ku ishin të përfaqësuara të gjitha grupet politike dhe bashkësitë etnike që jetojnë në Kosovë. Në vitin 2001 nxjerr [[Korniza Kushtetute e Kosovës|Kornizën Kushtetuese të Kosovës]], dokument i cili është miratuar me [[Konnzensusi|konsenzus]] në mes të strukturave ndërkombtare dhe UNMIK-ut në njëren anë dhe atyre vendore të '''KPA'''-së. Në bazë të ''Kornizës Kushtetuese'' fillon ndërtimi i [[Institucioni|institusioneve]] vendore si dhe funksionalizimi dhe demokratizimi i tyre nën mbikqyrjen ndërkombëtare. Njihet e drejta për krijimin e institucioneve vetëqeverisëse, si ato qendrore ashtu edhe lokale, përmes zgjedhjeve të lira dhe votës së lirë të qytetarëve për të dy nivelet e pushtetit.
 
Kosova fiton të drejtën që të ketë [[Kryetari i Kosovës|Presidentin e Kosovës]] (''me [[Kabinetin e Presidentit]]''), [[Parlamenti i Kosovës|Parlamentin e Kosovës]] ''(të përbërë nga 120 ulëse, 100 ulëse për deputetët e zgjedhur nga vota e lirë, ndërsa, pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve dhe numrit të fituar të votave, 10 ulëse janë të rezervuara për deputet e minoritetit serb si dhe 10 të tjera të rezervuara për minoritetet tjera si turq, egjiptas, boshnjak, ashkali, rom etj.). Kryetari dhe Kryesia e Parlamentit, Komisionet dhe Grupet parlamentare)'', dhe [[Qeveria e Kosovës|Qeverinë e Kosovës]], (''Kryeministri, ministrat dhe zëvendës ministrat''). Funksionarët e këtyre institucioneve do të jenë të zgjedhur me votën e lirë të kosovarëve si dhe, njëkohësisht, edhe të pranuara nga [[UNMIK]]-u.
Rreshti 32:
 
Deri tani Kosova ka kaluar nëpër tri palë zgjedhje qendrore dhe lokale, të vlersuara nga strukturat dhe vëzhguesit ndërkombtarë si mjaft të suksesëshme dhe demokratike. Pas zgjedhjeve të para në nivel qendrorë, në vitin 2001 qeveria udhëhiqej nga Koalicioni i gjërë-gjithpërfshirës LDK, PDK, AAK dhe minoritarët, ndërsa, pas zgjedhjeve të dyta të mbajtura në vitin 2004, koalicioni qeverisës përbëhej nga '''LDK''' dhe '''AAK'''.
Në zgjedhjet e mbajtura me 17 nëntor 2007, [[PDK]] u konfirmua si partia më e madhe në Kosovë, pas disa viteve në opozitë. Struktura politike në Kosovë u ndryshua, dhe u krijua koalicioni PDK - LDK, me kryeministër [[Hashim Thaçi]]n.
 
[[Kategoria:Historia e Kosovës]]