[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Sistemim kategorish
v rregullime teknike duke përdorur AWB
Rreshti 1:
[[Skeda:OPARI KORÇE.jpg|300px|thumb|Peisazh i Opariit]]
'''Opari''' është krahinë malore në rrethin e [[Korçë]]s dhe do të thotë "I parë" , "[[Epiri]]" njihet si vendorigjina e Principatës dhe familjes [[Muzakajt]] dhe të famshmit arkitekt [[Mehmet Isai]] Sedefqari të [[Taxh Mahall]]it një nga shtatë mrekullitë e botës së re. Po kështu mjeshtrat që ndërtuan shumë nga shtëpitë e Gjirokastrës, [[Berati]]t, Bregut të Jonit dhe Kalldrëmet e [[Stambolli]]t sipas [[Mid'hat bej Frashëri]]t në studimin '''Shqiptarët''' dhe ripohuar prej arkitektit [[Kliti Kallamata]] dokumentohet me imazhe, dëshmi e mbishkrime se ndër më të njohurit ishin Oparakët. Vlerësohet nga studjuesit se ka qënë një zonë më lartë se qyteti edhe për nga kultura e qytetërimi i trashëguar ndonëse mjaft larg qendrave të zhvilluara aktualisht qytetare – urbane por më pranë metropoleve të perandorive. Duke qënë e tillë edhe kontaktet e marrëdhëniet me këto qendra më të zhvilluara, kanë qënë të kufizuara. Kjo vërtet ka bërë që në tërësi në këtë krahinë zhvillimi ekonomiko – shoqëror të ishte më i ngadalshëm , po nga ana tjetër, duke qënë se ndikimi i huaj ishte më i pakët e vinte i vonuar, u ruajtën në mënyrë konservatore, më mirë se kudo, traditat, zakonet e doket e vjetra. Kjo dukuri shihet edhe sot në disa drejtime. Le të marrim gjuhën. E fojmja e Oparit e quajtur Purishte nga mjeshtrat e gurit sipas studjuesit Apostol Bitraku , si dhe ajo e [[Kolonjë]]s dhe e Dangëllisë, fqinje me të , është një toskërishte e pastër , e mirëfilltë, pa ndikime të huaja. Edhe në veshje , në mënyrën e jetesës e mbi të gjitha në psikologji e mentalitet, oparakët jane dalluar e dallohen nga banorët e krahinave të tjera për vecoritë dhe origjinalitetin e tyre. Mikpritja , sinqeriteti, ndershmëria, besa, thjeshtësia, janë cilësi tepër të spikatura tek oparakët (epirotasit).
 
 
[[Skeda:Sh.-Triadha-Lavdar-final-640x360.jpg|300px|thumb|Kisha e Shën Triadhës në Lavdar]]
Line 9 ⟶ 8:
 
Emra të krishterë duken edhe ne toponime.Në Opar janë fshatrat Protopapë, Popcisht dhe Poponivë që respektivisht kanë kuptimin – prifti i parë, fshat i priftit dhe ara e priftit që janë tepër të hershëm.Këta emra janë përdorur në gojën e stërgjyshërve tanë për shumë shekuj, patën kohë të nguliteshin mirë para se të vinte pushtimi osman dhe, kur banorët respektivë dhe të gjithë zonës u kthyen në myslimanë, këto toponime mundën ti qëndrojnë kohës dhe arritën deri më sot. Gjithashtu emrat e fshatrave Gjinikas, Lekas, Marian e Varvarë, vijnë nga emra personash ose shenjtorësh të krishterë. Pra të gjitha këto flasin paë hershmërinë dhe përhapjen e gjërë te krishterimit ne kete zonë.
 
 
[[Skeda:RAJONI I LEKASIT NE OPAR.jpg|300px|thumb|Relievi i Lekasit]]
Line 58 ⟶ 56:
Atëhere, nisur nga këto fakte , pra nga mjeshtërit gur e drugdhëndës dhe piktorë të dëgjuar oparakë që ndërtuan banesa e objekte kulti për të tjerë, nuk kemi arsye të gjykojmë që ata kanë ndërtuar objekte të tilla edhe për veten e tyre?Sigurisht që po! Ende tradita gojore popullore përmënd drugdhëndësit katrollarë si dhe usta Mandin po nga Lavdari që punuan një kishë të këtij fshati si dhe atë të fshatit Punëmirë e cila dallohej për bukurinë e madhështinë e saj po që fatkeqësisht u dogj e u prish gjatë Luftës së Dytë Botërore.
 
E megjithëkëto të dhëna dhe dokumente konkrete për ndërtuesit dhe piktorët e të gjitha kishave dhe xhamive, për kohën e ndërtimit të tyre në zonën e Oparit nuk ka. Edhe studiuesi i njohur Theofan Popa profesionist në vendin tonë për objektet e kultit në këta 50 vjet që shkuan e që zhvilloi një veprimtari të gjërë shumëvjecare dhe i shkeli e i vizitoi disa herë kishat e Oparit, vec atyre që theksuam më sipër, nuk na jep asnjë të dhënë tjetër për këtë problem.
 
=== Referenca ===
[http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/expert/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Bitraku,+Apostol&LIMIT=50 www.bksh.al/Apostol Bitraku, Mehmet Gëzhilli]
 
 
 
 
 
[[Kategoria:Korçë]]