[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v rregullime teknike duke përdorur AWB
Rreshti 1:
'''Penelopa''' ({{lang-el|Πηνελόπεια, Πηνελόπη}}. {{lang-la|Penelope}}) - e bija e Ikariut, mbretit të Akarnanisë dhe e gruas së tij, Periboa, bashkëshortja e mbretit Odise.
[[Skeda:Francesco Primaticcio 002.jpg|thumb|250px|]]
Sot e kësaj dite jeton në ndërdijen e njerëzimit si shembull i shkëlqyeshëm i dashurisë dhe i besnikërisë bashkëshortore. Në Greqi ka qenë poashtu proverbiale edhe për shkak të dinakësisë së vet. Me Odiseun u martua me dashuri. I ati i saj ia dha për paj mbretërisë së vet Itakën dhe ujëdhesat fqinje. Fati nuk i ka shërbyer që me Odiseun të jetojë e lumtur dhe e kënaqur. Pasi u lindi i biri Telemaku, Odiseu qe i detyruar të shkojë në luftën e Trojës. Kjo luftë zgjati dhjetë vjet e pastaj vazhduan edhe dhjetë vjet, deri sa pas shumë vuajtjeve nuk u kthye në shtëpi. Gjatë tëre kësaj kohe Penelopa besonte thellë se Odiseu do t'i kthehet me fat, dhe në këtë besim nuk e ka luhatur as ajo që shumë prej njerëzve i sillnin lajmet të bindëshme për vdekjen e tij.
 
Rreshti 22:
 
Ngadhënjimtari Odise e ftoi Penelopën, por për befasi të tij të madhe, ajo e përshëndeti ftohtë. Në kohë të mungesës së tij të gjatë në të u poq mosbesimi ndaj mashkujve. Nuk deshti të besojë se para vetes e kishte bashkëshortin e vet edhe atëherë kur hyjnesha Athena ia ktheu pamjen e tij të mëparshme. Kur pastaj e luti për shtrat shërbetorëve u urdhëroi për t'ia përgatitur shtratin mbretëror në odën e madhe. Odiseu u befasua: ky shtrat nuk mund të bartet, sepse i kishte këmbët prej rrënjës së ullirit që e kishte lënë në tokë. Shi tani Penelopa besoi se para vetes e kishte Odiseun. Fshehtësinë e shtratit bashkëshortor e kishin të njohur vetëm ata. Atëherë Penelopa e pranoi Odiseun ashtu siç i ka hije gruas për ta pritur burrin, duke dashur vetëm një gië: që sërish mos t'i ndajë lufta ose fati i kobshëm.
 
 
=== Penelopa në Letërsi dhe Arte ===