[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
v rregullime teknike duke përdorur AWB
Rreshti 15:
{{Leter Tabela Fund}}
 
'''Arshi Pipa''' ([[Shkodra|Shkodër]], [[28 Korrik|28 korrik]] [[1920]]<ref name=":0">Kalakulla U., ''Arshi Pipa – njeriu dhe vepra,'' Tiranë: Botime Toena, 1999. ISBN: 99927 1 169 8</ref> - [[Uashington D.C.|Washington]], [[20 Korrik|20 korrik]] [[1997]]) ishte poet, gjuhëtar, kritik, përkthyes dhe pedagog shqiptar.
 
== Jeta ==
 
Leu në Shkodër, i biri Mustafa Nuriut dhe Hatixhe Lloshit. Arshiu qe me prejardhje libohovite nga i ati dhe nga e ëma shkodrane me origjinë dibrane<ref>[[Hamdi Bushati|Bushati H]]., ''Shkodra dhe motet (pemë gjenealogjike familjesh shkodrane) v. III,'' Shkodër: "Idromeno", 1999.</ref>. I ati qe jurist i shkolluar në [[Stambolli|Stamboll]], në kohën e [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botnore]] qe jurist i Drejtorisë së Drejtësisë në Shkodër, administratë shqiptare, për herë të parë në gjuhën shqipe, e krijuar nga austro-hungarezët. Më vonë, në vitet ‘23-‘26, do t’u emëronte anëtar i Gjyqit të Diktimit. E ëma, Hatixhja, qe një shembull virtyti e pune për fëmijët e saj, stoike në fatkeqësitë e panumërta që i ranë mbi krye.
 
Kishte vëlla nga i ati [[Muzafer Pipa|Muzaferin]], dhe katër motra të një barku: Nedreti, Fehimja, Bedrija dhe [[Bedi Pipa|Bedi]].
 
Vitet e para të arsimimit i mori tek [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|Kolegji Ksaverian]] e më tej në liceun shtetëror të Shkodrës në ndarjen me profil klasik më 1938. Me përkujdesjen e të atit për formimin në traditën fetare të familjes tyre, ndiqte mësime edhe në medrese gjatë mbasditeve<ref>Çiftja H., ''Arshi Pipa as a National and International Figure,'' Rome: Journal of Educational and Social Research MCSER Publishing, Vol. 4 No.2 April 2014.</ref>. Më 1936 me poezinë "Në lamën e luftës" fitoi çmimin e tretë në një konkurs poezie të shpallur nga e përkohshmja "Cirka"<ref name=":0" />. Më pas studioi Letërsi e Filozofi në Universitetin e Firences, ku u laureua më 1942 me dizertacionin “Morali dhe feja tek Bergson”.
 
Kthehet në Shqipëri dhe nga viti 1941 deri më 1946 jep mësim ndër shkollat e mesme të Tiranës dhe Durrësit<ref name=":1">Pipa A., [http://www.letersia.fajtori.com/Letersi/Moderne/Arshi_Pipa/ ''Autobiografi''], letërsia.fjalori.com</ref>. Kur [[Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve]] nisi botimin e organit të vet "Bota e Re", Pipa me [[Mitrush Kuteli|Kutelin]] ishin të vetmit jokomunistë në këshillin drejtues. Merr pjesë në Kongresin e Parë të Lidhjes në tetor të 1945, ku punimet i drejtoi [[Skënder Luarasi|S. Luarasi]]. Më vonë i kërkohet të shkruante diçka për përvjetorin e vdekjes së [[Migjeni|Migjenit]]t, që nuk u pëlqye nga njerëzit e partisë. Në një takim letrar në Shtëpinë e Kulturës në Tiranë lexon "Këngën e Pleshtit" të Goethes duke thumbuar kështu [[Shemsi Totozani|Sh. Totozanin]], i cili u bë shkak që Pipën ta zhvendosnin me punë në Durrës. Atje lexon një tjetër poezi të titulluar "Bushtra", dhe pas një tjetër mbrëmjeje poetike në Tiranë ku në krah kishte [[Nako Spiru|N. Spirun]] që nuk e njihte<ref>Pipa A., ''Contemporary Albanian Literature,'' East European Monographs, 1991.</ref> arrestohet me 27 prill 1946 dhe dënohet me dy vjet heqje lirie. Ridënohet - dhe gjatë marrjes së dënimit merr vesh vdekjet e të vëllait - më 20 dhjetor 1947 me 20 vjet heqje lirie si bashkëthemelues i një grupi social-demokrat bashkë me P. Kaçinarin, H. Ballhysën dhe [[Pashk Gjeçi|P. Gjeçin]]<ref>Radovani F., ''Nji monument nën dhé,'' Kroaci: Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci, 2004.</ref>. Vuajti në burgjet dhe kampet e shfarosjes (Durrës, korrik 1948 Vloçisht, nëntor 1948 Gjirokastër, Korçë, Tiranë, [[Burgu i Burrelit|Burrel]] etj.)<ref name=":1" />, ku përveç punës së detyrueshme u bë një nga dorëzanët e mësimdhënies së letërsisë, filozofisë dhe gjuhëve përgjatë dënimit<ref>[[Sami Repishti|Repishti S]]., ''Me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes: Shoku i im Arshi Pipa,'' Phoenix 05 - Artikulli 04.</ref><ref>[[Visar Zhiti|Zhiti V]]., ''Në takim me Arshi Pipën,'' përshkruar në librin me ese, të Zhitit “Në emër të a(r)tit”, dalë në Shkup më 2006.</ref>, ku shkroi librin me poezi "Libri i Burgut". Familjen e shpërngulën disa herë derisa në nëntor 1949 bashkë me 20 familje të tjera të persekutuara i shpërnguli në disa shtëpi boshe në plazh. Gjatë rrugëtimit, i ati që ishte i paralizuar, ndërroi jetë<ref>Pipa F., ''Rrugëtimi i gjatë dhe i pashpresë për një strehë'', përktheu Ilir Harshova, New York: Albanica, 1991.</ref>.
 
Lirohet më 26 prill 1956 dhe një natë të fundverës së 1957 arratiset bashkë me të motrën, Fehimen. Vendoset në Sarajevë gjer më 1959.