[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 6:
 
== Biografia ==
Pjetër Budi lindi në [[Guri i Bardhë]], [[Rrethi i Matit|Mat]], nga një familje e dëgjuar dhe e vjetër. Mësimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori në vend, pranë disa ipeshkevet të ndryshëm, deri në moshën 21-vjeçare. Më [[1587]] u caktua meshtar dhe shërbeu si famulltar i thjeshtë për 12 vjet në [[Kosova|Kosovë]] dhe me vonë 17 vjet të tjerë si zëvendës i përgjithshëm i dioqezave të Serbisë.<ref>''Gjuha Shqipe - Për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut'' nga [[Gjovalin shkurtaj]] dhe [[Enver Hysa]], botues Toena, Tiranë 2001 ISBN 99927-1-454-9</ref>. Në një letër të shkruar në shqip ai ankohet për varfërinë dhe misdijeninëmungesën e dijeve të popullit dhe shpreh keqardhjen e tij që këtu nuk ekzistojnë shkolla shqipe.<ref>http://www.marinajpublishing.com/kp.html</ref> Më pas vendeste në [[Roma|Romë]].
Gjatë viteve [[1616]]-[[1622]] bëri disa udhëtime në [[Italia|Itali]], kryesisht për qëllime atdhetare si dhe për të botuar veprat e tij.
Kthehet përsëri në [[Shqipëria|Shqipëri]] ku emërohet peshkop i [[Sapa|Sapës]] dhe i [[Shurdhahu|Sardës]]. Ai këmbëngulte që ''ceremonitë fetare të zhvilloheshin në gjuhën shqipe''. Pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare. Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cenonin sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t'i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për çlirim. Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të huaj, edhe kundër [[Vatikani]]t e të dërguarve të tij në Shqipëri. Prandaj më [[1622]] organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së [[Shkodra|Shkodrës]], [[Zadrima|Zadrimës]], e [[Lezha|Lezhës]] dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj. Në [[dhjetori|dhjetor]] [[1622]] mbytet duke kaluar lumin [[Drini|Drin]]. Mendohet se vdekja e tij nuk ishte aksidentale; atë e shkaktuan qarqet anti shqiptare, që shikonin tek Budi një atdhetar të flaktë dhe një nga organizatorët e luftës së popullit për çlirim nga zgjedha e huaj. Këtë e vërteton më së miri aktakuza me të cilën hidhet në gjyq personi që thuhet se e shkaktoi këtë vdekje dhe aktet e gjyqit përkatës. Në këtë mënyrë Budi është një nga martirët e parë të kulturës shqiptare. Gjatë 29 vjetëve që shërbeu në vise të ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetër Budi u shqua edhe për një veprimtari të dendur atdhetare. Ai gjithë jetën dhe energjitë e tij ia kushtoi çlirimit të vendit. Hartoi plane për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera. Ai bënte pjesë në atë shtresë të klerikëve, që u lidhën me krerët e fiseve shqiptare dhe iu kundërvunë jo vetëm sundimit të egër osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. Çlirimin dhe shpëtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarësia e lirë, sidomos te malësorët, të cilët nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qëndresën e tyre.<ref>[http://letersia.zemrashqiptare.net/archive/view/2986/ Letersia Shqiptare<!-- Roboti_gjeneroi_titull -->]</ref>