Lasgush Poradeci: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 5:
I ati më pas e nis në [[Athinë]] pranë liceut ''Léonin'', instituti më i hershëm privat në kryeqytetin grek - lice ku qëndroi deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e fundit të qëndrimit të tij në Greqi.
 
Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në [[Bukuresht]] pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me [[Asdreni]]n, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe rioshinme të riun [[Mitrush Kuteli]]; mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe ''Shqipëri’ e re'', një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek ''Dielli ''i [[Boston]]it. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun [[Mihai Eminescu]].
 
Verën e vitit [[1924]] Qeveria [[Fan Noli|Nolit]] i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e [[Gratz|Gracit]] "Karol Francik" në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike. logie </em>(I paçmuari Eminescu dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare). Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme.