[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 21:
Leu në Shkodër, i biri Mustafa Nuriut dhe Hatixhe Lloshit. Arshiu qe me prejardhje libohovite nga i ati dhe nga e ëma shkodrane me origjinë dibrane<ref>[[Hamdi Bushati|Bushati H]]., ''Shkodra dhe motet (pemë gjenealogjike familjesh shkodrane) v. III,'' Shkodër: "Idromeno", 1999.</ref>. I ati qe jurist i shkolluar në [[Stambolli|Stamboll]], në kohën e [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botnore]] qe jurist i Drejtorisë së Drejtësisë në Shkodër, administratë shqiptare, për herë të parë në gjuhën shqipe, e krijuar nga austro-hungarezët. Më vonë, në vitet ‘23-‘26, do t’u emëronte anëtar i Gjyqit të Diktimit. E ëma, Hatixhja, qe një shembull virtyti e pune për fëmijët e saj, stoike në fatkeqësitë e panumërta që i ranë mbi krye.
 
Kishte vëlla nga i ati [[Muzafer Pipa|Muzaferin]], dhe katër motra të një barku: Nedreti, [[Fehime Pipa|Fehimja]], Bedrija dhe [[Bedi Pipa|Bedi]].
 
Vitet e para të arsimimit i mori tek [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|Kolegji Ksaverian]] e më tej në liceun shtetëror të Shkodrës në ndarjen me profil klasik më 1938. Me përkujdesjen e të atit për formimin në traditën fetare të familjes tyre, ndiqte mësime edhe në medrese gjatë mbasditeve<ref>Çiftja H., ''Arshi Pipa as a National and International Figure,'' Rome: Journal of Educational and Social Research MCSER Publishing, Vol. 4 No.2 April 2014.</ref>. Më 1936 me poezinë "Në lamën e luftës" fitoi çmimin e tretë në një konkurs poezie të shpallur nga e përkohshmja "Cirka"<ref name=":0" />. Më pas studioi Letërsi e Filozofi në Universitetin e Firences, ku u laureua më 1942 me dizertacionin “Morali dhe feja tek Bergson”.