[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v rregullime teknike duke përdorur AWB
Rreshti 18:
 
= Krijimtaria =
Krijimtaria për fëmijë e shkrimtarit '''[[Teufik Gjyli]]''' ka si zanafillë realitetin e të parëve të tij, që lindën në [[Ulqini|Ulqin]]. Ai zë i hershëm dhe i përhershëm, thirrës brenda vetes, është pjesë e biografisë jetësore dhe artistike të shkrimtarit, ku “... menjëherë emri lidhet me vepra letrare, madje me forma të veçanta, duke pretenduar një njësim të autorit me veprën”. Është kjo arsyeja, që në kujtimet e tij, në mes të tjerave thotë se: “... unë provova për të shkruar bukuritë e një qyteti të vogël bregdetar të Kolkasve të vjetër, meqë nga ai qytet ishin prindërit e mi edhe nëna, edhe babai. Edhe unë vetë, vegjëlinë për disa vite, e kisha kaluar në kalanë e atij qyteti e, gjithkund, bregut që prej gjeranave e deri në Lima. Kuptohet se ky qytet është Ulqini”. Kjo bukuri mahnitëse bregdetare me hiret e misteret e saj, fshehën së thelli në kohë e vite edhe elementet mitologjike, gojëdhënore, fantastike, legjendare, mrekullitare, etj., elemente që në procesin krijues të Teufik Gjylit gjetën pasqyrim në gjininë e përrallës.
 
Autori dallohet dukshëm në individualitetin e tij krijues. Sepse te kjo gjini zbulohet: “... , në mënyrë të spikatur, ... veçanësia e letërsisë për fëmijë me mundësitë e saj të shumta, ...”. Mundësi që autori i shfrytëzoi dhe realizoi në subjektet e fabulat interesante e magjiplote të përrallave që krijoi.
Rreshti 29:
Lënda përrallore që na la shkrimtari Teufik Gjyli, për vlerat njohëse, artistike e edukative që flasin ato, e kanë kapërcyer kohën kur u shkruan. Studiuesi Ramazan Çadri për këtë autor, shënon këtë tipar themelor nga krijimtaria e tij: “Ndihmesën më të madhe T. Gjyli e solli me përrallat e legjendat e bukura të frymëzuara nga motive popullore, përmbajtjen e të cilave autori e përpunoi me mjeshtëri në përputhje me kërkesat e moralit bashkëkohor, duke u dhënë atyre formën e krijimeve të mirëfillta artistike për të vegjlit”. Veprimtarinë letrare të këtij autori, me qëllime studimi e kanë parë disa autorë, si Hamid Boriçi, [[Bedri Dedja]], Vehbi Bala, [[Nasho Jorgaqi]], [[Gjergj Vlashi]], Muharrem Xhaxho, [[Astrit Bishqemi]], por në mënyrë të veçantë e këmbëngulëse, më të gjerë e më analitike është studiuar nga Profesor Doktor [[Jup Kastrati]] e më pas nga Prof. As. Dr. Ramazan Çadri.
 
Studimet e Profesor Doktor [[Jup Kastrati|Jup Kastratit]]t, të botuara në gazetat “[[Drita (gazetë)|Drita]]”, “Puna”, almanakun “Shkodra”-1961, në “Simpoziumi i parë kombëtar për problemet e letërsisë për fëmijë” (Tiranë, 27-28 maj 1974, f. 66), flasin për një njohje të thelluar, të detajuar, gjykim prej eruditi dhe albanologu, prej bibliografi dhe shkencëtari. Të gjitha shqyrtimet apo këndet se si e ka parë Profesor Kastrati krijimtarinë e Teufik Gjylit në gjininë e përrallës, gjithherë është bashkëshoqëruar me një pasuri bibliografike të lakmueshme e të admirueshme. Mendimet e studiuesve për shkrimtarin Teufik Gjyli konvertojnë dhe formojnë dy vatra. Vatra e parë udhëhiqet nga mendimi i studiuesit Vehbi Bala, që thotë: “Studimi i traditës së re do të nxjerrë në shesh meritën e shkrimtarëve Q. Guranjaku, Z. Sako, D. Siliqi, S. Çomora, K. Jakova, H. Stërmilli, T. Gjyli... që të parët iu vunë krijimit të letërsisë së re shqiptare për fëmijë pas çlirimit të atdheut”. Ndërsa vatra e dytë mbart mendimin e shkrimtarit [[Bedri Dedja]], i cili vë theksin, se: “Në këtë periudhë (është fjala për vitet 1949-1954) aktivizohen mbi dymbëdhjetë shkrimtarë në fushën e letërsisë për fëmijë dhe krijohen vepra të tilla, pa të cilat nuk mund të përfytyrohen fillimet e letërsisë shqipe... për të vegjëlit, siç janë librat: “Tetë ditë pa bukë”, “Foleja e dallëndyshes”, “Shkolla jonë”, “Zgjimi i pranverës”, “Zemër shqiptare”, “Kacamicrri”, “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit”, “Na hoqën çatinë”, “Përrallëza e gjëza” ...”.
 
Të dy këto mendime të përmbledhura së bashku, na japin afërsisht një portret të këtij shkrimtari, ndonëse të dy këto mendime prekin më shumë të jetuarin e shkrimtarit në një cak kohor si krijues e pasues i traditës së letërsisë për fëmijë e të rinj. Teufik Gjyli, si krijues, lëvroi disa gjini e zhanre letrare, si: fabulën në vargje, apologun, tregimin e shkurtër, kallëzimin apo rrëfenjën, novelën e gjatë, skeçin, dramën, melodramën, skicën, vizatimin letrar, reportazhin, artikullin; por talenti i tij u shqua, shkëlqeu dhe shëtiti në universin e përrallës, ku dhe mbeti përrallëtar. Te kjo gjini shfaqen e përftohen dukuri e cilësi të personalitetit të tij krijues, të cilat na ofrojnë mendimin se Teufik Gjyli e njeh mirë botën e përrallave dhe në veçanti përrallën popullore, hapësirën, domethënien, ngjyrat, karakteristikat dhe kodet e saj. Është i drejtë pohimi për këtë shkrimtar, kur thuhet se: “Teufik Gjyli është bërë i njohur, përveç të tjerave, si autori i dy prej personazheve më të njohur, më popullorë e më të realizuar në krijimtarinë e tij, por edhe në letërsinë tonë për fëmijë, siç janë [[Kacimicrri]] dhe [[Piciruku]], dy figura tërheqëse dhe mjaft simpatike për lexuesit e vegjël; i pari trajtuar te përrallat dhe i dyti tek tregimet e tij”.
Rreshti 47:
* http://www.shkodrapress.com/te-pergjithshme/item/3388-refleksione-rreth-krijimtaris%C3%AB-s%C3%AB-shkrimtarit-teufik-gjyli.html
 
[[Kategoria:Letersia Shqipetare]]
__INDEX__
 
[[Kategoria:Letersia Shqipetare]]
[[Kategoria:Shkrimtarë]]
[[Kategoria:Intelektual]]