[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v rregullime teknike duke përdorur AWB
Rreshti 10:
{{Leter kombësia|shqiptare }}
{{Leter shtetësie|shqiptare }}
{{Leter profesioni| albanolog}}
 
<!-- {{Leter shënim|*}} -->
<!-- {{Leter mirnjohje|}} -->
{{Leter Tabela Fund}}
''' Eqrem Çabej '''([[Eskishehir]], [[Turqia|Turqi]]<ref>[[Robert Elsie|Elsie R]]., [https://books.google.gr/books?id=haFlGXIg8uoC&pg=PA67&dq=Eqrem+Cabej+1908+eski%C5%9Fehir&hl=el&sa=X&ved=0CCkQ6AEwAWoVChMIj4C20fTWxwIVxcUUCh2E1gDH#v=onepage&q=Eqrem%20Cabej%201908%20eski%C5%9Fehir&f=false ''Historical dictionary of Albania''] (2nd ed.). Lanham: Scarecrow Press. 2010. fq. 67. [[International Standard Book Number|ISBN]] [[Speciale%3ABookSources:BookSources/9780810873803|9780810873803]].</ref> [[6 gusht]] [[1908]] - [[Roma|Romë]], [[13 gusht]] [[1980]]) ka qenë arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog shqiptar.
 
== Biografia ==
Leu në Eskishehir, i biri i Hysenit dhe Lisheshit<ref>Imaj A., ''Dosja e Sigurimit, Mehmet Shehu: Çabej, eksponent kryesor i reaksionit antishqiptar,'' [[Panorama]], 29 tetor, 2009.
</ref>. I ati ishte gjykatës i diplomuar në "Dar-ul-Hukuk" të [[Stambolli|Stambollit]]t. Shkollimin fillor e kreu në shkollën qytetëse të vitin [[1921]] në [[Gjirokastër]], nga ishte edhe prejardhja e familjes. Për të vazhduar studimet u dërgua në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten afër [[Vjena|Vjenës]], për të mësuar gjermanishten<ref name=":0">[[Shaban Demiraj|Demiraj Sh]]., ''Eqrem Çabej, një jetë kushtuar shkencës,'' Tiranë: Akademia e Shkencave, 2008.</ref>.
 
Kreu gjimnazin në Klagenfurt (1923-1926), për shkollimin e lartë pati një fërkim me synimin që i ati i kishte vënë që të bëhej mjek. Por pas këmbënguljes për gjuhësinë, regjistrohet në Grac për vitin akademik 1927-1928 dhe mbasandej kaloi në Vjenë (1930-1933), ku ndoqi mësimet e [[Paul Kretschmer]], Karl Patsch, [[Nikolai Trubetzkoy]] dhe [[Norbert Jokl]]. Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të [[Gjuha Shqipe|Gjuhës Shqipe]]. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi ''Italoalbanische Studien'' (Studime Italo-Shqiptare)<ref name=":0" />.
 
Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi dhe nëndrejtor i konviktit "Malet Tona" në [[Shkodër]] (1934) ku dha letërsi shqipe. Në vitin shkollor 1935-'36 Çabej u transferua në [[Shkolla Normale e Elbasanit|shkollën Normale]] të [[Elbasan|Elbasanit]]it, ku edhe atje ndenjti një vit. Që andej u transferua në Ministrinë e Arsimit për t´u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm. Me sa kuptohet nga qëndrimi i tij, ai nuk e kishte mirëpritur një emërim të tillë. Me një lutje më datë 17. 12. 1936, drejtuar Ministrisë së Arsimit, ai kërkon që për arsye shëndetësore të transferohet nga ai dikaster e të riemërohet si profesor i letërsisë në liceun e [[Tirana|Tiranës]]. Kërkesë që nuk i plotësohet, duke e emëruar në Shkollën e Plotësimit Ushtarak. Me "çështjen Çabej“ u mor më në fund edhe Këshilli i Ministrave të asaj kohe, i cili vendosi që Çabej, pas mbarimit të Shkollës së Plotësimit Ushtarak, të transferohej si profesor në Gjirokastër. Më 1938-'39 e gjejmë përsëri arsimtar, kësaj radhe në Gjirokastër, ku vazhdoi të jepte mësimin e letërsisë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe<ref name=":0" />.
 
Në vitin shkollor 1939-'40 Çabej u transferua në gjimnazin e Tiranës ku u ngarkua me drejtimin e shkollës. Më 1940 dërgohet në Romë nga min. i Arsimit Ernest Koliqi për të punuar mbi Atlasin Gjuhësor Shqiptar, i cili nuk u krye për arsye të ndryshimeve politike përgjatë [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]]. Në shtator të 1943 u emëruar min. i Arsimit në qeverinë [[Rexhep bej Mitrovica|Mitrovica]], post të cilin nuk e pranoi. Më 25 janar 1944 i pushkatohet vëllai, Selaudini, nënprefekt i Malësisë së Gjakovës. Në Shqipëri u kthye vetëm pas korrikut 1944<ref name=":0" />.
Rreshti 32:
 
== Veprimtaria shkencore ==
Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese [[Gjuhë indo-evropiane|indo-evropiane]]. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zenë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.
 
Eqrem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të [[Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe|Fjalorit të gjuhës shqipe]] të botuar në [[Tiranë]] më [[1980]].
Rreshti 45:
* ''Studime gjuhësore'' I-VIII. Rilindja, Prishtinë 1986
* ''Studime etimologjike në fushë të shqipes''. Akademia e schkencave e RPS të Shqipërisë, Tiranë 1976-2006
** [[Studime etimologjike në fushë të Shqipes I|I]] - 1976; [[Studime etimologjike në fushë të shqipes II|II]]: A-B - 1982; III: C-D - 1987; [[Studime etimologjike në fushë të shqipes IV|IV]]: Dh-J - 1996; [[Studime etimologjike në fushë të shqipes VI|VI]]: N-Rr - 2002; [[Studime_etimologjike_në_fushë_të_shqipes_VIIStudime etimologjike në fushë të shqipes VII|VII]]: S-Zh - 2006; V: K-M - 2014. - ISBN 978-99956-35-20-6
* ''Hyrja në historinë e gjuhës shqipe. [[Fonetika historike e shqipes]]''. Rilindja, Prishtinë 1970
* ''[[Meshari i Gjon Buzuku]]t (1555). Botim kritik. Pjesa e parë''. Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë 1968
Rreshti 60:
== Burime ==
<references />
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Gjuhëtarë shqiptarë]]