Faik bej Konica: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v →‎Jetëshkrimi: rregullime teknike duke përdorur AWB
Rreshti 28:
Faiku kishte marrë thu ndaj anëtarëve të [[Kongresi i Manastirit|Kongresit të Manastirit]], sepse sipas tij me vonesë të madhe ia kishin dërguar një telegram për të marr pjesë në këtë kongres vendimtar për alfabetin e gjuhës shqipe. Ndërsa delegatët e Kongresit thonë se ia kanë dërguar dy telegrame për pjesëmarrje, pasi që Faiku në të parën nuk ju kishte përgjigjur. Në anën tjetër Faiku këmbëngulë se të parin telegram nuk e kishte pranuar, dhe mu për këtë shkak pason hidhërimi dhe revolta e tij ndaj tyre. Faiku në jetën e tij familjare ishte i pa fat apo ndoshta edhe vetë ashtu e kishte zgjedhur. Ca thonë se kishte qenë i martuar me një farë Sophie Annette Hygo me të cilin i kishte lindur një djalë me emrin Henrik. Edhe Apolineri të cilin e cekëm më lartë thotë se Faiku kishte qen i martuar, por të dhëna tjera për familjen e tij nuk ofron.
 
Më [[1909]] Konica, si u mbyll revista "Albania" në [[Londra|Londër]], i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA ku drejton gazetën "[[Dielli (gazetë)|Dielli]]" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më [[1912]] ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe [[Fan Noli]]<ref name="">[http://www.shqipmedia.com/2010/09/si-e-kam-njohur-faik-konicen/ Noli: Si e kam njohur Faik Konicën]</ref>, duke qenë udhëheqësit kryesor të lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në Sent Luis (1897) nxori të përkohshmen “Trumbeta e Krujës”, ndërkaq në Boston, së bashku me Nolin, themeloi Federatën Panshqiptare “Vatra”, që mbronte pavarësinë e shtetin shqiptar, të sapoformuar. U zgjodh sekretar dhe kryeredaktor i "Diellit", që u bë organ i saj. Në kongresin shqiptar të Triestes ([[1913]]), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Nuk e duronte dot [[Ismail Qemali]]n, kryetarin e përkohshëm të shtetit. Mbase edhe për inatin e tij, më 1913 e lë Vlorën dhe i bashkohet në Durrës forcave të [[Esad pashë Toptani|Esat Toptanit]], që ndonëse e urrente e ndihmoi të formonte qeverinë e ndarë shqiptare.
Mbretin Zog herë e lavdëronte, herë e shante. Megjithatë, më shumë se sa ambasador i Zogut, ai ishte ambasador i vendit të tij; dhe Zogun e respektonte si kryetar shteti por personalisht nuk e vlerësonte.
Polemizoi edhe me Fan Nolin, ku me raste e quajti edhe bolshevik dhe mbërriti deri aty derisa sa i kërkoi departamentit amerikan që të mos lejohej më hyrja e atij komunisti në ShBA, por nuk e humbi respektin për aftësitë e këtij të fundit. Noli do ta quante veten nxënës të tij.