Turqishtja osmane: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v AT44 zhvendosi faqen Osmanishtja tek Gjuha osmane
No edit summary
Rreshti 1:
'''Gjuha osmane''' ose '''osmanishtja''' (لسان عثمانى ''Lisân-ı Osmânî''), e njohur edhe si '''gjuha turke osmane''' ose '''turqishtja osmane''', si dhe thjeshtë si '''gjuha turke''' ose '''turqishtja''' (تركجه ''Türkçe'' ose تركی ''Türkî''), është një variant i [[Gjuha turke|turqishtes]] që përdorej në kohën e [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]]. Osmanishtja huazon në të gjitha aspektet nga [[arabishtja]] dhe [[persishtja]], dhe shkruhet në [[Alfabeti osman|alfabetin osman]], të ngjajshëm me [[Alfabeti arab|alfabetin arab]]. Gjatë kulmit të fuqisë osmane, fjalët nga persishtja dhe arabishtja përbënin deri në 88% të fjalorit të osmanishtes,<ref name="Bertold Spuler p 69">Bertold Spuler. [https://books.google.com/books?id=rD1vvympVtsC&pg=PA68 ''Persian Historiography & Geography''] Pustaka Nasional Pte Ltd {{ISBN|9971774887}} p 69</ref> gjërsa fjalët me prejardhje arabe mbizotëronin ndaj fjalëve me prejadhje turke.<ref>[https://books.google.com/books?id=OWQOAQAAMAAJ&q=ottoman+turkish+language+loanwords&dq=ottoman+turkish+language+loanwords&sa=X&ei=NyjEUue7E6Sw0QW85IHADg&ved=0CFAQ6AEwBjgK&rlz=1J1XIUG_nlNL538NL538 <nowiki>[1]</nowiki>] Ottomans</ref>
'''Osmanishtja''' (turk : Osmanlıca ose
''Türkçesi''), (Osmanli otoman turk : لسان عثمانی ose lisân-ı) ndryshme [[gjuhën Turkish]] që është përdorur si gjuhë administrative dhe letrare i [[Perandorisë Osmane]]. Ajo pati gjerësisht huazime nga [[gjuhën arabe|Arabisht]] dhe [[Persisht gjuhën|persisht]] Gjuhët dhe ishte shkruar në një variant i [[shkrimin arabisht]].
 
Rrjedhimisht, osmanishtja ishte kryesisht e pakuptueshme për turqit e klasave të ulta dhe të fshatrave, të cilët ishin pak të arsimuar dhe vazhduan të përdornin turqishten kaba ([[Gjuha turke|turqisht]]: ''kaba Türkçe,'' "turqishte e papërpunuar, pa shije"), e cili përdorte shumë pak huazime dhe është baza e gjuha së sotme turke.<ref>[[Misha Glenny|Glenny, Misha]]. ''The Balkans - Nationalism, War, and the Great Powers, 1804-1999'', Penguin, New York 2001. p. 99.</ref> Deri në kohën e [[Tanzimati|Tanzimatit]] është njohur thjeshtë si turqisht (تركچه ''Türkçe'' ose تركی ''Türkî''), ndërsa pas tij filloi të quhet osmanisht (لسان عثمانى ''lisân-i Osmânî'' ose عثمانلیجه ''Osmanlıca'').<ref>Celia Kerslake ''Ottoman Turkish'' in Lars Johanson,Éva Csató ''The Turkic languages'', S. 180</ref> Në [[Gjuha turke|gjuhën e sotme turke]] njihet si ''Osmanlıca'' ose ''Osmanlı Türkçesi''.
Si rezultat i këtij procesi, Otomane turke ishte kryesisht i pakuptueshëm për pak - anëtarë të arsimuar më të ulët dhe rurale të shoqërisë, i cili vazhduar të përdorin kaba Türkçe ose "turk i përafërt", e cila ishte shumë më e pastër dhe e cila është bazë e turk moderne
gjuha.
 
== Gramatika ==
[[File:Poem_about_Rumi_in_Ottoman_Turkish.jpg|lidhje=https://en.wikipedia.org/wiki/File:Poem_about_Rumi_in_Ottoman_Turkish.jpg|parapamje|Një poemë për [[Xhelaledin Rumi|Rumin]], e shkruar në osmanisht.]]
 
=== Rasat ===
* Rasa emërore:
** Nuk merr prapashtesë. Për shembull: كول‎ ''göl'' ("liqeni", "liqen"), چوربه‎ ''çorba'' ("çorba", "çorbë"), گجه‎ ''gece'' ("nata", "natë"). <ref>Shkonja arabe ك, që zakonisht shqiptohet si k, në disa fjalë të osmanishtes shqiptohet si g.</ref>
* [[Rasa kallëzore]]:
** Trajta e pashquar: Nuk merr prapashtesë. Për shembull: طاوشان گترمش‎ ''ṭavşan getirmiş'' ''("''ai solli një lepur''").''
** Trajta e shquar: I përgjigjet pyetjeve كمى ''kimi'' ("kë?") dhe نه يى ''neyi'' ("çfarë?"), dhe merr prapashtesën ى (–''ı'', –''i''). Për shembull: طاوشانى گترمش ''ṭavşanı getirmiş'' ("ai solli lepurin"). Prapashtesat –''u, –ü'' nuk gjenden në osmanishte, ndryshe nga turqishtja e sotme, për shkak të mungesës së harmonisë buzore të zanoreve. Kështu, كولى ''göli'' ("liqeni") në turqishten e sotme është ''gölü''.
* Rasa gjinore:
** I përgjigjet pyetjes كمڭ‎ ''kimiñ'' ("i/e kujt?"), dhe merr prapashtesën ڭ‎ (''–ıñ, –iñ, –uñ, –üñ''). Për shembull: پاشانڭ‎ ''paşanıñ'' ("i/e pashait") nga پاشا‎ ''paşa'' ("[[pasha]]").
* Rasa vendore:
** I përgjigjet pyetjes نره ده‎ ''nerede'' ("ku?"), dhe merr prapashtesën ده‎ (''–de, –da''). Për shembull: مكتبده‎ ''mektebde'' ("në shkollë"), قفصده‎ ''ḳafeṣde'' ("në një kafaz"), باشده‎ ''başda'' ("në fillim"), شهرده‎ ''şehirde'' ("në qytet"). Prapashtesat ''–te, –ta'' nuk gjenden në osmanishte, ndryshe nga turqishtja e sotme.
* Rasa dhanore:
** I përgjigjet pyetjes نره يه ''nereye'' (për ku?) dhe ''kime'' (kujt?) dhe merr prapashtesën ﻪ (''–e, –a''). Për shembull:  كوز  ''göz'' ("syri"),  كوزه  ''göze'' ("syrit"). Nëse tingulli i fundit i fjalës është zanorë atëhrë shtohet bashkëtingllorja  ى (''–y–'') në mes. Për shembull: خواجه ''ḫoca'' ("hoxha"), خواجه يه ''ḫocaya'' ("hoxhës").
* Rasa rrjedhore:
** I përgjigjet pyetjeVE نره دن‎ ''nereden'' ("prej?") and ندن‎ ''neden'' ("prej çfarë?", "përse?"), dhe merr prapashtesën دن (–''den'', –''dan''). Për shembull:  اكمكدن ''ekmekden'' ("prej bukës"). Prapashtesat ''–ten, –tan'' nuk gjenden në osmanishte, ndryshe nga turqishtja e sotme.
* Rasa instrumentale:
** I përgjigjet pyetjes نه ايله <nowiki>''ne ile''</nowiki> ("me çfarë?", "me kë?"), dhe merr prapashtesën ايله (''ile''). Në shumicën e kohës zanorja ''i–'' bie dhe prapashtesa kthehet në له (–''le,'' –''la''). Për shembull: خلق ايله ''halk ile'' → '' خلقله  halkla'' ("me popullin"). Nëse tingulli i fundit i fjalës është zanorë atëhrë shtohet bashkëtingllorja  ى (''–y–'') në mes. Për shembull: اميدى ايله ''ümidi ile''  → اميديله ''ümidiyle'' ("me shpresë").
 
== Struktura ==
Në një kuptim social dhe pragmatik, ka pasur (të paktën) tre variante të osmanishtes:
* ''Fasih Türkçe'' (Turqishtja shprehëse): gjuha e letërsisë dhe e administratës, osmanishtja në kuptimin e saj të rreptë;
* ''Orta Türkçe'' (Turqishtja e mesme): gjuha e klasave të larta dhe e tregëtisë;
* ''Kaba Türkçe'' (Turqishtja e papërpunuar): gjuha e klasave të ulëta.
 
== Numrat ==
{| class="toptextcells"
|
{| class="wikitable"
!Shifra
!Osmanisht
!Turqisht
!Shqip
|-
|صفر '' ṣıfır''
|sıfır
|zero
|-
|بر '' bir''
|bir
|një
|-
|ايكى''  iki''
|iki
|dy
|-
|اوچ '' üç''
|üç
|tre
|-
|دورت '' dört''
|dört
|katër
|-
|بش '' beş''
|beş
|pesë
|-
|آلتى '' altı''
|altı
|gjashtë
|-
|يدى '' yedi''
|yedi
|shtatë
|-
|سكز '' sekiz''
|sekiz
|tetë
|-
|طقوز '' ṭoḳuz''
|dokuz
|nëntë
|-
|۱۰
|اون '' on''
|on
|dhjetë
|}
|}
 
== Referencat ==
{{Reflist}}
[[Kategoria:Gjuhë]]
[[Kategoria:Gjuhët turkike|Osmanishtja]]