[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 217.73.143.197) dhe riktheu rishikimin 1529679 nga Mr. Pseudo
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 15:
* Sarkomat : janë tumore te indit lidhor.
* Leucemia : është kancer i tipit qe karakterizohet me rritje shume te shpejt te numrit te leukociteve (rruzat e bardha te gjakut).
Kanceri lind nga një qelizë e vetme normale, e cila shndërrohet vetëvetiu (për shkaqe të panjohura) në qelizë kancerore duke kaluar në faza të ndryshme, dhe duke formuar kështu masat tumorale malinje. Këto ndryshime ndodhin si rezultat i ndikimit të faktorëve gjenetikë të individit me një ose më shumë prej tre faktorëve të jashtëm, që janë:
 
Faktorët materialë kancerogjenë, si për shembull: rrezet ultravjollcë dhe rrezet e dëmshme.
Faktorët kimikë kancerogjenë, si për shembull: përbërësit e duhanit, Aflatoksina (një ndotës ushqimor) dhe Arseniku (një ndotës i ujit të pijshëm).
Faktorët biologjikë kancerogjenë, si psh: disa lloje sëmundjesh të shkaktuara nga disa viruse (si virusi i Hepatitit, i Sidas, etj.), mikrobe apo parazitë.
Ka qindra lloje qelizash po kështu edhe qindra lloje kanceri. Jeta e çdo qelize është planifikuar të veprojë nëpërmjet instruksioneve të kodifikuara, të quajtura gjene të cilat mbahen në bërthamën e tij. Këto u tregojnë atyre si të veprojnë, kur të ndahen, kur të riprodhojnë dhe kur të vdesin. Kur udhëzimet lidhur me shumëfishimin apo vdekjen e qelizave janë të gabuara qeliza mund të filloje të ndahet në mënyrë të pakontrolluar dhe nuk vdes në kohen e duhur. Në këtë mënyrë kanceri nuk ndjek udhëzimet e duhura që bëjnë ndarjen e drejtë të qelizave. Sa herë që qelizat ndahen udhëzimi “i keq” riprodhohet dhe në këtë mënyrë vazhdon shumëfishimi i pakontrolluar i qelizave. Këto qeliza shumëfishohen shumë shpejt, mblidhen në të njëjtin vend dhe formojnë atë që e quajmë tumor.
 
Fakte dhe statistika
 
Kanceri është një prej shkaqeve kryesore të vdekjeve në të gjithë botën. Kjo sëmundje ka shkaktuar 7.4 milion vdekje (rreth 13% të vdekjeve të përgjithshme) në vitin 2004, dhe 7.9 milion vdekje në vitin 2007. Vdekjet e shkaktuara nga kanceri janë gjithnjë në rritje, sa që në vitin 2030 parashikohet që numri i vdekjeve prej kancerit të rritet në 12 milion vdekje.
Kanceret që prekin mushkëritë, stomakun, mëlçinë, kolitin dhe gjirin, janë më të shumtat e kancerve që shkaktojnë vdekje në çdo vit.
Llojet më të përhapura të kancerit në të gjithë botën janë:
Tek burrat: Kanceri i mushkërive, i stomakut, i mëlçisë, i kolitit, i ezofagut dhe i prostatës.
 
Tek gratë: Kanceri i gjirit, i mushkërive, i stomakut, i kolitit dhe rektumit, i qafës së mitrës.
 
Prej faktorëve kryesorë që shkaktojnë kancer, janë: Pirja e duhanit, mbipesha dhe obesiteti, ngrënia e pakët e perimeve dhe frutave, alkooli, llojet e sëmundjeve të transportueshme seksualisht (si AIDS dhe HPV), ndotja e ajrit në vendet e qytetëruara, tymi i shkaktuar nga djegia e lëndëve të ngurta brenda banesave.
 
[[Kategoria:Sëmundje]]