[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 23:
Kishte vëlla nga i ati [[Muzafer Pipa|Muzaferin]], dhe katër motra të një barku: Nedreti, [[Fehime Pipa|Fehimja]], Bedrija dhe [[Bedi Pipa|Bedi]].
 
Vitet e para të arsimimit i mori tek [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|Kolegji Ksaverian]] e më tej për 8 vjetGjimnazitGjimnazin e Shkodrës në ndarjendegën meklasike, profilqë e klasikpërfundoi më 1938. Me përkujdesjen e të atit për formimin në traditën fetare të familjes tyre, ndiqte mësime edhe në medrese gjatë mbasditeve<ref>Çiftja H., ''Arshi Pipa as a National and International Figure,'' Rome: Journal of Educational and Social Research MCSER Publishing, Vol. 4 No.2 April 2014.</ref>. Më 1936 me poezinë "Në lamën e luftës" fitoi çmimin e tretë në një konkurs poezie të shpallur nga e përkohshmja "Cirka"<ref name=":0" />. Më pas studioi Letërsi e Filozofi në Universitetin e Firences, ku u laureua më 1942 me dizertacionin “Morali dhe feja tek Bergson”.
 
Kthehet në Shqipëri dhe nga viti 1941 deri më 1946 jep mësim ndër shkollat e mesme të Tiranës dhe Durrësit<ref name=":1">Pipa A., [http://www.letersia.fajtori.com/Letersi/Moderne/Arshi_Pipa/ ''Autobiografi''], letërsia.fjalori.com</ref>. Kur [[Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve]] nisi botimin e organit të vet "Bota e Re", Pipa me [[Mitrush Kuteli|Kutelin]] ishin të vetmit jokomunistë në këshillin drejtues. Merr pjesë në Kongresin e Parë të Lidhjes në tetor të 1945, ku punimet i drejtoi [[Skënder Luarasi|S. Luarasi]]. Më vonë i kërkohet të shkruante diçka për përvjetorin e vdekjes së [[Migjeni]]t, që nuk u pëlqye nga njerëzit e partisë. Në një takim letrar në Shtëpinë e Kulturës në Tiranë lexon "Këngën e Pleshtit" të Goethes duke thumbuar kështu [[Shemsi Totozani|Sh. Totozanin]], i cili u bë shkak që Pipën ta zhvendosnin me punë në Durrës. Atje lexon një tjetër poezi të titulluar "Bushtra", dhe pas një tjetër mbrëmjeje poetike në Tiranë ku në krah kishte [[Nako Spiru|N. Spirun]] që nuk e njihte<ref>Pipa A., ''Contemporary Albanian Literature,'' East European Monographs, 1991.</ref> arrestohet me 27 prill 1946 dhe dënohet me dy vjet heqje lirie. Ridënohet - dhe gjatë marrjes së dënimit merr vesh vdekjet e të vëllait - më 20 dhjetor 1947 me 20 vjet heqje lirie si bashkëthemelues i një grupi social-demokrat bashkë me P. Kaçinarin, H. Ballhysën dhe [[Pashk Gjeçi|P. Gjeçin]]<ref>Radovani F., ''Nji monument nën dhé,'' Kroaci: Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci, 2004.</ref>. Vuajti në burgjet dhe kampet e shfarosjes (Durrës, korrik 1948 Vloçisht, nëntor 1948 [[Kalaja e Gjirokastrës|Gjirokastër]], Korçë, "Artizanati" i Tiranës, [[Burgu i Burrelit|Burrel]] etj.)<ref name=":1" />, ku përveç punës së detyrueshme u bë një nga dorëzanët e mësimdhënies së letërsisë, filozofisë dhe gjuhëve përgjatë dënimit<ref>[[Sami Repishti|Repishti S]]., ''Me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes: Shoku i im Arshi Pipa,'' Phoenix 05 - Artikulli 04.</ref><ref>[[Visar Zhiti|Zhiti V]]., ''Në takim me Arshi Pipën,'' përshkruar në librin me ese, të Zhitit “Në emër të a(r)tit”, dalë në Shkup më 2006.</ref>, ku shkroi librin me poezi "Libri i Burgut". Familjen e shpërngulën disa herë derisa në nëntor 1949 bashkë me 20 familje të tjera të persekutuara i shpërnguli në disa shtëpi boshe në plazh. Gjatë rrugëtimit, i ati që ishte i paralizuar, ndërroi jetë<ref>Pipa F., ''Rrugëtimi i gjatë dhe i pashpresë për një strehë'', përktheu Ilir Harshova, New York: Albanica, 1991.</ref>.