[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Asteroid Vesta.jpg|parapamje|300px|right|Asteroidi Vesta]]
 
'''Asteroid''' (planet i vogel). Meme këtë emer quhen një mori trupash qe vertiten rreth ''Diellit'' sipas orbitash te perfshira kryesisht ndërmjet orbitave te marsit dhe te Jupiterit. Quhen gjithashtu edhe '''planetoidë''', por sot kjo fjalë ka marre tjetër kuptim. Janë planete shumë te vegjel. Me i madhi prej tyre, [[Ceresi]], e ka diametrin prej 800 km.
 
Ne vitin 1772, [[Johan Bode]], duke llogaritur largesine e planeteve te njohur, verejti një farë lidhjeje reciproke ndërmjet tyre (Rregulli i Bodes) dhe arriti ne përfundimin se ndërmjet marsit dhe Jupiterit duhej te ndodhej edhe një planet i panjohur gjer atehere. Me 1800, astronomi italian Piaci zbuloi një objekt te ngjashem me një yll, qe rezultoi se vertitej rreth Diellit pikerisht ne largesine qe pritej. Ky trup u quajt Ceres (Cerera). Ne vitin 1802 Olbersi zbuloi një planet tjetër te vogle, Pallasin (Palladën). Një vitin 1804 u zbulua Junona, me 1807 Vesta, dhe pas shumë vite shkeputjeje, me 1845 Astreja, e kështu me radhe. Që atëherë janë zbuluar një numer i madha asteroidesh. Ky numer pati rritje pas vitit 1891, kur u përdor fotografia. Tashmë u janë llogaritur orbitat më shumë se 1700 trupave të tille. Mendohet se numri i pergjithshem i tyre arrin ne disa dhjetra mijera, megjithese shumë prej tyre janë teper te vegjel dhe nuk mund te vrojtohen. Rreth 97% e asteroideve te studiuar qarkullojne rreth Diellit ne orbita qe perfshihen midis atyre te marsit dhe te Jupiterit. Jashtë qendersia e mesatare e orbitave te tyre është 0.15, por ka disa perj tyre qe e kalojne mjaft këtë madhesi: kështu asteroidi Albert e ka jashteqendersine 0.54; Hidalgoja 0.65 etj. edhe pjerresia e tyre leviz ne kufij mjaft te gjere, duke filluar nga zeroja e deri ne 43o.