Pjetër Bogdani: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 33:
}}
[[Skeda:U1 PjeterBogdani.jpg|thumb|Pjetër Bogdani]]
'''Pjetër Bogdani''' u lindi më [[1625]] në Gur i Hasit afër [[Kukësi]]t dhe vdiq më [[1689]] në [[Prishtina|Prishtinë]]. Bogdani ishte - [[Prifti|prift]], [[Ipeshkvi|ipeshkëv]] i [[Shkodra|Shkodrës]], [[Kryeipeshkvi|kryeipeshkëv]] (i [[Shkupi]]t), [[Teologjia|teolog]] dhe [[filozofia|filozof]] [[shqiptar]] nga Hasi, që shtrihet në [[Shqipëria (kthjellim)|Shqipëri]] dhe [[Kosova|Kosovë]].
 
Lindi në Gur të Hasit. Mësimet e para i bëri në Ciprovac, [[Bullgaria|Bullgari]]. Studimet e larta i mbaroi në Kolegjin Ilirian të Loretos dhe në seminarin e Propagandës në [[Fide]] të [[Romës]], dhe po ashtu në vitin 1647 kërkesë për studimin e medicinës dhe për lëshuarjen e Kolegjit. Më 1651 ushtron detyrën e meshtarit në Pult e në fshatrat e Prizrenit, në anët e vendlindjes<ref>''[[Gjuha Shqipe - Për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut]]'' nga [[Gjovalin Shkurtaj]] dhe [[Enver Hysa]], botues [[Toena]], [[Tirana|Tiranë]] [[2001]] ISBN 99927-1-454-9</ref>. Në vitin 1656 thirret në Romë për të vazhduar studimet e larta në Kolegjin e Propagandës. Aty i mëson gjuhët e Lindjes i ndihmuar nga Weis Dilo. Më [[1658]] kreu studimet e larta të [[teologjia|teologjisë]] e [[filozofia|filozofisë]] në [[Roma|Romë]] dhe mori titullin [[doktori|doktor]]. Menjëherë emërtohet ipeshkv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit. 1663–1664: Njihet dhe i bën shërbime Kardinal Barbarigos, i cili në atë kohë gjendej në Romë. Më [[1675]] e shkruan librin ''Çeta e profetëve'' dhe ia paraqet Propagandës për botim. Rekomandimi i Propagandës ishte të përkthejë librin. Fillon përkthimin e librit. Në vitin [[1677]] emërtohet arqipeshku i Shkupit në vend të ungjit, [[Ndre Bogdani]]t. Lufta turko–austriake fillon më [[1683]]. Në dhjetor të atij viti vdes Ndre Bogdani. Bogdani arratiset në male me ç'rast e humb librin e ''Gramatikës latinisht–shqip'' të punuar nga Ndreu. Strehohet në Ciprovac dhe në Dubrovnik. Në pjesën e parë të vitit [[1685]] shkon në Venedik e në Padovë ku u takua me avokatin e mirenjohur shqiptaro-anglez [[Weas Dilo]]. E merr me vete librin e përgatitur për botim. Libri ''[[Çeta e profetëve|Cuneus Prophetarum]]'' botohet në fund të fund të vitit në Padovë te Barbarigo. Shkruan Relacionin e njohur nga Shkupi: ''Dello stato spirituale e temporale del regno di Albania e Servia''. 1687–1688: Merret aktivisht me organizimin e rezistencës antiturke dhe u bën vizita të gjitha vendeve të arqipeshkvisë së vet. Në vitin 1689 depërton ushtria austriake. Në nëntor kjo ushtri arrin në Prishtinë. Bogdani të niset me ushtrinë për Prizren, ku i inkuadron edhe 6.000 shqiptarë dhe bashkë me ta arrin atje. Atje sëmuhet nga murtaja. Kthehet në Prishtinë për shërim te mjekët gjermanë, po më kot. Vdes në fillim të dhjetorit [[1689]] në Prishtinë ku edhe varroset. Siç njoftonte nipi i tij [[Gjon Bogdani]], menjëherë pas thyerjes së ushtrisë austriake ato ditë, tatarët dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij.