[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
v rregullime teknike duke përdorur AWB
Rreshti 5:
Leu në Shkodër, e bija e Mustafa Nuri Pipës dhe Hatixhe Lloshit, nga i ati me origjinë libohovite ndërsa nga e ëma shkodrane me origjinë dibrane<ref>[[Hamdi Bushati|Bushati H]]., ''Shkodra dhe motet (pemë gjenealogjike familjesh shkodrane) v. III,'' Shkodër: "Idromeno", 1999.</ref>. Qe ma e madhja ndër vajzat dhe tre vjet më e vogël se vëllai i saj, Arshiu. U rrit me të vëllain [[Arshi Pipa|Arshiun]] deri kur ai shkoi në Universitet ndërsa ajo në [[Instituti Femëror "Nana Mbretneshë"|normalen e Tiranës]].
 
Pasi mbaroi shkollën e mesme u kthye tek familja në Shkodër, dëshira e saj për të vazhduar shkollën e lartë jashtë shteti u pengua nga mundësitë familjare. Gja kjo që e mërziti dhe nisi të lexonte bindshëm romane, vepra shkencore, kritikë letrare, histori, autorë filozofie si dhe ndonjë studim mbi ta. Dinte mjaft mirë italishten dhe njihte frëngjishten mbi bazat. Nga fundi i vitit 1943 familja Pipa u zhvendos ne Tiranë, ku Bedi do të ndihej më mirë krahas ''shtrëngesës prapanike'' që ndiente në vendlindje. U emërua mësuese, detyrë në të cilën e gjeti ''Çlirimi''.
 
Befas u sëmur me laringit, por udhëheqja nuk ia dha lejen familjes që ta shtronin në ndonjë senatorium në [[Italia|Itali]], kështu që nisi kurat në vend. Pasi kurat në Tiranë nuk dhanë shenja përmirësimi, mjekët e porositën të shkonte në [[Korça|Korçë]]; por klima e atjeshme nuk e ndihmoi ndopak. Nga fundi i 1947 u kthye në Tiranë, ku ndërroi jetë<ref name=":0" /> në një dhomë të spitalit pa asnjë anëtar të familjes pranë prejse qenë të shtrënguar nga përndjekja e regjimit të ndërronin vazhdimisht shtëpi në [[Durrësi|Durrës]] me të atin invalid<ref>Pipa F., ''Rrugëtimi i gjatë dhe i pashpresë për një strehë'', përktheu Ilir Harshova, New York: Albanica, 1991.</ref>.
Rreshti 18:
[[Kategoria:Gratë në Shqipëri]]
[[Kategoria:Vdekje 1948]]
[[Kategoria:mësuesMësues shqiptarë]]
[[Kategoria:shkrimtarëShkrimtarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Familja Pipa]]
[[Kategoria:Njerëz nga Shkodra]]