Ndryshimi mes inspektimeve të "Pogradeci"

865 bytes added ,  3 vjet më parë
Refuzoi 8 ndryshimet e fundit të tekstit dhe riktheu rishikimin 1671875 nga Liridon
(Refuzoi 8 ndryshimet e fundit të tekstit dhe riktheu rishikimin 1671875 nga Liridon)
 
== Popullsia ==
Pogradeci ka një popullsi prej rreth 20.848 banorë (sipas rregjistrimit te popullsise ne vitin 2011) dhe një dendësi të popullsisë prej 2,962 banorë për km².
Pogradeci ka gjithashtu një minoritet turk, gjatë Perandorisë Osmane ky minoritet ishte shumë me i madh por mbas pavarsisë së Shqqipërisë shumica prej tyre e braktisen Pogradecin për t'u vendosur në Turqinë e sotme.
 
== Historia ==
[[Enkelej]]të kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të kodrës pranë qytetit, në pjesën veri-perëndimore të qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Me rritjen e popullsisë dhe mbarimit të luftërave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rrëzë kodrës e më vonë deri në atë skaj saqë kalaja e vjetër nuk përbënte më qendrën e qytetit.
 
Pogradeci ka një histori të lashtë dhe dokumenta të shumta kulturore, gjeologjike dhe natyrore. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet kanë zbuluar një vendbanim ilir të shekullit V para Krishtit, që i përket fiseve të lashta [[Desaret]] dhe mbase Enkelejve. Gjatë shekujve në vazhdim njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit.