Rrethi i Kurbinit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 130.0.26.182 (diskutimet) në versionin e fundit nga Nafie shehu.
No edit summary
Rreshti 1:
{{pp}}{{coord|41.37|N|19.42|E|source:wikidata|display=title}}
{{Korniza|Kurbin District.svg|250px|right|Rrethi i Kurbinit}}
'''Rrethi i Kurbinit''' është njëri nga [[Rrethet e Shqipërisë|36-të rrethet]] e [[Shqipëria|Shqipërisë]]. Rrethi bën pjesë në [[Qarku i Lezhës|Qarkun të Lezhës]]. Rrethi i Kurbinit ka 54,000 banorë (sipas [[2004]]), një sipërfaqe prej 235 km² dhe kryeqendër [[Laçi]]n.
 
==Historia=
Emrin Kurbin në dokumentacionin historik na del më 1457 Curbino, 1467 Kurbin, 1570 Curbin, 1583 Kurbin, 1634 Curbin, 1638 Corbin,1641 Curbin, 1644 Corbin, 1650 Corbino, 1672 Curbin, 1673 Corbin dhe po ashtu edhe më 1702 dhe 1703.
Në lashtësi krahina e Kurbinit nuk ka qenë njësi administrative më vete e dallueshme. Emri i kësaj krahine shfaqet vonë në dokumentet historike dhe për herë të parë e hasim në dokumentet latine dhe ato osmane në gjysmën e dytë të shekullit të XV.
Line 9 ⟶ 10:
Në periudhën e Mesjetës Kurbini është përfshirë në Principatën e Arbrit, që njihet si formacioni i parë shtetëror feudal i shqiptarëve qysh nga fundi i shekullit Xll, me sundimtarët Progoni, në vitet 1190-1199 dhe të bijtë, Gjini që sundoi në vitet 1199-1208, Dhimitri 1208-1216, periudhë që njohu fuqizimin më të madh të kësaj Principate. Në këtë periudhë në grykëderdhjet e lumenjve u ngritën skela të vogla detare që shërbenin për transportimin e mallrave në rrugë detare brenda vendit dhe me vende të tjera. Në grykëderdhjen e lumit Mat funksionoi Skela e Shufadasë. Me krijimin e principatave feudale ne fundin e shekulit XlV, Kurbini dhe fshatrat përreth u përfshinë në Principatën e Topiajve dhe më vonë në atë të Kastriotëve. Qyteti Milot dhe fshatrat janë historikisht baza e krahinës së Kurbinit që është dalluar si mbështetëse e luftrave të Skënderbeut edhe të luftrave të mëvonshme për liri dhe pavarësi. Është për tu përmendur mbledhja e Kuvendit Krahinor të Kurbinit në fshatin Delbnisht “ku kanunet e Flamurit e të Kurbinit me 5, 6 e 7 gusht 1906 u bënë shtesë në kanunin e Lekë Dukagjinit. Kryengritja e Kurbinit e viteve 1905 – 1907 është padyshim fakti më i gjallë historik i rezistencës me armë në dorë të patriotëve kurbinas që e detyruan Qeverinë Osmane të falte taksat mbi gjënë e gjallë, të lejonte Kurbinin të gëzonte të drejtën e të vepronte sipas venomeve të veta, të shpallte amnisti për të gjitha fajet e kryera nga banorët e zonës, të paguante dëmshpërblimet për dëmet që kishte shkaktuar ushtria turke gjatë ekspeditave ndëshkimore në Kurbin. Lëvizjet e vazhdueshme të rezistencës, të organizuara nga patriotët vendas ne lidhje te vazhdueshme me Imzot Nikolle Kacorrin (nenkryetar i qeverise se Vlores), Prend Bardhit, (arqipeshkvi i Durresit nga Delbnishti) dhe At Shtjefen Gjecovi OFM, asokohe famullitar i Lacit, bënë që më 28 nëntor 1912 edhe në Milot, ashtu si në Vlorë, në të njëjtën ditë dhe orë, të ngrihej flamuri i pavarësisë nga patrioti Gjin Pjetri dhe përfaqësues të tjerë të Milotit dhe të gjithe krahinës. Në vitet 1916 – 1917 do të nisë funksionin pazari i Milotit si treg rajonal për shitjen e produkteve bujqësore, blegtorale dhe artizanale. Ky Pazar, në një periudhë shumë të shkurtër kohe,do të bëhej i njohur në të gjithë Shqipërinë. Në këtë periudhë, në vitet 1934 – 1936 është ndërtuar aksi rrugor Delbnisht – Selitë – Mafsheq, 18 km i gjatë, i shtruar me kalldrëm dhe me të gjitha veprat e artit. Në vitin 1934 mbreti Zog do të financonte ndërtimin e urës mbi lumin Mat, sipas projektit të arkitektëve europianë e të zbatuar nga arkitekti shkodran Gjovalin Gjadri. Në periudhën e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ-it) partizanët nga krahinat e Kurbinit u inkuadruan në brigadën e XXIII sulmuese. Në këtë periudhë është vrarë në një përpjekje me forca kundështare, në Vig të Mirditës, Ndoc Deda, Hero i Popullit. Kurbini u çlirua me 22 nëntor 1944. Gjatë viteve 1945 – 1990 Kurbini u shndërrua në një qendër bujqësore – industriale. U ngrit një fabrikë për prodhimin e verës e të rakisë, tre sektorë për prodhimin e parafabrikateve, një bazë për prodhimin e asfalto – betonit,ndërsa vepra më e madhe njihet uzina e Superfosfatit e ndërtuar në hyrje të qytetit të Lacit, uzina e bakrit se bashku me fabrikat e cidit 1,2,3, kombinati i drurit etj.
 
==Gjeografia==
 
Krahina e Kurbinit shtrihet në veriperëndim të Shqipërisë së Mesme në zonën midis lumenjve Mat në veri dhe Drojë në jug. Nga veriu kufizohet me rrethet e Lezhës dhe të Mirditës, në lindje me rrethin e Matit, në jug me rrethet Krujë dhe Durrës dhe në perëndim me detin Adriatik. Rrethi i Kurbinit ka një sipërfaqe prej 271 km 2 dhe një popullsi prej 74 000 banorësh. Ka 1 njësi vendore prej të cilave 1 është bashki; Laçi dhe 3 janë njësi administrative, Mamurrasi, Miloti dhe Fushëkuqja. Qytete janë Laçi (35 000 banorë), Mamurrasi (9 000 banorë) dhe Miloti (5 000 banorë). Pjesa lindore e kësaj krahine është pothuajse krejt male në të cilën dallohen dy vargmale të cilat ecin pothuajse paralel me njëri tjetrin, njëri prej të cilëve ai lindor është vargmali i Skënderbeut (22 km gjatësi), ndërsa tjetri vargmali perëndimor është vargmali Krujë - Dajt. Dy vargmalet i ndan në mes lumi i Hurdhazës që buron nga Mali i Skënderbeut në Vinjollë, kurse pjesa perëndimore është fushë. Mali i Skënderbeut nis nga Shkopeti kalon në majën e Mëllezës (1123 m) e vijon me majën e Hithit 1316 m, duke mbërritur pikën më të lartë në majën e liqenit (1724 m). Vargmali perëndimor ka pikën me të lartë në majën e Kunorës sipër Milotit (745 m) e ndjekuar afër saj nga maja e Sukës (675 m).
Kurbini ndodhet 45 km larg kryeqytetit, 65 km nga porti i Durrësit,20 km nga porti i Shëngjinit dhe 40 km larg aeroportit Kombëtar Nënë Tereza. Qyteti i Milotit është nyja lidhëse me të gjithë krahinat e Shqipërisë së Veriut e Verilindjes si kryqëzim i rrugëve kombëtare. Në territorin e sajë ka edhe një bregdet që mbetet ende i pashfrytëzuar, ku ofrohen resurse mjaft të përshtatshme për zhvillimin e turizmit ,por edhe një vend ku mund të kalohen pushime të këndshme(Plazhi dhe luguna e Patokut dhe Plazhi i Adriatikut).
 
==Relievi==
 
Kurbini ka një reliev të larmishëm, me fusha në pjesën perendimore,në pjesën lindore me male dhe në veri lugina e Matit. Zona përshkohet nga lumi Mat, i cili ka një gjatësi 115 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 2441 km2 dhe lartësi mesatare 746 m dhe buron në Kaptinën e Martaneshit. Prurja mesatare shumëvjeçare e lumit Mat është 103 m3 në sekondë. Sasia e lëndëve inerte pezull është 2.000.000 m3 në vit,duke u shfrytëzuar si një nga ekonomitë më produktive të zonës. Ujrat e lumit Mat kanë mineralizim të ulët dhe një temperaturë mesatare që lëkundet nga 5,3 gradë celcius në janar deri në 19,9 gradë celcius në gusht.
 
==Klima==
 
Në territorin e rrethit të Kurbinit mbizotëron klima mesdhetare, me bregdet, fusha pjellore, kodrina të ulëta, vargmale me lartësi mbi 700 m mbi nivelin e detit dhe pyje të dendur. Klima mesdhetare me verë të nxehtë e të thatë e dimër të butë e të freskët, është tipike për zonën fushore e kodrinore, ndërsa në zonën malore bie dëborë në dimër.Trashësia mesatare e dëborës shkon mesatarisht deri në 50 cm. Karakteristike për çdo stinë të vitit janë erërat e forta që fryjnë nga verilindja dhe lindja e drejtohen nga korridoret natyrore, shpatet e maleve, që si rezultat i ngritjes së nivelit të shtratit të lumit Mat nga ndërtimi i baseneve të hidrocentraleve ku shpejtësia e tyre arrin deri në 100 km/h sidomos në periudhën e dimrit. Nga pikëpamja e temperaturave vërehen amplituda të mëdha midis dimrit dhe verës. Temperatura mesatare vjetore është 15.6 gradë celcius, kurse amplituda mesatare është 18 gradë celcius. Reshjet në territorin e Komunës kanë një shpërndarje të pabarabartë. Sasia mesatare e reshjeve është 1350mm në vit. Në zonën malore, kryesisht aty ku bie dëborë në dimër, reshjet janë të pranishme edhe gjatë verës, kurse në zonën kodrinore dhe fushore vera është e thatë. Ditët me diell variojnë nga 220-240 dite, ku mesatarisht gjatë vitit ka deri 3000 orë diell.
 
==Flora dhe Fauna.==
 
Bimësia është e shpërndarë sipas kushteve klimatike, duke formuar zona bimësie si zona e shkurreve mesdhetare (zhvillohen shkurret, kryesisht shqopa e mareja), e dushqeve (lisi, gështenja), e ahishteve (ahu) dhe e halorëve (pisha). Duke u nisur sipas vetive të përdorimit në zonë rriten edhe bimët mjeksore e aromatike që përmbajnë lëndë aktive dhe esenca. Bimët mjekësore që rriten në këtë zonë janë: sherbela, trumza, kamomili, lulebliri, çaj mali, luleshtrydha, lulëkuqja, mullaga. Në zonën tonë rriten edhe bimët spontane foragjere me vlera ushqimore për bagëtinë. Fauna është zhvilluar në vartësi të mjedisit. Kështu dallohen fauna tokësore, fauna e ujrave të ëmbla dhe fauna e egër.Pozita e favorshme gjeografike, klima mesdhetare, relievi që varion nga fushor e deri në reliev të thyer malor, dalja e afërt në det (grykëderdhja e lumit Mat) kanë bërë që fauna të jetë e pasur. Në ujrat e ëmbla rriten peshq si ballëgjëri, krapi, qefulli etj.Shpendë të gjuetisë janë rosa e pata e egër, thëllënxa, karabullakët, çapkat etj.Kafshë të egra që rriten në këtë zonë janë dhelpra, lepuri, ujku, ariu dhe derri i egër.
 
==Demografia==
 
Në organizimin e vjetër administrativ Kurbini kishte 16 fshatra. Skuraj, Nuajë, Vinjollë, Milot, Malbardhë, Selitë, Gjonë, Laç, Daulë, Mafsheq, Shëmri, Gallatë, Shkretë, Delbnisht, Zhejë, më pas disa prej tyre kanë ardhur duke u pakësuar nga popullsia e për rrjedhojë i janë bashkangjitur qendës së tyre apo fshtrave fqinjë sikurse ka ndodhur me Daulën, Logapaqin, Logorecin, Prodanin e Shkjezin, që sot ruhen si lagje të fshatit Selitë, por edhe janë shtuar fshatra të tjerë. Dikur Ferrë-Skuraj dhe Shkopeti shkonin së bashku me Skurajn një fshat i vetëm. Mamurrasi megjithëse ka bërë pjesë në Kurbin, nuk është përfshirë në bajrakun e kësaj krahine. Në organizimin administrativ të vitit 1921 Kurbini ishte komunë e nënprefeturës së Krujës në prefekturën e Durrësit. Qendra e komunës së Kurbinit ishte Miloti, e cila kishte Postën e Xhandarmërisë, Zyrën e Gjendejs civile, Zyrën Postare dhe administratën. Në vitin 1945 krahina e Kurbinit edhe pse që në shekullin e XV kishte qenë njësi administrative më vete, në periudhën 45-90 u nda në dy lokalitete (Miloti dhe Mamurrasi) të cilat ishin në varësi të Krujës. Nuaja, Shkreta, Mafsheqi dhe Shëmërija i kaluan Krujës, Ferrë-Shkopeti e Shkopeti i kaluan rrethit të Matit. Në vitin 1956 u krijuan dy fshatra të rinj (Sanxhaku 2 km në jug të Laçit dhe Drita 1 km në veri të Mamurrasit), në të cilët u vendosën banorët e ardhur nga Bushkashi, tokat e të cilëve u përmbytën nga ndërtimi i hidrocentralit të Ulzës. Në vitin 1957 u ngrit fshati Adriatik si qendër banimi për të internuarit. Gjithashtu u krijuan edhe dy fshatra njëri Katundi i Ri në hyrje të Mamurrasit dhe tjetri Dukagjin në perëndim të Bushneshit nga zhvendosja e banorëve nga malësia e Dukagjinit të Shkodrës, të cilët punuan për shpyllzimin, hapjen e tokave kënetore dhe hapjen e kanaleve.