Ali Pashë Tepelena: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 3:
| Emri = Ali Pashë Tepelena
| Figura = Dupré - Ali Pasha.jpg
| MadhësiaPërshkrimi e Figurës = Ali Pasha
| Madhësia e Figurës =
| Detyra = [[Pasha]] e [[Janina|Janinës]]
| Fillimi i afatit = 1788
Line 65 ⟶ 66:
Orvatjet e Ali Pashë Tepelenës për të krijuar në vitet [[1812]]-[[1819]] një besëlidhje me sundimtarët feudalë të Shqipërisë së Veriut e sidomos me Bushatllinjtë me qëllim që të përballonin bashkërisht politikën centraliste të filluar nga [[Sulltan Mahmuti II]], nuk dhanë rezultat. Rivaliteti midis [[Veziri]]t të Janinës dhe atij të Shkodrës e shpuri [[Mustafa Pashë Bushatlliu]]n të merrte haptazi anën e Portës, kur kjo filloi të mente masa ushtarake kundër qeveritarit të Janinës, që ishte bërë tashmë tepër i rrezikshëm dhe po tregonte haptazi synimet e tij për t'u bërë i pavarur nga Porta. Në vitet [[1820]]-[[1822]] Ali Pashë Tepelena filloi luftën për mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë së, sundimtarit shqiptar për të shkëputur zotërimet e veta nga vartësia e Perandorisë. Ai ndihmoi për këtë qëllim edhe lëvizjet çlirimtare të popujve ballkanas e sidomos kryengritjen e popullit grek, së cilës i dha ndihmë të madhe si në vitet e përgatitjes, ashtu edhe gjatë vitit të parë të zhvillimit të saj. Por aleanca luftarake e lidhur me kryengritësit grekë të [[Etolia|Etolisë]] e Akarnanisë nuk mundi të zhvillohej më tej, ajo u sabotua nga krerët e kësaj lëvizjeje.
 
==Fundi==
[[File:אבישי טייכר 062.jpg|thumb|Koka e Ali Pashës e prezantuar tek sulltani]]
Megjithëse forcat e Ali Pashë Tepelenës në këto kushte u ndodhën vetëm përballë ushtrive osmane që u dërguan kundër Pashallëkut të Janinës, Ali Pashë Tepelena i bëri ballë rrethimit për një vit e gjysmë. I braktisur më në fund edhe nga të bijtë dhe sundimtarë të tjerë krahinorë, Ali Pashë Tepelena bëri një qëndresë këmbëngulëse, deri sa i ngujuar në një ishull të [[Liqeni i Janinës|Liqenit të Janinës]], u vra më në fund me të pabesë.
 
Line 71 ⟶ 74:
 
== Luftëtarët shqiptarë - kurorë lavdie e lirisë së popullit grek ==
Kryesisht në jugun e Greqisë, por edhe në treva të tjera të banuara nga shqiptarët.onën e Atiko-Beotisë, Peloponezit, Thesalisë, Maqedonisë greke (lindore), Thrakës, Halqidhiqisë, ishujt e Egjeut, etj, dolën luftëtarë të shumtë që krijuan dhe drejtuan formacionet luftarake kundër pushtuesve osmanë. Ndërsa arvanitët e Italisë do të drejtonin luftëtarët e këtij vendi në përleshje të përgjakshme me trupat spanjolle, franceze, turke etj, (Venediku do t’i përdorte si mburojë ndaj katalanasve- Dhimitër Rendi), duke u bërë tmerri i ushtarakëve dhe gjeneralëve të famshëm të kohës, të njëjtën gjë do të bënin arvanitët e vendosur në tokët greke, për të qënë të lirë në vendbanimet e tyre të reja. Teodor Kollokotroni, Bubulina, Musa Qafzezi, Thimi Bllahava, Sulo Proshova, Veli Gjeka, Agim Shehu, Asllan Beu, Zylyftar Poda, Bilal Sako, Ali Farmaqi (”Gjithë bota le të thonë/ U s’e jap Kollokotronë”) e qindra luftëtarë të tjerë, krijuan një aleancë të qëndrueshme me vezirin e Janinës, Ali Pashë Tepelenën, me mendimtarë dhe iluminist, me frymëzuesit e revolucionit (Filiqi Eterine), duke formuar barrikadën e pathyeshme të Mesolongjit. ”Thonë doli sadrazemi ; ngrehu Shqipëri t’i vemi... ; Deli moj Janinë e shkretë ; të shikoni bilbilenjtë ; varurë të trembëdhjetë”. Shqiptarët që kishin populluar Greqinë.os Ose përbënin shumicën dërrmuese të popullsisë së këtij vendi, me siguri që ishin gjysma e saj.
 
== Shiko dhe këtë ==