Ali Pashë Tepelena: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 64:
 
===1812-1822===
[[File:אבישי טייכר 062.jpg|thumb|Koka e Ali Pashës e prezantuar tek sulltani]]
Orvatjet e Ali Pashë Tepelenës për të krijuar në vitet [[1812]]-[[1819]] një besëlidhje me sundimtarët feudalë të Shqipërisë së Veriut e sidomos me Bushatllinjtë me qëllim që të përballonin bashkërisht politikën centraliste të filluar nga [[Sulltan Mahmuti II]], nuk dhanë rezultat. Rivaliteti midis [[Veziri]]t të Janinës dhe atij të Shkodrës e shpuri [[Mustafa Pashë Bushatlliu]]n të merrte haptazi anën e Portës, kur kjo filloi të mente masa ushtarake kundër qeveritarit të Janinës, që ishte bërë tashmë tepër i rrezikshëm dhe po tregonte haptazi synimet e tij për t'u bërë i pavarur nga Porta. Në vitet [[1820]]-[[1822]] Ali Pashë Tepelena filloi luftën për mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë së, sundimtarit shqiptar për të shkëputur zotërimet e veta nga vartësia e Perandorisë. Ai ndihmoi për këtë qëllim edhe lëvizjet çlirimtare të popujve ballkanas e sidomos kryengritjen e popullit grek, së cilës i dha ndihmë të madhe si në vitet e përgatitjes, ashtu edhe gjatë vitit të parë të zhvillimit të saj. Por aleanca luftarake e lidhur me kryengritësit grekë të [[Etolia|Etolisë]] e Akarnanisë nuk mundi të zhvillohej më tej, ajo u sabotua nga krerët e kësaj lëvizjeje.
 
==Fundi==
[[File:אבישי טייכר 062.jpg|thumb|Koka e Ali Pashës e prezantuar tek sulltani]]
Megjithëse forcat e Ali Pashë Tepelenës në këto kushte u ndodhën vetëm përballë ushtrive osmane që u dërguan kundër Pashallëkut të Janinës, Ali Pashë Tepelena i bëri ballë rrethimit për një vit e gjysmë. I braktisur më në fund edhe nga të bijtë dhe sundimtarë të tjerë krahinorë, Ali Pashë Tepelena bëri një qëndresë këmbëngulëse, deri sa i ngujuar në një ishull të [[Liqeni i Janinës|Liqenit të Janinës]], u vra më në fund me të pabesë.