[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Personalitete nga Korça: Rregullova gabimet drejtshkrimore
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
→‎Mesjeta: rregullime të tekstit duke përdorur AWB
Rreshti 81:
Krahina e Korçës ra nën sundimin e perandorit bullgar Boriz në vitin 853. Ai formoi në këtë zonë njësinë administrative të emërtuar “Kutmicevicë”, që në shqip do të thotë “Tokë e porsa pushtuar”. Forcat bullgare qëndruan deri në vitin 1018.
 
Njoftimi më i hershëm i shkruar mbi ekzistencen e qytetit të Korçës vjen nga kronika mbi historinë dhe gjenealogjinë e familjes feudale shqiptare të Muzakajve, shkruar nga [[Gjon Muzaka]] me 1510. Shkruesi kur numëron zotërimet e Andre Muzakës I, i cili arriti titullin Sebastokrator më 1280-1281 dhe u bë zot i një krahine të gjerë që shtrihej në të gjithë Shqipërinë Qendrore deri në lumin Vjosë në jug, me kryeqendër [[Berati|Beratin]]n dhe që përfshinte ndërmjet të tjerave [[Myzeqeja|Myzeqenë]], Tomoricën, [[Opari|Oparin]]n, [[Rrethi i Devollit|Devollin]], [[Kosturi (Greqi)|Kosturin]], përmend dhe Korçën me emrin ‘Kovica’, të cilën e cilëson qytet. Nga fund i shekullit XIII e deri në prag të pushtimit osman, zona e Korçës u bë pjesë e Principatës së Muzakajve të cilët ishin me origjinë nga Opari.
 
=== Sundimi osman ===