Karadaku (mal): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 2:
[[Figura:PICT0434.JPG|thumb|right|300px|pamje nga Mali i Zi i Shkupit]]
[[Skeda:Karadaku.600x450.jpg|parapamje|220x220px]]
'''Mali i Zi i Shkupit''', ose '''Malet e Karadakut''' të cilat njihen shpesh si Karadaku i Shkupit, shtrihen nga [[Gryka e Kaçanikut]], gjegjësisht nga [[lumi Lepenc]] në perëndim e deri te [[Gryka e Konçulit]] tek lumi [[Morava e Binçes]] në jug-lindje, me një gjatësi prej rreth 50 [[km]], ndërmjet [[Anamorava|Anamoravës]] në veri, [[Lugina e Preshevës|Luginës së Preshevës]] në jug-lindje dhe fushës së Shkupit në jug.
 
Struktura e relievit është mjaft e copëtuar. Këtë e bëjnë luginat e lumenjve si pjesët më të ulëta dhe majat e maleve si pjesët më të larta të relievit. Sedimentet e reja në pjesën perëndimore, mesozoike në pjesën e mesme dhe ato të vjetra të paleozoikut në lindje tregojnë një larmi në ndërtimin gjeologjik. Në formimin e relievit kanë ndikuar rrjedhat e lumenjve që i kanë dhënë kësaj pjese një strukturë të copëtuar. Ata, duke zbritur prej zonave të larta, kanë thelluar shtratin e tyre dhe kanë kanë bartur material të gërryer me vete. Lumenjtë më të rëndësishëm të kësaj krahine janë: [[Golemareka]], [[Letnica]], [[Karadaku]], [[Lashtica]], [[Pasjani]], [[Llapushnica]] etj. Të gjithë këta derdhen në [[Morava e Binçes|Moravën e Binçës]].