Shqiptarët në Egjipt: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v rregullim sintakse
v Qerim Haxhiu figura më emblematike e kolonisë shqiptare në Egjipt
Rreshti 49:
== Periudha e hershme e shekullit 20 ==
Në vitin 1922, Milo Duçi themeloi Shoqërinë botonjesé Shqipetare në [[Kajro]]. Më vonë në shekullin 20, [[bektashizmi|komuniteti bektashian shqiptar]] kishte teqenë e vet në Egjipt, të vendosur në periferi të Kajros, e cila u kryesuar nga Baba Ahmet Sirri Glina nga [[Përmeti]].<ref name="Elsie12"/>
 
== Qerim Haxhiu figura më emblematike e kolonisë shqiptare në Egjipt ==
Qerim Haxhiu lindi në Lushnjë,më 1920 në Lushnje.Pinjoll i familjes Haxhiu,djali i patriotit të shquar lushnjarë Bajram Haxhiu,një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës dhe i vëllai i legjendës së sportit shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu.Qerimi pas kryerjes së Medresesë së Mesme në Tiranë,ku u diplomua më 1.7.1938,i vazhdoi studimet më 1939 në universitetin “Al-Az-har” në Kajro por krahas studimeve,fëmijëve shqiptarë të Kairos ua mësoi shqipen,i mbante leksionet tre herë në javë.Gjatë gjithë kohës, shqiptarët e Egjiptit ishin shembull për diasporën shqiptare. Ata kanë pasur shoqata, revista, bashkësi. Pa dyshim, njëri nga aktivistët e shquar të këtyre institucioneve ishte Qerim Haxhiu.Qerim Haxhiu ishte ndër figurat më të shquara shqiptare që emigruan në Egjipt.Ishte intelektual i denjë, atdhetar dhe veprimtar i madh i çështjes kombëtare shqiptare,i cili gjithë jetën dhe veprimtarinë patriotike ia kushtoi Shqipërisë,Kosovës,shqiptarëve të Malit te Zi,Maqedonisë dhe Çamërisë.Ishte antikomunist i përbetuar,gjegjësisht demokrat dhe nacionalist i madh.Shqiptarët e organizatës “Vatra” në Amerikë patën kërkuar nga diaspora shqiptare e Egjiptit një material për shqiptarët e Misirit, të cilin nuk do t’ua dërgonte kush, pos Qerim Haxhiut.Qysh nga nisja për në Egjipt, ai nuk u nda kurrë nga shqiptarët, sepse siç thoshte: “Unë kudo që të shkoj, kërkoj shqiptarë, sepse pa ta dita nuk më shkon”.Ai pati kontakte të vazhdueshme me studentët shqiptarë në Egjipt, djemtë shqiptarë nga të gjitha viset etnike. Gjatë qëndrimit disadekadash në Kajro, Qerim Haxhiu kishte pasur rastin të takohet me personalitete të rëndësishëm shqiptarë që për arsye të ndryshme kishin kaluar nëpër Kajro apo Aleksandri.Ndër ta janë Ernest Koliqi,Lekë Zogu etj. Të gjithë ata shqiptarë që vizitojnë Egjiptin nuk mund të ikin pa vizituar shtëpinë e patriotit Qerim Haxhiu. Aty gjejnë një ambjent apsolut shqiptarë.Nuk mund të rrish indiferentë përpara bibliotekës së tij të pasur me literaturë të zgjedhur në:shqip,anglisht,frengjisht,turqisht dhe italisht.Aty është historia e popullit shqiptarë.Aty është “Homeri Shqiptar” Gjergj Fishta i zgjedhuri i bibliotekës së tij e piktura e Guri Madhit që atij i kujtojnë shqipërinë.Personalitetin e kompletuar të Qerim Haxhiu-t, ishte gjynah ta mbyllje në grackën e tij…të mbarosh universitetin “Al-Az-har” dhe të mos e shpërndash atë dituri në vendin e lindjes, për Qerimin ishte një brengë,një pikëllim. Por Qerim Haxhiu edhe pse këtë nuk e plotësoi në atdhe e plotësoi në Kajro me kontributin e tij të dendur për çështjen shqiptare si dhe afrimin,këshillimin e mikpritjen e shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare.Qerim Haxhiu mbetet personaliteti i lartë atdhetare dhe nderi i Lushnjes larg atdheut.Qerim Haxhiu u nda nga jeta më 1 Janar të vitit 2003 në Kairo,Egjipt.Edhe pse ai ndërroi jetë, gjurmët e tij ende janë të gjalla, ngase la një bibliotekë të pasur.
 
== Periudha e rënies ==