[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 3:
 
== Jeta ==
Kristaq Rama lindi në [[Durrës]] në vitin [[1932]], i biri i Vlash Ramës dhe i Veronika Kolombit, motra e piktorit [[Zef Kolombi]]. Mbaroi [[Shkolla e mesme artistike Jordan Misja|Liceun Artistik]] "Jordan Misja" në degën e [[Arti|arteve figurative]]. Prej vitit 1951 deri 1954 ndoqi [[Universiteti|studimet e larta]] në [[Leningrad]] të [[Bashkimi Sovjetik|Bashkimit Sovjetik]] dhe prej 1954 deri 1960 ka qenë student në [[Akademia|Akademinë]] e Arteve të Bukura të qytetit rus.
 
Pas [[Diploma|diplomimit]] u kthye në [[Shqipëri]] ku punoi fillimisht si inspektor i arteve figurative në [[Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve|Ministrinë e Kulturës]] duke dhënë njëkohësisht mësim si [[Pedagogu|pedagog]] i jashtëm në [[Instituti i Lartë i Arteve|Institutin e Lartë të Arteve]] në Tiranë. Në vitet më pas Kristaq Rama përgatiti brezat e ardhshëm të [[Skulptura|skulptorëve]] në [[Akademia e Arteve|Akademinë e Arteve]] në [[Tirana|Tiranë]]. Vdiq në [[Tiranë]] më [[11 prill]] [[1998]]. Ai është i ati i kryetarit të [[Partia Socialiste e Shqipërisë|Partisë Socialiste]] dhe ish-kryetarit të [[Bashkia e Tiranës|Bashkisë së Tiranës]] [[Edi Rama]].<ref>[http://www.ps.al/leadership/ Lidershipi i Partisë Socialiste]</ref>