[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 2:
{{pa referenca}}
'''Qerim Haxhiu''' (1920-1 Janar 2003) aktivist i shquar për çështjen kombëtare shqiptare
[[Skeda:Qerim Haxhiu 1920-2003.jpg|parapamje|341x341px320x320px|'''[[Qerim Haxhiu]] 1920-1 Janar 2003''']]
 
==Biografia==
[[Skeda:Qerim Haxhiu.jpg|thumb|334x334px320x320px|Qerim Haxhiu]]
[[Skeda:Bajram Haxhiu Qerim Haxhiu Abdurrahman Roza Haxhiu.png|parapamje|333x333px320x320px|Nga e majta: [[Abdurrahman Roza Haxhiu]], [[Bajram Haxhiu]],[[ Qerim Haxhiu]].]]
Qerim Haxhiu lindi në Lushnjë,më 1920 në Lushnje.Pinjoll i familjes Haxhiu,djali i patriotit të shquar lushnjarë [[Bajram Haxhiu]],një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës dhe i vëllai i legjendës së sportit shqiptar [[Abdurrahman Roza Haxhiu]].Qerim Haxhiu pas kryerjes së Medresesë së Mesme në Tiranë,ku u diplomua më 1.7.1938,i vazhdoi studimet më 1939 në universitetin “Al-Az-har” në Kajro por krahas studimeve,fëmijëve shqiptarë të Kairos ua mësoi shqipen,i mbante leksionet tre herë në javë.Udhëtimin Lushnjë-Selanik-Aleksandri nuk do ta harronte kurrë, ngase ishte një udhëtim i gjatë, që, njëkohësisht, për djaloshin nga Lushnja ishte një udhëtim me biletë njëkahëshe, që nuk do ta kthente në vendlindje pesë dekada e gjysmë.Gjashtë muaj pas ardhjes së tij në Kairo po në atë vit 1939 Shqipëria ra nën pushtimin fashist. Me pikëllim dhe pezm të madh u pranua ky lajm dhe u shoqërua me protesta të shumta të studentëve shqiptarë. Traktate, peticione dërgoheshin nëpër ambasadat e shteteve të ndryshme të botës. Shprehej pakënaqësia dhe kundërshtimi i rreptë. Qerim Haxhiu në këtë rast shkruajti vet një peticion përmes të cilit kundërshtonte aktin brutal të pushtimit të Shqipërisë. Edhe në shtypin egjyptas kjo patë bërë bujë të madhe. Viti 1939 atij i sjell edhe shumë detaje që lidhen me qëndrimin e tij në Kairo. Ky vit atë do ta lë gjer në vdekje jashtë atdheut, duke ia “dhuruar” statusin e refugjatit pa pasaportë,por vetëm me një “Lisse passé” (leje udhëtimi).Gjatë qëndrimit të tij në Kairo ai e vizitoi vetëm një herë Shqipërinë,dhe ky ishte një nga momementet që nuk e harroi gjatë tërë jetës së tij.Ai vizitoi Shqipërinë pas njëzet e nëntë viteve. Nga Tirana deri në Lushnje, thoshte ai, nuk kam pushuar së qari.Kur arrita në Lushnje oborri i shtëpisë ishte mbushur me njerëz. U takova me të gjithë me shumë mall. Kur hyra në dhomë në të cilën po rrinte babai, ai posa më pa thirri: Qerim! Dhe i ra të fikët! Nuk kishte faj ngase njëzet e nëntë vjet nuk më kishte parë!Këto janë përshtypjet e kësaj dite që nuk do t’i harroj kurrë, e përsëriste shpesh ai.Gjatë gjithë kohës, shqiptarët e Egjiptit ishin shembull për diasporën shqiptare. Ata kanë pasur shoqata, revista, bashkësi.Pa dyshim, njëri nga aktivistët e shquar të këtyre institucioneve ishte Qerim Haxhiu.Qerim Haxhiu ishte ndër figurat më të shquara shqiptare që emigruan në Egjipt.Ishte intelektual i denjë, atdhetar dhe veprimtar i madh i çështjes kombëtare shqiptare,i cili gjithë jetën dhe veprimtarinë patriotike ia kushtoi atdheut,Shqipërisë.Ishte antikomunist i përbetuar,gjegjësisht demokrat dhe nacionalist i madh.Shqiptarët e organizatës “Vatra” në Amerikë patën kërkuar nga diaspora shqiptare e Egjiptit një material për shqiptarët e Misirit, të cilin nuk do t’ua dërgonte kush, pos Qerim Haxhiut.Që nga nisja për në Egjipt, ai nuk u nda kurrë nga shqiptarët, sepse siç thoshte: “Unë kudo që të shkoj, kërkoj shqiptarë, sepse pa ta dita nuk më shkon”.Ai pati kontakte të vazhdueshme me studentët shqiptarë në Egjipt, djemtë shqiptarë nga të gjitha viset etnike.Disa ditë para se të ndërronte jetë, duke shikuar ditarin e TV Kosovës, në praninë e disa studentëve shqiptarë, filloi kënga popullore “Kthehuni”.Kur e dëgjoi patrioti Qerim Haxhiu, nuk i ndali dot lotët! Në ato çaste, nën ndikimin e emocioneve të papërshkrueshme, u planifikua një vizitë në Shqipëri dhe në Kosovë gjatë pushimeve verore.Mirëpo, ndonëse kjo dëshirë nuk iu realizua, që fizikisht me trup e sy ta shuante mallin për atdheun, ajo iu realizua me zemër, sepse, edhe pse me trup ishte në Kajro, me shpirt e me zemër ishte gjithmonë në Shqipëri e në Kosovë.Qerim Haxhiu ditët e pleqërisë i kaloi duke lexuar e herë herë duke e vizituar ndonjë familje shqiptare.Ai kurrë nuk u largua nga leximi i Librit të Shenjtë Kur’anit dhe nga falja e namazit.Gjatë qëndrimit disadekadash në Kajro, Qerim Haxhiu kishte pasur rastin të takohet me personalitete të rëndësishëm shqiptarë që për arsye të ndryshme kishin kaluar nëpër Kajro apo Aleksandri.Ndër ta janë Ernest Koliqi,Lekë Zogu etj.Qerim Haxhiu ishte i martuar me znj.Shukrane,një prishtinase e ardhur në Kairo,vajza e doktor Shyqyri Cupishti.Qerim Haxhiu ka edhe dy fëmijë:Ilirin, farmacist, që punon në fabrikën e ilaçeve në Turqi dhe Dhuratën,doktore e shkencave të kimisë,profesoreshë në Universitetin Turk.Iliri studioi në universitetin e Kairos ndërsa Dhurata në atë Amerikan.Përvec shqipes,që e flasin bukur dhe rrjedhshëm,ata njohin edhe disa gjuhë të tjera.Të gjithë ata shqiptarë që vizitojnë Egjiptin nuk mund të ikin pa vizituar shtëpinë e patriotit Qerim Haxhiu. Aty gjejnë një ambjent apsolut shqiptarë.Nuk mund të rrish indiferentë përpara bibliotekës së tij të pasur me literaturë të zgjedhur në:shqip,anglisht,frengjisht,turqisht dhe italisht.Aty është historia e popullit shqiptarë.Aty është “Homeri Shqiptar” Gjergj Fishta i zgjedhuri i bibliotekës së tij e piktura e Guri Madhit që atij i kujtojnë shqipërinë.Personalitetin e kompletuar të Qerim Haxhiu-t, ishte gjynah ta mbyllje në grackën e tij…të mbarosh universitetin “Al-Az-har” dhe të mos e shpërndash atë dituri në vendin e lindjes, për Qerimin ishte një brengë,një pikëllim.Ndonëse Shqipërisë i nevoiteshin kuadro të shkolluar nga diaspora si dhe Qerim Haxhiu,ajo nuk bëri asgjë që ata kuadro, t’i afroi, por përkundrazi kontribuoi që Qerim Haxhiu dhe gjenerata të tjera të mbeteshin jashtë atdheut pa të drejta ligjitime që të konsideroheshin si qytetarë sovran të vendit të tij.Por Qerim Haxhiu edhe pse këtë nuk e plotësoi në atdhe e plotësoi në Kajro me kontributin e tij të dendur për çështjen shqiptare si dhe afrimin,këshillimin e mikpritjen e shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare.Qerim Haxhiu mbetet personaliteti i lartë atdhetare dhe nderi i Lushnjes larg atdheut.Qerim Haxhiu u nda nga jeta më 1 Janar të vitit 2003.Edhe pse ai ndërroi jetë, gjurmët e tij ende janë të gjalla, ngase la një bibliotekë të pasur.
 
'''Për Qerim Haxhiu-n është shkruar edhe një shkrim në librin “Shqiptarët e Egjiptit” dhe një shkrim nga Ministria e Diasporës Kosovë në librin “Roli i Mërgatës në Shtetformim” botuar me rastin e 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, Prizren 10-13 qershor 2012, etj.
 
[[Kategoria:Lindje 1920]]