[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Bet 0 (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
'''Zef Kolombi''' lindi më [[3 mars]] [[1907]] në [[Sarajevë]] në një familje shkodrane. Babai i tij, Gjoni, ishte pronar i një hoteli në Sarajevë, ndërsa e ëma, Stefani, ishte sllovene. Në vitin 1910 i vdes babai dhe një vit më vonë dhe nëna. Zefi në moshën 4-vjeçare, dhe bashkë me motrën e tij Verën kthehen në Shkodër tek gjyshja. Pas vdekjes së gjyshës për dy jetimët Kolombi kujdeset nuni i tyre, Sokrat Shkreli.
 
Në Shkodër mbaron shkollën fillore-jetimore të hapur nga austriakët, dhe tre vjet mëson në gjimnazin e jezuitëve. Më pas i përkushtohet pikturës, pasionit të tij, por me shumë vështirësi. Ai shkon në Itali, dhe fillon të punoi për të mbijetuar, dh endërkohë viziton muzeumet, galeritë e arteve dhe ekspozitat e pikturës. Nëpër këto institucione arti tërheq vëmendjen e rojeve dhe disa të rinjve të cilët e ndihmojnë për t’u regjistruar në një shkollë nate. Por, e largojne nga Italia, dhe ai kthehet sërish në Sarajevë,ku punon si ndihmës këpuctari. Pas kësaj ai tri vjet punon pranë një dekoratori dhe gjatë kësaj kohe ai krijon veprat e para si dhe kopje të klasikëve. Në moshën 18 vjeç Zef Kolombi kthehet në Shkodër, dhe i kushtohet artit të pictures ku edhe punon edhe si nëpunës në hotel "Grand".
 
Më 1929 Zef Kolombo sërish niset për Itali, ku futet të studiojë në akademi. Me përfundimin e Akademisë së Arteve në Romë kthehet në Shqipëri dhe emërohet mësues vizatimi në shkollën normale të Elbasanit, ku qëndroi 10 vjet. Në vitin 1936 martohet dhe ka një djalë, Julianin, ndërsa nga martesa e dytë pati djalin tjetër Gjovalinin. Vazhdon të pikturojë dhe njëkohësisht kryente detyrën e mësuesi. Zef Kolombi ka pikturuar me materiale të tilla si beze, kanavacë, karton e kompensatë, ndërsa më së shumti vepra e tij është në vaj. Ka përdorur më shumë ngjyrën e kuqe, kafe, të gjelbrën e të bardhën. Vepra e Zef Kolombit ndodhet kryesisht në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
 
Dy vitet e fundit të jetës sëmuret nga astma dhe tuberkulozi dhe vdes më [[23 janar]] [[1949]].