Leonardo da Vinçi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U zëvendësua Leonardo_da_Vinci01.jpg me Leonardo_da_Vinci_statue_outside_the_Uffizi_Gallery.jpg
Rreshti 134:
Sigurisht ai ishte mjeshtër i madh në fushën e simbolizmit e disa përkime me sa duket të fshehta, por në të vërtete krejt të dukshme për një sy te vëmendshëm, të pranishme në veprat e tija, e mbështesin ketë, megjithëkëtë duket jo e mençur të mendohet për një qëllim komplotist pas dijenish të tilla. Ajo që ushqeu flakën e këtij flakadani ka qenë mbi të gjitha zbulimi i pjesëmarrjes se Leonardos ne një [[Shoqata|shoqatë]] të fshehtë të llojit [[mazonik]], të njohur me emrin [[Priorato di Sion]] (Paria e Sionit ?), me të cilën janë lidhur shumë gojëdhëna mes të cilave ajo e [[Grali i Shenjtë|Gralit të Shenjtë]], por menduar në një mënyre krejtësisht ndryshe nga dijenia e përhapur popullore. Qëllimi i Parisë duket të ketë qenë ruajtja e një sekreti që do të kishte mundur të shembte [[Krishterimin]], apo në të vërtete zbulesën që [[Krishti]] nuk ka pasur kurrë ndonjë pushtet ose fuqi hyjnore dhe që madje, duke qene vdekatar, të jete martuar me [[Maria Magdalena|Maria Maddalenën]].
 
[[Skeda:Leonardo_da_Vinci01Leonardo da Vinci statue outside the Uffizi Gallery.jpg|thumb|shtatore e Leonardo da Vinçit, vendosur në Galerinë [[Uffizi]] të [[Firence]]s]]
Pasardhësit e sjellë nga prehri i saj do te kishin qenë pra Grali i Shenjtë i vërtetë që në dokumentet e para shkruhet edhe Sangreal, nga e cila arsyeja gjuhësore mund t´a sjelle Sang Real (Gjak Mbretëror). Nga ky "Gjak Mbretëror" të vendosur nga bijtë e Krishtit, do të pasonte direkt [[dinasti]]a e [[Merovingjit]]. Zbulesa të këtilla tronditëse përçohen nga brezi në brez përmes tre te parazgjedhurish nga një Mjeshtër i Madh. Dhe është pikërisht ky roli i fundit që Leonardo duket të ketë pasur mes viteve [[1510]] dhe [[1519]]. Në listën e Mjeshtërve të Mëdhenj të Parisë shfaqen emra të tjerë të dëgjuar si [[Nicholas Flamel]] ([[1188]]-[[1220]]), [[Sandro Botticelli]] ([[1483]]-[[1510]]), [[Isaac Newton]] ([[1691]]-[[1727]]), [[Victor Hugo]] ([[1844]]-[[1885]]) e [[Claude Debussy]] ([[1885]]-[[1918]]). Ka shume mundësi që Paria të ketë ekzistuar, por është po aq i dyshimte funksionimi i tij. Historia e Sangreal-it të shtjelluar këtu është sajuar në fakt në vitet [[1950]] nga një thashethemëtar me emrin Noël Corbu dhe përhapur falë një shkrimtari te aftë, [[Gérard de Séde]], qe u bazua mbi disa dokumente ardhura ne Bibliothèque Nationale (Bibliotekën Kombëtare të Parisit), sot të mbajtura të gjitha si të rreme dhe të mbithurura (sajuara) të hapura në institutin e Parisit. Disa fanatikë u kanë venë pak rendësi këtyre lidhjeve me Leonardon lidhur me Gralin e Shenjtë e me [[Sindonin]]. Dhe ja shfaqet hamendja se fytyra mbi mbulesën e shenjte nuk është tjetër veçse një portret i artistit mbi Krishtin. Nuk duhet të habitemi se një figurë si e tija mund të ngjalle një kundrim të atille sa që të lulëzojnë përçartjet, si edhe, duke përballuar temën e [[Alkimia|alkimisë]], një lëndë tjetër të thelluar nga ai, ka një provë më të ulët presa i përket atij, në kundërshtim me disa, të jetë e vërtetë dhe konkrete. Për të shmangur nënën e kimisë ndodhte shpesh që ajo ngatërrohej me magjinë (siç ndodh edhe sot), Leonardo u mor me ç’mitizimin e gurit të famshëm filozofik, duke mbështetur sa qe e mundur faktin se, forcat e dobëta të vëna në lëvizje nga zjarri, i cili është nismëtar i shndërrimeve, mund të sjellë në arritjen e një gjendjeje "nigredo" (zbutje e dukshme kaotike), të aftë të zgjidhë çfarëdo lloj lënde dhe të arrije pikën e "lëndës së parë" të dëshiruar, në këtë rast pikërisht [[arin]]. Si përfundim, Leonardo është gjithmonë viktime e një paradoksi: është e pabesueshme si një dijetar kaq i përkushtuar në artin e përvojës shqisore, të ndodhet ende sot i zëne ne rrjetën e ndërthurur të fantazisë.