[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Goelia (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 6:
 
=== Nacional-çlirimtar ===
Vehabizmi arriti të rritet nga një lëvizje fetare (sekt) në lëvizje politike dhe nacional-çlirimtare kundër dominimit të huaj, kryesisht i manifestuar kundër turqve;
 
=== Fetar ===
Rreshti 12:
 
== Prejardhja ==
Themelues i vehabizmit është [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi]], i lindur në vitin 1115 hixhrij / [[1703]] në vendin Ujejneh, afër [[Riadi]]t, në Nexhd, oazë, e cila atëherë jetonte në mirëqenie të qëndrueshme. Rrjedh, edhe nga ana e babait edhe nga ana e nënës, nga një familje e njohur, Temim ibn Murr ibn Adnan, e cila ka dhënë kontribut për [[Islam]]-in gjatë historisë. Nga babai i tij, i cili në atë kohë ishte kadi hanbelit në fshatin e tij, ka mësuar fikhun hanbelij, pastaj tefsirin, hadithin dhe shkencat tjera fetare në mënyrën klasike mesjetare. Në moshën dhjetëvjeçare u bë hafidh i [[Kur'ani|Kur’anit]]. Mendohet se ai gjatë qëndrimit në [[Iran]] dhe [[Irak]] u bë ekspert i [[Sufizmi]]t. Mirëpo, me kalimin e kohës, pak nga pak, ra në kontakt me veprat e [[Ibn Tejmije]]s dhe të nxënësit të tij, Ibn Kajjim El-Xhevziut, të cilët do të bëjnë ndikim të pakthyeshëm në mendjen dhe shpirtin e Muhammedit të ri. Pastaj, udhëtoi në [[Mekka|Mekë]], [[Medinë]], [[Hixhaz]], [[Ihsa]] në [[Arabia Saudite|Gjirin Arab]], në [[Basra]] shkoi më [[1724]] dhe kaloi katër vjet kurse në [[Bagdadi|Bagdad]] pesë vjet, pastaj në [[Mosul]], [[Damask]], [[Kurdistani|Kurdistan]], [[Hemezan]], [[Isfahan]], [[Kum]] dhe [[Kairo]]. Nëpër këto vende ai kaloi mbi 12 vite duke mësuar, pos fushave fetare, edhe filozofinë dhe [[Sufizmi]]n. Gjatë kësaj kohë thuhet se ai edhe u martua.
 
[[Muhammed Ibn Abdulvehhabi|Ibn Abdulvehabi]] mësoi nga shumë mësues por më të njohurit janë : shejh Abdullah ibn Ibrahim Nexhdi, shejh Muhammed Hajat Sindhi dhe Shejh Muhammed Mexhmui. Mësuesit e [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi]]t janë të shumtë dhe do të na çonte larg numërimi i tyre. Disa burime, të pakonfirmuara, theksojnë se [[Muhamed Ibn Abdulvehhabi|Ibn Abdulvehhabi]] në fillim ka mësuar literaturën dhe jurisprudencën hanefite. Pas kësaj, ndoshta në vitin 1152 h./[[1739]], [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi|Muhammedi]] erdhi në vendlindje në krahinën [[Nexhd]], jo në vendlindje, por në [[Hurejmli]], ku ishte vendosur babai i tij, për të mbajtur ligjërata publike dhe për t’i plasuar idetë e tij. Mirëpo, nuk hasi në mirëkuptim dhe në përkrahje te bashkëqytetarët e tij, madje thuhet edhe nga babai i tij, shejh Sulejman ibn Alijj. Disa dijetarë pohojnë se suksesi i Ibn Abdulvehhabit në Hurejmli ishte më i madh sidomos pas vdekjes së babait të tij, sepse ai deri atëherë ishte nën hijen e autoritetit të babait të tij. Pasuesit e tij mendojnë se shkaku i kësaj indiference të masës ndaj ideve të tij ishte prapambetja dhe moszhvillimi i vendit dhe dominimi i supersticionit dhe risive të shumta, kurse kundërshtarët mendojnë se mësimi i [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi]]t ishte tejet i ngurtë, puritanist dhe i dhunshëm, me karakter retrograd dhe konservatist, në vend të urtisë dhe këshillës. H. Laoust thekson se pas debaklit që pësoi dhe largimit të Ibn Abdulvehhabit nga Hurejmliu, ai shkoi në [[Ujejne]], ku qëndroi rreth katër vite dhe ku korri fitoret e para. Pohohet se këtu fillimisht i ndihmoi emiri i Ujejnes, Uthman ibn Ma’mer, i cili tok me të theu varrezat dhe ekzekutoi një lavire. Mirëpo [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi]], pas pak nga emiri i Ahsait i erdhi një letër emirit të Ujejnes që ta mbyt shejh [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi|Abdulvehhabin]]. Ky nuk e mbyti por i dha mundësi të shkojë në cilin drejtim të dëshirojë ai.
Rreshti 33:
 
=== Parimi i afarizmit - fikhut ===
Vehabistët rimëkëmbjen e shohin sipas modelit të Kartës së Medinës, ku respektoheshin në përpikëri Kur’ani dhe Sunneti i Pejgamberit[[Pejgamberi]]t a.s. Këtyre dy burimeve ata i shtojnë edhe veprimet e brezit të parë (selef’us-salih). Karakteristikë tjetër e tyre është insistimi në Sunnet dhe në praktikën e selefi-salihit. Këtë pa vehabistët, mendojmë, ia kanë borxh shkollës së Ibn Hanbelit. Meqë hadithet përfundimisht janë kodifikuar gjatë shekullit III h./IX, vehabistët janë detyruar që ta pranojnë ixhmain e tre shekujve të parë.
 
Ata nëpërmjet theksimit të ixhtihadit nuk dëshiruan të lirohen nga konstrukcionet e gatshme të shkollave juridike dhe të lidhen me mendimet e juristëve të parë, për të cilët mendonin se janë më afër origjinalit të Muhammedit a.s. dhe në këtë mënyrë u bënë robër të një praktike tjetër, duke mos kontribuar me zgjidhje origjinale. Ata mendojnë se edhe afarizmin duhet zhvilluar sipas parimeve që ka ndjekur Ibn Hanbeli. Ata në parim pranojnë fikhun e ehli sunnetit, por jo edhe fikhun shi’it dhe dhahirit. Fikhun shi’it e refuzojnë sidomos për shkak të bindjes së shi’itëve se imami është i pagabueshëm në fjalë dhe vepra dhe se ixhtihadi i imamit është obligativ. Meqë këto virtyte i posedon vetëm pejgamberi, fjalët dhe veprimet e imamit muxhtehid nuk janë obligative për të tjerët, pos për vetë atë rim vehabistët, mendojmë, ia kanë borxh shkollës së Ibn Hanbelit. Meqë hadithet përfundimisht janë kodifikuar gjatë shekullit III h./IX, vehabistët janë detyruar që ta pranojnë ixhmain e tre shekujve të parë. Ata nëpërmjet theksimit të ixhtihadit nuk dëshiruan të lirohen nga konstrukcionet e gatshme të shkollave juridike dhe të lidhen me mendimet e juristëve të parë, për të cilët mendonin se janë më afër origjinalit të Muhammedit a.s. dhe në këtë mënyrë u bënë robër të një praktike tjetër, duke mos kontribuar me zgjidhje origjinale<ref>F. Karcic, Drustveno pravni..., op. cit., fq. 63.
Rreshti 41:
F. Karcic, Drustveno pravni ..., op. cit., fq. 63
F. Karcic, Drustveno pravni ..., op. cit., fq. 63. Abdul Hamid Siddiki, Muhammed bin Abd al-Wehhab i njegov pokret, op. cit., fq. 431.
</ref>.
 
=== Parimi shkencor dhe intelektual ===
Vehabizmi lufton kundër tendencave të ndryshme ideologjike islame, sikur lufta kundër filozofisë, ngjashëm çfarë ka bërë edhe Ibn Tejmijje dhe El-Xhevziu dhe lufta kundër bindjeve shi’ite në pagabueshmërinë e imamit dhe besimin në ndërmjetësimin që e bën imami shi’it në botën tjetër. Vehabistët mendojnë se ndërmjetësimi si i tillë ka hyrë në shoqërinë myslimane nëpërmjet neoplatonizmit, mirëpo vehabistët neglizhojnë faktin se ndërmjetësimin e pranojnë edhe sisteme e shkolla të tjera islame. Sa i përket problemit të imamit apo halifit, ata shkojnë edhe më tutje. Jo që refuzojnë imametin shi’it, por refuzojnë edhe institucionin e hilafetit, duke pohuar se hilafet universal nuk duhet të ketë. Ibn Abdulvehhabi mendon se në territorin e caktuar duhet shpallur sundimin e të drejtës së Zotit, dhe aty të ketë imam, e jo edhe të ketë halif universal për tërë botën. Me këtë ata provonin ta privojnë nga legjitimimi fetar Perandorinë Osmane, duke e eliminuar halifin dhe duke e promovuar imamin.
 
Në vitin [[1787]] emiri Abdulazizi e proklamoi administratën e pavarur shtetërore dhe e futi sistemin trashëgues të sundimit (hukm wirathi), duke i siguruar vend të birit Saudit të bëhet halif pas tij. Muhammed ibn Abdulvehhabi ishte i pranishëm në këtë promovim, mirëpo si duket, kishte harruar thënien e Muhammedit a.s. : “Nëse i jepet zotimi (bej’at) dy halifëve, mbytne të fundit prej atyre dyve.”
 
Fatkeqësisht, sistemi trashëgues, sipas shembullit politik, kaloi edhe në rrafshin fetar. Pas vdekjes se Muhammed ibn Abdulvehhabit më 1792, trashëgues u bë i biri i tij. Dehlani.
 
== Doktrina vehabiste ==
Parimisht, doktrina vehabiste bën pjesë në doktrinën tradicionaliste islame, si vazhdimësi e shkollës hanbelite, me specifika të caktuara. Mirëpo, për dallim nga tradicionalizmi skolastik, vehabizmi do të mund të vendosej në tradicionalizmin selefi. Karakteristikë e kësaj tendence është se në qasjen dhe leximin e tyre të Teksteve (Nusus) refuzojnë ndërmjetësimin e shkollave juridike dhe të ulemasë në të cilën thirren ata. Ata quhen selefi për arsye se janë të preokupuar me ndjekjen e selefëve, shokëve bashkëkohës të Pejgamberit[[Pejgamber]]it të Zotit dhe myslimanëve të devotshëm nga tre brezat e parë. Komentimi i Kur’anit dhe i Sunnetit bëhet në mënyrë direkte dhe shkon jashta kufizimeve që i kanë vendosur shkollat. Dallimi ndërmjet tradicionalizmit skolastik dhe tradicionalizmit selefi është në atë se këta të fundit mbështeten në karakterin e fjalëpërfjalshëm të teksteve dhe në ndalimin e leximit interpretues. Ky grup përpiqej të kthehej në pastërtinë e historisë së hershme islame në themel të Kur’anit dhe Hadithit, duke pohuar se ndryshimet e mëvonshme, shtojcat dhe zhvillimet e historisë islame qenë shkaqe të dobësisë së myslimanëve dhe se ata, së këndejmi, duhet kthyer mësimeve burimore të Kur’anit dhe Pejgamberit, si i kanë kuptuar të parët (selef), në emër të fuqizimit të sërishëm të islamit. Ky grupim propozoi se myslimanët duhet refuzuar tërë zhvillimin filozofik dhe artistik të qytetërimit islam, mënyrën e lehtë të jetës të qyteteve të mëdha dhe luksin e pakthjelltësinë që e përcjellin këtë.
 
Doktrina dhe koncepcioni i tyre ortodoks islam, herë-herë insistues dhe këmbëngulës dhe morali i tyre rigoroz, kishte për synim kryesor eliminimin e risive (bid’a) në besim, që nuk i përkasin fesë. Me rreptësinë e tyre misionariste deri në padurueshmëri krijuan në botëkuptimin e besimtarëve indiferencë, skepsë dhe konfuzion.
 
Mirëpo, te një pjesë e besimtarëve, vehabistët fituan simpatinë, duke zhvilluar disa virtyte, deri atëherë joprezente në mesin e tyre, si besnikërinë dhe përkushtimin në shërbim të ngritjes morale dhe politike të bashkësisë, që ishte harruar nga koha e hulefai rashidinëve. Duke apeluar te bashkëmendimtarët që në fe ta pranojnë vetëm autoritetin e Kur’anit dhe të Sunnetit dhe të lirohen nga bestytënia e trashëguar nga Mesjeta dhe duke aktualizuar vlerat e islamit zanafillor,përpiqej të kthehej në pastërtinë e historisë së hershme islame në themel të Kur’anit dhe Hadithit, duke pohuar se ndryshimet e mëvonshme, shtojcat dhe zhvillimet e historisë islame qenë shkaqe të dobësisë së myslimanëve dhe se ata, së këndejmi, duhet kthyer mësimeve burimore të Kur’anit dhe Pejgamberit, si i kanë kuptuar të parët (selef), në emër të fuqizimit të sërishëm të islamit. Ky grupim propozoi se myslimanët duhet refuzuar tërë zhvillimin filozofik dhe artistik të qytetërimit islam, mënyrën e lehtë të jetës të qyteteve të mëdha dhe luksin e pakthjelltësinë që e përcjellin këtë. Doktrina dhe koncepcioni i tyre ortodoks islam, herë-herë insistues dhe këmbëngulës dhe morali i tyre rigoroz, kishte për synim kryesor eliminimin e risive (bid’a) në besim, që nuk i përkasin fesë. Me rreptësinë e tyre misionariste deri në padurueshmëri krijuan në botëkuptimin e besimtarëve indiferencë, skepsë dhe konfuzion.
Mirëpo, te një pjesë e besimtarëve, vehabistët fituan simpatinë, duke zhvilluar disa virtyte, deri atëherë joprezente në mesin e tyre, si besnikërinë dhe përkushtimin në shërbim të ngritjes morale dhe politike të bashkësisë, që ishte harruar nga koha e hulefai rashidinëve. Duke apeluar te bashkëmendimtarët që në fe ta pranojnë vetëm autoritetin e Kur’anit dhe të Sunnetit dhe të lirohen nga bestytënia e trashëguar nga Mesjeta dhe duke aktualizuar vlerat e islamit zanafillor, vehabistët futën njëfarë shprese, sigurie dhe dinamizmi në mesin e myslimanëve, që një kohë të gjatë u mungonte myslimanëve. Për këtë arsye, Louis Masignoni, do t’i quajë ndër “bashkëpunëtorët e parë të rilindjes arabe.”
Megjithatë, më së shumti polemikë vehabistët kanë zhvilluar lidhur me kultin e shenjtorëve, ndërtimin e mauzolejeve (tyrbeve), përdorimin e tyre për lutje dhe vizitimin e tyre.
 
Në vazhdim do t’i theksojmë disa parime të tyre lidhur me çështjet doktrinare, pa pretendim se i kemi cekur të gjitha<ref> Gjerësisht për doktrinën vehabite në gjuhën shqipe lexo: Muhammed Ibn Abdulhevvab, Kitab et-tevhid – Monoteizmi islam, Shkup, 1412/1992, fq. +143 dhe Muhammed Ibn Abdulvehhab, Tre themelet dhe argumentet e tyre, Shkup, 1413/1992, fq. +30.</ref><ref>http://www.al-islami.com/islam/truth_about_wahabism.php</ref>:
 
* '''1. Të gjitha objektet e adhurimit përveç Allahut, janë të rrejshëm. Të gjithë ata që praktikojnë adhurim të tillë meritojnë vdekje;'''
 
* '''2. Masa e njerëzve e cila përpiqet ta fitojë mëshirën e Allahut nëpërmjet vizitimit të varreve të shenjtorëve nuk është monoteiste. Këta u ngjasojnë atyre që Kur’ani i quan mushkrikun;'''
 
* '''3. Politeizëm (shirk) është të futet në lutje emri i Pejgamberit a.s., njeriut të shenjtë apo engjëllit;'''
 
* '''4. Politeizëm është të kërkosh ndërmjetësim te dikush tjetër përveç prej Allahut dhe Muhammedit a.s. në Ditën e gjykimit;'''
 
* '''5. Politeizëm është t’i përbetohesh ndonjë qenieje tjetër përveç Zotit, Një, Të Vetmit;'''
 
* '''6. Mosbesim (kufr) është të mësosh diturinë që nuk zë fill në Kur’an, Sunnet ose përzierjes së domosdoshme të arsyes;'''
 
* '''7. Mosbesim dhe keqbesim është ta mohosh kaderin në çkado që ndodh;'''
 
* '''8. Mosbesim është komentimi i Kur’anit me anë të te’vilit, në mënyrë metaforike, alegorike.'''
 
== Vështrimi konstruktiv për dhe kundër lëvizjes ==
Vehabistët, krahas kundërshtarëve ushtarakë, kishin edhe kundërshtarë doktrinarë. Qysh me paraqitjen e tyre u paraqit një numër i madh shkrimesh që kundërshtonin parimet e tyre, sidomos me prejardhje egjiptiane, osmane dhe të vendeve të tjera. Në to kryesisht theksoheshin mangësitë e kësaj lëvizjeje, eksagjerimet e tyre në politik, vrazhdësinë, ngurtësinë dhe ekskluzivitetin e tyre teorik dhe praktik. Madje, Ed-Dahlani, mufti i Mekes, paraqitjen e vehabistëve e quajti hiq më pak se fitne. Një tjetër dijetar arab paraqitjen e lëvizjes vehabiste e shikon : “Potez i suksesshëm që Perëndimi e tërhoqi ishte themelimi i një lëvizjeje fetare e cila në formën e saj të jashtme do të dukej islame, e në esencë detyra e kësaj lëvizjeje do të ishte që vendet perëndimore, nëpërmjet saj, ta marrin pushtetin mbi myslimanët dhe ta rrënojnë hilafetin.”
 
Në një burim tjetër, bashkëkohës të lëvizjes vehabiste, lexojmë: “Kur shteti osman u shkatërrua, i cili ishte ruajtës i islamit dhe shërbëtor i alimëve të ehli sunetit, duke iu nënshtruar planeve shekullore të franmasonëve, misionarëve dhe politikës poshtëruese të Perandorisë Britanike, e cila për këtë qëllim ka vënë në lëvizje të gjitha forcat materiale, jomedhhebistët panë mundësinë. Ata me gënjeshtra dhe strategji djallëzore filluan t’i sulmojnë alimët e ehli sunnetit dhe ta shkatërrojnë islamijjetin përbrenda e sidomos në vendet siç është [[Arabia Saudite]], ku alimët e ehli sunnetit nuk guxojnë të flasin haptazi. Pasuria e shumtë që vehabistët e kanë shpenzuar për këtë qëllim, ka ndihmuar që ky agresion të përhapet nëpër tërë botën. ... njerëz të caktuar, me dije të vogël ose pa të, që nuk i frikësohen Allahut, kanë fituar pozita dhe shtëpi për banim si kundërvlerë për ndihmesën e tyre këtyre agresorëve.”
 
Argumentet dhe kundërargumentet kryesisht janë ato që disa shekuj më herët i janë bërë shkollës
Line 80 ⟶ 87:
Ndonëse nuk mendojmë të ndalemi në komentim më të gjerë, megjithatë tendenca e vehabistëve për eliminimin e medhhebeve dhe moszgjedhja e mjeteve për zhdukjen e tyre na detyron të konstatojmë se angazhimi i tyre ka qenë dhe është i paarsyeshëm. Për shembull, me rastin e komentimit të një hadithi mbi ardhjen e sërishme të [[Jezusi|Isait]] a.s. në tokë, grupi i zjarrtë i jomedhhebistëve (me N. Albanin e famshëm në krye) pohon: “Kjo qartë tregon në atë se Isai a.s. do të gjykojë sipas sheriatit tonë, d.m.th. sipas Kur’anit dhe [[Sunneti - burimi i sheriatit|Sunnetit]], e jo me diçka tjetër, siç është [[Inxhili]], fikhu [[Hanefij]] apo diç e ngjashme” dhe me këtë komparacion ai fikhun [[Hanefij]] e krahason me Inxhilin etj. Disa mendojnë se urdhëri i sulltanit për t’iu kundërvënë lëvizjes vehabiste ishte i motivuar për dy shkaqe kryesore :
* '''Frika e sulltanit për pushtetin e tij dhe për hilafetin e tij, nëse vjen deri te ndikimi dhe zgjerimi i kësaj lëvizjeje edhe në pjesët tjera të perandorisë;
* '''''Mosrehatia dhe antipatia e myslimanëve për shkak të vrazhdësisë së lëvizjes vehabiste në raport me myslimanët tjerë që nuk i përkisnin lëvizjes së tyre, në luftën e tyre të rreptë kundër "risive" dhe "idhujtarisë".'''''
 
* '''''Mosrehatia dhe antipatia e myslimanëve për shkak të vrazhdësisë së lëvizjes vehabiste në raport me myslimanët tjerë që nuk i përkisnin lëvizjes së tyre, në luftën e tyre të rreptë kundër "risive" dhe "idhujtarisë".'''''
Atyre u zihet për të madhe që në emër të eliminimit të bid’ateve, me rastin e pushtimit të [[Medina|Medinës]], e rrënuam kuben mbi kaburin (varrin) e [[Muhamedi|Muhammedit]] a.s., e plaçkitën huxhren (lokacionin ku gjendej trupi i [[Muhamedi|Muhammedit]] a.s. dhe çdo gjë që kishte aty.
 
Atyre u zihet për të madhe që në emër të eliminimit të bid’ateve, me rastin e pushtimit të [[Medina|Medinës]], e rrënuam kuben mbi kaburin (varrin) e [[Muhamedi|Muhammedit]] a.s., e plaçkitën huxhren (lokacionin ku gjendej trupi i [[Muhamedi|Muhammedit]] a.s. dhe çdo gjë që kishte aty.
 
Po ashtu, janë rrënuar tyrbet dhe nishanet në varrezat më të njohura, siç janë Bekia medinase, varrezat e luftëtarëve të Uhudit, me ç’veprim është kryer urbicid.
Line 88 ⟶ 96:
 
* Në vend të varrit të Emines, nënës së Muhammedit a.s. në Ebva, sot qëndron rezervoari për benzinë;
* Në vend të shtëpisë së Hatixhes r. anha sot gjendet tregu i kafshëve;
* Në vend të shtëpisë së [[Muhamedi]]t a.s. sot është nevojtorja (WC) publike.!
 
Është mendim i shkencëtarëve se shumica e kundërshtimeve të masave dhe intelektualëve myslimanë ishin kundër aktiviteteve politike të vehabistëve dhe kundër militantizmit ekstrem të tyre. Ata pohojnë se shpallja e luftës së shenjtë kundër të gjithë atyre që nuk ishin me ta, ishte jashtë çdo mase. Ata ku depërtonin, shkretëronin, plaçkitnin në emër të presë së luftës dhe mbysnin të gjithë kundërshtarët, sepse i shpallnin për renegjatë, heretikë. Disa madje pohojnë se qëndrimi militant dhe jotolerant i vehabistëve ndihmoi në vetëhumbjen e tyre.
 
Kishte edhe aso shkrimesh e deklaratash që e përkrahnin lëvizjen vehabiste.
Line 98 ⟶ 108:
 
Vehabizmi ka meritë në përhapjen e njohjes së islamit në viset shkretinore të [[Arabia|Arabisë]], banorët e të cilave vise ishin të lënë pasdore skajshmërisht.
Vehabizmi u bë sinonim i lëvizjeve përtëritëse, pastruese të fesë në shekujt [[XVIII]], [[XIX]] dhe në fillim të shek. [[XX]], dhe reaksion i rreptë ndaj degradimit moral nga primesat degraduese dhe shtresimet e shumta dhe të ndryshme. Mendohet se [[Islami]] arab kishte rënë në pozita të ulta. Madje edhe qytetet kryesore, [[Meka]] dhe [[Medina]], po përjetonin një degradim shoqëror, moral, fetar dhe intelektual. Përkrahësit e vehabistëve theksojnë një karaktersitikë tjetër të natyrës socio-religjioze të vehabistëve, të cilët afër lumenjve dhe burimeve kanë themeluar kooperativa bujqësore, të cilët kanë ekonomizuar, por njëkohësisht edhe kanë qenë si armatë emergjente, në rast nevoje. Disa kritikë dhe analistë thonë se në pikëpamje të organizimit të brendshëm të lëvizjes, ndonëse i luftonin skajshmërisht, vehabistët i ngjasonin organizimit të sistemit tëtarikateve sufiste, ndonëse përmbajtja e tyre ishte tradicionale, ortodokse.
 
Insistimi vehabist në përdorimin e arsyeshëm të ixhtihadit dhe gjykimi i tyre i taklidit ka vepruar si forcë çliruese dhe sigurisht ka ndikuar në rrjedhën e mëtejshme të zhvillimit islam më shumë e cilado forcë tjetër e asaj kohe dhe ka ndikuar fuqishëm edhe në forcat tjera të kohës që do të pasojë.
Përkrahësit e vehabizmit theksojnë se vehabizmi ka insistuar në esencë e jo në formë, idealitetin e tij e jo realitetin, ka insistuar në atë çka duhet bërë e jo në atë çka kanë bërë myslimanët gjatë historisë.
Si përfundim mund të thuhet se lëvizja vehabiste në fillim kishte çdo karakteristikë të lëvizjes së mirëfilltë. Ai fillimisht nuk kishte karakteristika dhe atribute sektariste, frakcioniste, ekskluzive, anatemuese dhe urbicidale e gjenocidale, por bënte pjesë brenda shkollës sunnite hanbelite. Mirëpo, ballafaqimi me jetën dhe veprimi tejet rigoroz dhe përjashtues i tyre e futi këtë lëvizje më tepër në rradhën e sekteve se sa të shkollave (medhhebeve) islame, si në rrafshin fetar ashtu edhe në atë politik, duke lënë anash ixhtihadin aq të propaganduar nga ata dhe duke ndjekur rrugën e formalizmit ekstrem. Megjithatë, është për të shpresuar se shekulli XXI do të shënojë dalje nga ku qorrsokak i vehabizmit.<ref>1) Abdullah ibn shejh Muhammed ibn Abdulvehhab, Muhtesar siret’ur-Rresul, botimi I, Medinë, 1419 h./1999.</ref><ref>4) E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve, Prizren, 1423/2002. </ref><ref>8) Fikret Karcic, Drustveno pravni aspekt islamskog reformizma (tezë doktorature), Sarajevë, 1990.</ref>
 
== Fillimet dhe krijimi i shtetit vehabit ==
Line 108 ⟶ 118:
=== Shteti i parë vehabit dhe rënia e tij ===
 
Pushtimi i Nexhdit nga ana e Muhammed Ibn Saudit (vdiq më 1765) ishte shenja e parë për daljen në sipërfaqe të një force të re fetare, politike dhe ushtarake<ref>H. Laoust, op. cit., fq. 292. Joseph von Hammer, Historija Turskog /Osmanskog/ Carstva, pjesa 3, Zagreb, 1979, fq. 310 dhe 315 e tutje.</ref>. Ai përdori të gjitha mjetet diplomatike, politike dhe ushtarake për t’ia dalë në krye me rezistencën dhe armiqësinë e fuqishme të brendshme të fiseve në ato vise. Sukseseve të tyre u shkonin për shtati edhe kryengritjet e brendshme, të ndihmuara nga shiitët sirian dhe palestinez dhe nga kristianët, të cilat Porta e Madhe i theu vetëm në vitin 1775. Po ashtu, u ndihmoi edhe zbarkimi i francezëve në Egjipt në vitin 1798. Kështu, i biri i Muhammed ibn Saudit, Abdulazizi (vdiq më 1803), përkundër vështirësive, vazhdoi sukseset në pushtime të reja. Mirëpo, pushtimi i Rijadit më 1773 dhe bashkimi i Nexhdit më 1786 ishte prova më e sigurtë se sukseset vehabite s’kanë të ndalë. Pas këtyre viteve u pushtua edhe Ahsa, liman në gjirin persik dhe u rrezikuan edhe Iraku dhe Hixhazi.
 
Pas vdekjes së Abdulazizit, në sundim erdhi Saud ibn Abdulazizi, i cili më 1803 e pushtoi Medinën,kurse më 1804 Mekkën. Edhe më tej rrezikohej Siria dhe përforcoheshin pozitat në Siri. Meqë piratët vehabitë rrezikonin lundrimin në gjirin persik, qeveria e Indisë dërgoi disa anije në mbrojtje të anijeve të saj tregtare. Rënies së shtetit të parë vehabit i konbtribuoi fakti se Sulltan Mahmuti II, i cili erdhi në sundim më 1808, synonte ta thente synimin për pavarësi të vehabistëve. Po ashtu, në Egjipt Muhammed Aliu, me prejardhje shqiptare, i theu Memalikët dhe i forcoi pozitat si vazal dhe aleat i sulltanit. Nga një anë Sulltani dhe nga ana tjetër Muhammed Aliu gjatë viteve 1811-1815 bënë katër luftëra dhe ngadhënjyen vehabistët dhe mbretit të posaemëruar i imponuan kushte të rënda për nënshtrim. Mirëpo, sërish shpërtheu kryengritje. Kështu, në vitin 1816 nën komandën e Ibrahim pashës, u nis ushtria e fuqishme, që përfundimisht ta mund ushtrinë vehabiste më 1818, kurse mbretin Abdullah ta dorëzojë në Stamboll, të cilin Porta e ekzekutoi më 17 janar 1818.
Line 121 ⟶ 131:
 
Taifin, pastaj Mekken. Mbreti i ri, Abdulazizi bëri ca reforma ekonomike, por edhe duke ndërtuar disa xhami, që vëllezërinë fisnore ta zëvendësojë me vëllezëri fetare, sepse në të kaluarën, partikularizmi fisnor ishte pengesë kryesore për ndërmarrje më të mëdha. Në këtë aspekt ndihmë të madhe ofronin prijësat fetarë, duke mbajtur lartë entuziazmin dhe besnikërinë fetare.
Kjo vëllezëri fetare (ihvan) në aktivitetin e tyre ishte tejet e ngurtë, kështu që të gjitha ligjet e huaja i mendonin armiqësore. Po ashtu, të gjithë myslimanët që nuk mendonin si ata, ishin në pamëshirë të tyre, ndaj duhet të betohen se heqin dorë nga bindjet e tyre dhe të mësojnë kredon e tyre nga mësuesit e rinj. Ata që refuzojnë, do të largohen nga vendi. Mirëpo, për shkak të qëndrimeve ekstremiste të ihvanëve, erdhi deri te ndarja mes tyre dhe mbretit dhe fundit të tyre më 1929, pas një lufte të ashpër.
 
Lidhur me aktivitetin ushtarak të vehabistëve dhe të kryengritjeve të njëpasnjëshme të tyre kundër halifatit të perandorisë osmane vlen të theksohet edhe roli i anglezëve në tërë këtë. Do të kënaqemi të cekim një ngjarje nga viti 1916, kur Britania dhe Franca lidhën Marrëveshjen e fshehtë Sykes-Picot, në të cilën parashihet ndarja e pjesës qendrore lindore të Perandorisë Osmane. Edhe më herët, por sidomos pas kësaj marrëveshje, Anglia u ka premtuar liderëve të fiseve arabe pavarësi dhe sovranitet të plotë, nëse ata do të luftojnë kundër osmanlinjve. T. E. Lawrence