Asllan Pashallinjtë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike duke përdorur AWB
vNo edit summary
Rreshti 2:
 
== Sfondi Historik ==
'''Asllan Pashallinjtë''', një nga familjet më të vjetra dhe më të mëdha feudale shqiptare me origjinë nga [[Janina]]. Osman Pashë Çaushi, Sanxhakbej i Janinës, Vezir dhe Bejlerbej i Rumelisë, pasi u martua me mbesën e Sanxhakbeut të Svetizarit, Sali Asllan Pashës, themeloi këtë gjini të madhe që i dha Janinës 22 Sanxhakbej. Nëpërmjet emërtimeve të pjesëtarëve të tjerë të kësaj gjinie, Asllan Pashallinjtë sunduan prej Lepantos e deri në Delvinë gjatë historisë osmane shqiptare. Në krahasim me kryeqendrat e provincave të tjera, [[Janina]] ishte më i bukuri i trevave shqiptare. Për pasojë edhe oxhaku që sundonte në qytet ishte artdashës dhe bujar. [[Xhamia e Asllan Pashës|Xhamia e bukur]] që ndërtoi Veziri Asllan Pasha është provë për këtë.
 
[[Evlia Çelebiu]], në shkrimet e tij të udhëtimit, tregon se në pallatin e Xhelal Ali Pashës gostiteshin çdo ditë 3000 vetë. Ky numër përbën çerekun e popullësisë së atëhershme të qytetit të Janinës. Koha dhe rrethanat kishin bërë që vazhdimisht anëtarët e kësaj familjeje të shpërnguleshin në qytete të tjera, si në [[Stambolli|Stamboll]], në [[Halep]] apo në [[Gjirokastra|Gjirokastër]].