Ferid pashë Vlora: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 8:
Më 1867 u bë sekretari i babait të vet, kur ai ishte Mytesarif në Rethymna të Kretës. Gjendet në Heraklion, Mostar, Sarajevë, Stamboll dhe Halep në shërbimin civil dhe me zyra në drejtësi, mori pjesë në komisione të ndryshme. Më 1874 lëviz në Stamboll me rritjen në detyrë të të atit, me shpejtësi rritet karriera e tij administrative si pjesëtarë në një nënkomitet (Şura-yı Devlet) dhe më 1884 anëtar i Departamentit të Reformave.
 
Më 1898 me gradën e vezirit emërohet vali në Konja, duke bërë shërbime të mëdha në atë vend me ndërtesa, lulishte, ura e rrugë, magazina dhe baraka ushtarake, shkolla, spitale dhe ujësjellësin. Rikonstruktoi monumentet Selxhuke. Luftoi kaçakët, nxiti industrinë e tapeteve dhe ndërtoi molin dhe portin e Antaljës. Gjatë kësaj kohe, e shoqja e sëmurë Refete hanëm Libohova, e bën të pavolitshëm qëndrimin në klimën e vështirë Konjës. Atëkohë Konjën e viziton ambasadori gjerman marshalli Von Bibershtajn, i cili kishte fituar besimin e Sulltan [[Abdyl Hamiti II|Abdyl-Hamitit II]]. Lëviz drejt Stambollit në krye të një komisioni, dhe më pas emërohet kryeministër më 15 janar 1903.
 
== Burimi i të dhënave ==