[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Goelia (diskuto | kontribute)
v Goelia zhvendosi faqen Nuhi te Nuhu nëpërmjet përcjellimit
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Noah's ark and the deluge.JPG|parapamje|Nuhu ne deti]]
'''Nuhi''' ([[arabisht]] نوح) është [[Të dërguarit në Islam|profetë]] i Zotit, misioni i tij ishte të paralajmëronte njerëzitë që ishin idhujtarë. Poashtu në [[Kurani|Kuran]] është një sure që tregon për historinë e Nuhit.
 
== Historia ==
Nuhi ishte biri i Lamis, biri i Motoshalih, biri i [[Idrisi]]t. Kështu, profeti Idris është babai i gjyshit të Nuhut. Në një hadith të Buhariut, Abdullah ibnu Abasi transmeton se profeti Muhamed ka thënë:''Mes Ademit dhe Nuhut kishin kaluar dhjetë shekuj''. Asokohe, populli i Nuhut udhëhiqej nga një mbret jobesimtar, i cili lëshoi një dekret për popullin që të mos e dëgjonin Nuhun, të mos i flisnin dhe të mos ia vinin veshin për t'u distancuar nga adhurimi i idhujve dhe zotave të tyre të shumtë. Njerëzit iu bindën në mënyrë të verbër mbretit të tyre dhe e lanë Nuhun. Këtë e shpreh Nuhu a.s në Kuran ku thotë:"Nuhu tha:'''O Zoti im, ata më kundërshtuan mua dhe u dhanë pas atyre njerëzve, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë sjellë gjë tjetër, veç shkatërrimit. Ata kurdisën një kurth të madh''' - duke dashur ta pengojnë Nuhun a.s në përmbushjen e misionit, ngrinin kurthe nga më të ndryshmet, ku më i rrezikshmi ishte urdhri për të mos e dëgjuar Nuhun. Me gjithë këto pengesa dhe barriera, Nuhu vazhdoi t'i ftojë njerëzit dhe mesa duket kjo këmbëngulje dha disa rezultate. Në disa kronika, thuhet se pasuesit e Nuhut ishin vetëm dhjetë. Numri më i madh që thuhet është tetëdhjetë dhe kjo për nëntëqind e pesëdhjetë vite.
Ndërkohë, mbreti konstaton diçka të përbashkët tek të gjithë ndjekësit dhe besimtarët e Nuhut. Të gjithë ishin të varfër dhe fukarenj, që nuk kishin asgjë në dorë. Ai e thirri Nuhun një ditë dhe i tha:"Ne mund t'i lejojmë njerëzit të dëgjojnë dhe t'u flasësh. Madje, mund edhe të besojmë në ato që thua, por me një kusht: T'i dëbosh këta fukarenj që të vijnë pas dhe të kanë besuar. Ne i përkasim shtresës më të lartë të shoqërisë dhe nuk mund të barazohemi me këta barktharë."
Line 14 ⟶ 15:
Kjo anije është zbuluar në kohët moderne, duke vërtetuar një premtim të Zotit, se do e lërë si shenjë dhe argument. Një skuadër shkencëtarësh, arritën ta zbulojnë anijen e Nuhut a.s, e cila ishte ndarë dy pjesë. Konstrukti i saj përkonte me përshkrimin që përmendëm më lart, tre kate dhe e mbuluar nga lart.
 
== Tufani ==
Para se të fillojë tufani shkatërrues, Zoti e kishte urdhëruar Nuhun të përgatitej, ashtu siç e kishte urdhëruar të mbledhë nga çdo krijesë një çift, një mashkull dhe një femër. Sinjali i afrimit të tufanit ishte vërshimi i ujit në furrën e bukës së Nuhut. Thotë Zoti i lartësuar lidhur me këtë:'''Kur arriti urdhri Ynë e uji të gufojë nga furra, Ne i thamë: “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një çift, familjen tënde - përveç atyre kundër të cilëve ka qenë fjala e dënimit - dhe besimtarët!” Por shumë të paktë ishin ata që i kishin besuar atij!'''(Hud 11:40)
Një ditë, Nuhu e konstatoi ujin në furrë, sinjal ky që tregonte se tufani ishte afër. Menjëherë, ai u nis drejt anijes në mal. Atje ai mbeti pa gojë, pasi të gjithë kafshët dhe gjallesat e tokës, çdo çift prej tyre, ishin grumbulluar tek anija dhe ishin vënë në rresht, në pritje të urdhrit për të hipur në anije. Nuhu i sistemoi dhe i rehabilitoi të gjithë në anije.
Line 23 ⟶ 24:
Sipas një transmetimi të Abdullah ibnu Abasit, Nuhu, besimtarët dhe kafshët qëndruan në anije për gjashtë muaj rresht. Në disa transmetime të ndryshme, thuhet se ata dolën nga anija ditën e Ashures, dita e dhjetë e muajit Muharrem. Këtë ditë, [[Muhammedi]] e agjëronte pasi ishte dita kur profeti Musa kishte shpëtuar bashkë me popullin e tij, ashtu siç kishte shpëtuar dhe Nuhu nga përmbytja më parë. Të gjithë njerëzit që ishin me Nuhun a.s, kur u vendosën sërish në tokë ishin impotentë, të paaftë për të lindur dhe për t'u shtuar. Askujt tjetër përveç Nuhut a.s dhe të shoqes, nuk i lindën fëmijë. Toka u popullua sërish, por vetëm nga familja dhe pasardhësit e Nuhut a.s. Për këtë, Nuhu a.s etiketohet si babai i dytë i njerëzimit.
 
== Fëmijët dhe vdekja e Nuhit ==
Nuhat i lindën fëmijë të tjerë, emrat e të cilëve janë: Sam, fëmijët e të cilit ishin të bardhë dhe pak esmerë. Arabët dhe Hebrenjtë rrjedhin nga Sam.
Fëmija i dytë është Ham, fëmijët e të cilit ishin me lëkurë të zezë. Pasardhësit e tij janë zezakët e Afrikës.