Kongresi i Lushnjes: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga Lushnja Historike) dhe riktheu rishikimin 1715288 nga Mr Robot
vNo edit summary
Rreshti 13:
Për këtë arsye, kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, e njëkohësisht zgjodhi imzot [[Luigj Bumçi]]n, [[Mehmet Konica|Mehmet Konicën]] dhe Dr. Turtullin, si përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar, në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris. Në mbledhjen e katërt që u mbajt më 30 janar, kongresi zgjodhi si anëtarë të Këshillit të Lartë, imzot Bumçin, Aqif Pashë Elbasanin, [[Abdi Toptani]]n dhe Dr. Turtullin. Pas kësaj u zgjodh dhe përbërja e qeverisë së re, e dalë nga ai kongres e cila kryesohej nga kryeministri [[Sulejman Delvina]]. Pas Delvinës, në atë qevri u zgjodhën dhe [[Ahmet Zogu]], Ministër i Brendshëm, [[Mehmet Konica]], Ministër i Punëve të Jashtme, [[Hoxhë Kadria]], Ministër i Drejtësisë, [[Ndoc Çoba]], Ministër i Financave, [[Sotir Peci]], Ministër i Arsimit, [[Ali Riza Kolonja]], Ministër i Luftës, [[Eshref Frashëri]], Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe [[Idhomene Kosturi]], [[Skeda:Pas Kongresit.jpg‎|thumb|300px|Pas mbledhjes 28 janar]] Drejtor i Përgjithshëm i Postë-telegrafëve. Në mbledhjen e pestë që u mbajt më 31 janar pasdite, kongresi zgjodhi anëtarët e Senatit dhe u vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit. Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi u dha fund punimeve të tija, duke vendosur Tiranën, për kryeqytet të Shqipërisë.
 
=== Qeveria e Durrësit, kundër Kongresit ===
Menjëherë pas përfundimit të kongresit në Lushnjë, po atë pasdreke të 31 janarit, Ahmet Zogu që u zgjodh Ministër i Punëve të Brendshme, u dërgoi të gjitha prefekturave një qarkore nga qyteti i Lushnjes, me anë të së cilës i bënte të ditur popullit shqiptar arsyet për mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Lushnjes dhe u shpjegonte atyre vendimet që mori ajo mbledhje historike, për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziqet që e kërcënonin. Gjatë gjithë punimeve të kongresit, ra në sy temperamenti i ndezur i Ahmet Zogut, që i bëri të gjithë delegatët të fitonin një admirim ndaj tij dhe ta zgjidhnin me votim unanim në postin delikat të Ministrit të Brendshëm, ndonëse ai nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeç. Gjatë kohës që mbahej Kongresi i Lushnjes, qeveria e Durrësit u përpoq me të gjitha mënyrat dhe mjetet për të ndaluar zbatimin e vendimeve të kongresit, duke u mbështetur dhe në forcën e ushtrisë italiane që ishte akoma në Shqipëri.
 
Po kështu, mbajtja e Kongresit të Lushnjes, konsiderohej prej tyre si një lëvizje aventurierësh dhe ajo u përgatit që të sulmonte forcat qeveritare dhe delegatët që do të vendoseshin me seli në Tiranë, e cila ishte caktuar nga kongresi si kryeqytet i Shqipërisë. Nisur nga presionet e qeverisë së Durrësit, e cila po bënte çmos për mosnjohjen e vendimeve të Kongresit të Lushnjes, shumë nga e delegatët Tiranës, [[Elbasani]]t, Kavajës e [[Shijaku]]t, duke kuptuar se do të sulmoheshin me armë nga forcat italiane të nxitura nga qeveria e Durrësit, shfaqën mendimin që të qëndronin dhe për disa kohë në qytetin e Lushnjes.
 
=== Ahmet Zogu: Të njihet Kongresi ===
Mendimet që shfaqën disa delegatë, për të qëndruar në qytetin e Lushnjes deri sa të stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrësit, i kundërshtoi hapur Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu. Mes të tjerash ai ju tha delegatëve: "Vendimet e Kongresit do të zbatohen domosdo dhe pa vonesë, kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë po nisem për në Tiranë, ju po të doni rrini këtu". Kështu, siç dhe ishte parashikuar, gjatë udhëtimit të tij për në Tiranë, Ahmet Zogut dhe njerëzve që e shoqëronin, ju pre rruga në Kavajë nga ana e forcave italiane që ishin të armatosura me topa e mitraloza. Një oficer italian ju doli përpara Zogut e njerëzve të tij dhe ju dha urdhër atyre që të ndërprisnin marshimin. Ahmet Zogu e kundërshtoi hapur oficerin italian duke i thënë: "Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjes". Pas një debati të ashpër që desh kaloi në konflikt të armatosur, oficeri italian u tërhoq së bashku me gjithë forcat që kishte nën komandë dhe i hapi rrugën Ahmet Zogut që të hynte në qytetin e Kavajës.
 
Rreshti 37:
Tërheqja e Italisë nga [[Vlora]] sillte si rrjedhim logjik pavarësinë e shtetit shqiptar. Pse në qoftë se gjer atëherë kish pasur për Shqipërinë një rrezik copëtimi, ky vinte më fort nga ndërhyrjet e Italisë se sa nga fqinjët ballkanas. Këta të fundit mund të ngulnin thonjtë mbi tokat shqiptare vetëm atëherë kur Italia ta mohonte pavarësinë ose tërësinë tokësore të Shqipërisë duke e përmbysur ajo vetë ekuilibrin në Adriatik dhe në Ballkan. Sikur Italia të vendoste njëherë e përgjithmonë se një shtet shqiptar i pavarur është i nevojshëm për sigurimin e saj dhe në vend të një politike imperialiste copëtimi ose [[Kolonët italianë në Shqipëri|kolonizimi]], të kërkonte me kombin shqiptar marrëdhënie miqësore me pajtim interesash të të dy palëve, fqinjët e Ballkanit i binin kavallit kot. Ajo që ka venë në rrezik ekzistencën e Shqipërisë që prej traktatit të fshehtë të Londrës (1915) dhe gjer në ardhjen e komunistëve në fuqi, nuk kanë qenë aq fort fqinjët ballkanas se sa qëndrimi i lëkundshëm i politikës italiane. Ndërrimet e herë mbas hershme të politikës italiane kundrejt vendit tonë i kanë sjellë Shqipërisë dëm më shumë ndoshta nga barbarizmat e fqinjëve ballkanase (Por sigurisht [[Italia]] e sotme e ka kuptuar këtë të vërtetë). Pra, me tërheqjen e ushtrive italiane nga Vlora, më 1920, Shqipëria mbetej automatikisht shtet i pavarur. Dhe si i tillë u pranua në gjirin e Lidhjes së Kombeve që në shtator të atij viti. Një vit më vonë, më 9 nëntor 1921, Konferenca e Ambasadorëve në Paris, i hodhi poshtë kërkesat e grekëve mbi Korçën dhe Gjirokastrën dhe Lidhja e Kombeve nisi të vëzhgoi lëvizjet e jugosllavëve.
 
== Kujtime të [[Bajram Haxhiu|Bajram Haxhiu-t]] për [[Kongresi i Lushnjes|Kongresin e Lushnjes]] 21 Janar 1920 ==
[[Skeda:Busti i patriotit Bajram Haxhiu në Lushnje.jpg|parapamje|258x258px|[[Bajram Haxhiu]]]]
Në kohën kur bëheshin përpjekjet për Kongresin e Lushnjes,unë kam qënë anëtar i Komisionit Inisiator për thirrjen e tij.Këtu,në qytetin tonë,kishte një lëvizje të gjerë patriotike.Para se të mblidhej Kongresi,ne hoqem një flamur Italian dhe e dogjëm.Aty pranë nesh u gjend një turmë e madhe njërëzish,kështu që italianët nuk guxuan të merrnin ndonjë veprim.Siç më kujtohet,njeriu që kujdesej më shumë për thirrjen e Kongresit ishte Eshref Frasheri.Unë e njihja edhe me parë,se kishte qënë këtu si inxhinier.Mbasi u vendos të mbidhej Kongresi,na duhej të caktonim edhe godinën ku do të mbahej mbledhja.Për këtë iu drejtuam Kaso Fugës,por ai kishte hall,se mos binte në bela dhe nuk donte.Atëherë u vendos që të thirrej Kongresi,duke menduar se edhe në një kasolle do të mund të mbahej.Aqif Pasha kishte sugjeruar,që ky kongres të mbahej në Elbasan,por qe bërë pengesë Shefqet bej Verlaci,i cili në atë kohe hante e pinte me italianët.Unë isha ngarkuar me detyrën e shpërndarjes se postës në qytetet Elbasan,Peqin,Kavajë dhe Durrës.Taulla Sinani kishte Tiranën dhe anën e Dibrës e të Shkodrës.Nuk më kujtohet kush shkoi në krahinat e jugut.Veç mbaj mend,që ndarja u bë,duke mbajtur parasysh faktin,që të shkonim atje ku kishim të njohur.Në Elbasan mbaja lidhje me Selim Junikun,në Peqin mbaja lidhje me Adem Gjinishin,në Kavajë me Idriz Dizdarin,ndërsa në Durrës me Rexhep Shalën.Rrugët deri në destinacion i bëja me kuaj.Rruga kishte plotë rreziqe,por ne ishim të rinjë në atë kohë dhe i kapërcenim.Pastaj nuk donim t’ia dinim shumë,se benim një punë atdhetare.Ne kohën kur zhvillonte punimet Kongresi kishin ardhur njerëz nga vënde të ndryshme të Shqipërisë.Në Kongres kishte edhe mjaftë lushnjarë.Unë nuk i kujtojë dot të gjithë,por mbaj mend,se kishin ardhur disa përfaqësues edhe nga fshatrat.Gjatë kohës që zhvillonte punimet Kongresi ndihej se Lushnja ishte në festë.Kudo shikoje flamurë kombëtarë.Madje flamurët e vegjël u vareshin në gjoks njerëzve edhe nga fëmijet e shkollës,aty ku ishim ulur në bangat e shkollës.Edhe salla e mbledhjes ishte zbukuruar shumë mirë.E para ishte fytyra e Skëndërbeut dhe,pastaj,e Ismail Qemalit.Në mur qe vendosur një Flamurë Kombëtarë.Në Kongres kishte rregull.Nuk të pranonin po të mos kishe mandatin që të ishte dhënë,apo të mos kishe një letër të lëshuar nga Komisioni Organizator i atij Kongresi.Ne kishim marrë detyrën për sigurimin e Kongresit.Kishin ardhur njerëz të armatosur.Disa prej tyre i kishin sjellë vet delegatët për t’i ruajtur gjatë rrugës,por pati edhe nga ata që i thirrëm ne.Më shumë forca kishin ardhur nga Darsia e Dumreja.Në të njëjtën kohë,kishte shumë edhe nga zona e fushës,por unë nuk jam marrë me forcat.Si përgjegjës për këtë punë ishte caktuar Llazar Bozo nga Kolonja.Mbaj mend që ishte këtu Jonuz Dervishi,Selim e Rami Rredhi nga Karavastaja,Musa Zagarja nga fshati Kocaj i Fier-Sheganit e të tjerë.Nga Skrapari kishte ardhur Riza Cerova dhe një djalë tjetër,që ishte sakat.Tërë kodrat rreth qytetit ishin të mbushura me roje,disa prej tyre vinin edhe në qytet.Italianët i shikonin,por nuk i ndalonin.Më kujtohet,se,kur u mor vesh se Myfti Libohova patardhur me ushtri kundër Kongresit,njerëzit ishin tepër të gatshëm për t’iu kundërvënë.Disa u nisën kundër forcave të tij,por ai nuk e zgjati shumë.Ia mbathi në drejtim të Vlorës.Qeveria që u zgjodh nga Kongresi qëndroi pak ditë në Lushnje,pastaj u përcoll për në Tiranë,që qe caktuar kryeqytet i Shqipërisë.Me të zgjedhurit ne Kongres,drejt kryeqytetit shkuan edhe mjaftë myzeqarë.Sidoqoftë,më të shumtë dhe më të rëndësishmet qenë forcat e organizuara në Peqin,drejtuar nga adhetari Adem Gjinishi.
 
'''(Marrë nga libri “Kujtime e këngë për Luftën Antifashiste Nacionalclirimtare të viteve 1918-1920”,botim i vitit 1970)'''
[[Kategoria:Historia shqiptare]]