Ndryshimi mes inspektimeve të "Azem Shkreli"

245 bytes added ,  2 vjet më parë
paragraf hyres
(Heqje e vandalizmit)
(paragraf hyres)
| webfaqja =
}}
'''Azem Shkrelí''' (1938-1987) ishte një poet e kritik letrar shqiptar. Ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në [[Prishtina|Prishtinë]] dhe themelues e drejtor i [[Kosovafilmi|Kosova Filmit]].
 
== Biografia==
'''Azem Shkrelí''' lindi më [[1938]] në [[Rugova|Rugovë]] të [[Peja|Pejës]]. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në [[Prishtina|Prishtinë]] ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në [[Prishtina|Prishtinë]] dhe themelues e drejtor i [[Kosovafilmi|Kosova Filmit]].
 
Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si [[poeti|poet]], përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "''Zogj dhe gurë''", botuar më [[1997]].